TEST: Çfarë tipi jeni në dashuri?!

Të gjithë kemi një mendim për veten tonë, si jemi në dashuri. Por si na përshkruajnë të tjerët? Para se të bëni këtë pyetje, përgjigjuni me ...


Të gjithë kemi një mendim për veten tonë, si jemi në dashuri. Por si na përshkruajnë të tjerët? Para se të bëni këtë pyetje, përgjigjuni me sinqeritet këtij testi dhe përgjigjen do ta gjeni mjaft lehtë. Veç përgjigjuni me sinqeritet dhe keni për të zbuluar njeriun brenda jush
1. Partneri ju fton për darkë. Atmosfera që ju pëlqeni është:
a) – në shtëpinë e tij.
b) - restorant me specialitete të rralla.
c) - darkë me qirinj e muzikë të lehtë në sfond.

2. Miku juaj ka ditëlindjen. I blini... a) – dhuratën, që do t’ju kujtojë gjithmonë juve.
b) - atë që mendoni se i nevojitet.
c) - dhuratën që besoni se do t’i pëlqejë.

3. Për të parën herë del në takim me personin që ju tërheq. Do të zgjidhni: a) – kinemanë, për ta shijuar një film dashurie apo ndoshta ndonjë dramë.
b) - shëtitje pranë lumit nëpër natë me hënë.
c) – një darkë në restorant ose në disko.

4. Një miku juaj u tregon në mirëbesim se frikësohet po ta braktisë partneri. Ju veproni: a) - i thoni se nëse ndodh kështu, nuk ia vlen një partner i tillë.
b) - i tregoni mënyrat se si mund ta mbajë partnerin dhe e këshilloni që të bisedojë haptas me të.
c) i thoni të mos mërzitet.

5. Për ditëlindjen tuaj, do të zgjidhnit: a) - ambientin e detit dhe një darkë në taracë, nën dritën e hënës dhe yjeve.
b) - atmosferën shtëpiake me disa miq të zgjedhur.
c) - restorantin luksoz me muzikë të këndshme. 


6. Nëse ju me partnerin do të zgjidhni të kaloni një kohë në një ishull të shkretë (vetëm ju të dy). Mendoni se:
a) - krahas natyrës së bukur, nuk do të ishte dhe aq keq ndoshta.
b) - do të ishte ndoshta interesante e romantike.
c) - ndoshta do të ishte e parehatshme dhe madje e rrezikshme një gjë e tillë.

7. Më së shumti adhuroni të shikoni. a) - filmat aksion apo luftarakë
b) - dramat apo komeditë
c) - melodramat apo filmat me tema dashurie.

8. Krevati i ëndrrave tuaja është: a) - plotë me jastëkë të vegjël, të butë me mëndafsh.
b) – i madh dhe i rehatshëm
c) - masiv, i stilit me perde anash

9. Sikur të mundeshit që të udhëtonit nëpër kohë, do të zgjidhnit kohën:
a) - periudhën kur tashmë keni jetuar të lumtur
b) - romantike të kalorësve dhe damave të pallateve.
c) – një të ardhme shumë të bukur.

10. Sikur të ishit stiliste, do të krijonit për femrat: a) - veshje të thjeshta, të përshtatshme dhe sportive.
b) - rroba elegante me material të butë.
c) - rroba të pasura me dekore, shkëlqyese dhe me shumë dantellë.




Prej 10-20 pikë 

Vështirë se dikush do të mund t’ju quajë njeri
romantik. Jeni praktik dhe të kthyer nga realiteti në masë të plotë. Për romantik, thjesht nuk keni shije. Në kohën në të cilën jetoni, gjendeni për mrekulli, pasi mendja e juaj praktike gjen mjaft nxitje në realitetin e përditshëm. Ndonjëherë ankoheni për atë që nuk është më e rehatshme dhe më e përshtatshme, që të mund të keni më pak probleme dhe të jetoni më mirë.

Prej 21-39 pikë 


Nuk jeni shumë romantik, por nuk mund të
thuhet se nuk e keni këtë veti. Ka situata kur ajo paraqitet vetvetiu dhe ju mbeteni të befasuar, me veten tuaj. Në raste speciale kur jeni të lodhur me sentimentalizëm, me ndjenja xhentile dhe të dashuruar, tek ju zgjohet romantizmi i fjetur. Atëherë dini të ëndërroni dhe të kënaqeni në atmosferë të muzikës së qetë dhe të qirinjve, madje dhe të shikoni ndonjë film me më shumë melodrama.

Prej 40-50 pikë 


Jeni romantik i lindur. Jeni nga ata që kënaqen
në atmosferë me qirinj dhe muzikë të qetë, në qiellin përplot yje, pranë valëzimit të detit në natën e spërkatur me rreze të argjendta të hënës. Para së gjithash i besoni dashurisë dhe thjesht kur dashuroheni mbeteni “pezull në ajër”, duke lëvizur në ëndrra romantike, në muzikë dhe aroma që tek ju zgjojnë ndjenja të veçanta, të këndshme. Do t’ju përshtatej koha e kalorësve dhe damave të tyre në pallatet. Por edhe në botën në të cilën jetoni arrini të jeni mjaft romantikë. 

Related

Test 3343982911602508612

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item