TEST/ Si reagoni në situata kritike?

Është normale, që të gjithë të gjendemi në situata nervozizmi? Po si i përballojmë? Cila është mënyra e duhur për të reaguar me pozivitet në...


Është normale, që të gjithë të gjendemi në situata nervozizmi? Po si i përballojmë? Cila është mënyra e duhur për të reaguar me pozivitet në të tilla raste. Si të kontrollojmë zemërimin. Testi i mëposhtëm na vjen në ndihmë

1. Fqinjët tuaj janë në udhëtim. Dy meshkuj, jo të rëndomtë, nga shtëpia e tyre nxjerrin televizorin e tyre. Ju doni:

 a) Të thërrisni policinë
b) T’i ndiqni e të bërtisni: “Kapini hajdutët!”
c) Do të kishit menduar se mund të jenë ata të servisit të televizorit dhe nuk do të kishit bërë asnjë lloj reagimi. 


2. Jeni duke ngarë makinën dhe krejtësisht papritur shikoni se si vajza e fqinjit tuaj, e nisur për në shkollë, futet në makinën e një të panjohuri. Ç’bëni në këtë rast? 


a) I shënoni targat dhe i telefononi prindërve të saj
b) Do të mendoni se është ndonjë i afërm i saj
c) Do të ndiqni makinën e të panjohurit 


3. Jeni duke dalë nga një supermarket dhe krejtësisht papritur ju ndalon dikush që ju tregon kartelën e punonjësit të sigurimit të supermarketit dhe ju akuzon për vjedhje. Ju:


 a) Do të qani nga halli
b) Do të qeshnit për këtë çmenduri
c) Do të egërsoheshit 


4. Ëndërroni sikur në apartamentin tuaj ka rënë zjarr. Krejtësisht papritur zgjoheni dhe ndieni aromën e tymit. Atëherë do të: 


a) Ngriheni për të pyetur se ç’vjen ajo erë
b) Do të vraponi nëpër korridor për t’i alarmuar bashkëbanuesit
c) Do t’i thoni vetes se “është vetëm një ëndërr e keqe” dhe do ta vazhdonit gjumin 


5. Qëndroni të shtrirë në plazh, kur dëgjoni një fëmijë duke kërkuar ndihmë dhe më pas e shihni se si përpëlitet në valët e ujit. Ju:
a) Do të mendonit se prindërit e tij do të vihen në dijeni dhe do të zgjidhin këtë problem
b) Do të vraponi për të ndihmuar prindërit e tij
c) Do të hidheni vetë në ujë për ta shpëtuar 


6. Jeni vetëm në shtëpi në mbrëmje dhe ju duket se dëgjoni dikë në dhomën tjetër. Ju:


 a) Do të shuani dritën dhe do të fshiheni
b) Do të kërkoni ndihmë nga dritarja
c) Do të rrëmbeni ndonjë send të fortë në dorë dhe do të kontrolloni të gjithë shtëpinë 


7. Jeni duke ecur me makinë natën dhe befas ju plas goma, ju nuk keni një gomë rezervë në makinë. Ju: 


a) Do të dilni dhe do ta vazhdoni rrugën në këmbë
b) Do të ndizni dritat, mbylleni përbrenda dhe do të prisni ndonjë makinë tjetër të kalojë
c) Do të shtriheshit në sediljen e prapme dhe do të binit në gjumë 


8. Rastësisht e hapni letrën e bashkëshortit/es tuaj dhe vëreni se është një letër dashurie, dërguar nga ndonjëri/a që nuk e dinit që ekziston. Ju: 


a) Do të vini në përfundim se është ndonjë lojë pa kripë
b) Të hidhëruar, do të kërkonit ndarje
c) Do të kërkonit bisedë të hapur për këtë problem



Më shumë përgjigje “a”
Është shumë mirë që kur afrohet ndonjë moment krize, të qëllon afër ndonjë person si ju. Ju i vlerësoni gjërat mirë dhe gjithmonë ndërmerrni hapa idealë. Gjithnjë mendoni me kohë dhe e parandieni krizën. Nuk jeni shumë tip impulsiv dhe kjo ju ndihmon që të kaloni pa shumë vështirësi të gjitha situatat e vështira që ju paraqiten.


Më shumë përgjigje “b”
Reagoni jashtëzakonisht shumë shpejt. Në situatat e krizës së pari duhet të mendoni se si duhet të reagoni. Duhet të studioni çdo gjë në mënyrë që të mos pendoheni më pas. Jo gjithçka është bardhezi dhe jo të gjithë njerëzit që ju rrethojnë janë armiq.



Më shumë “c”
Ju jeni një person shumë optimist, i bindur se çdo gjë do të përfundojë sikur ndonjë film me “happy end”. Shpesh bëheni shumë tolerant dhe kur situata ju ikën nga duart dhe është vonë për të reaguar bini në depresion. Detyrojeni veten që të jeni sa më aktiv në situatat e vështira, si dhe të mendoni më tepër për pjesëmarrjen tuaj para se t’ju mbyllen rrugët. 

Related

Test 3253022240797452489

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item