7 pjesë të Rusisë që vende të tjera mund t’i pretendojnë

Nëqoftëse Krimea “historikisht” i takon Rusisë, këto rajone të tjera “historikisht” nuk i takojne Ngritja dhe rënia e perandorive, dy luftër...


Nëqoftëse Krimea “historikisht” i takon Rusisë, këto rajone të tjera “historikisht” nuk i takojne
Ngritja dhe rënia e perandorive, dy luftëra botërore dhe kolapsi i Bashkimit Sovjetik nënkuptojnë që harta e Europës është ribërë më shumë herë sesa Presidenti rus Vladimir Putin ka pozuar pa këmishë. Dhe kushdo që pretendon se posedonte territore te caktuar, nëqoftëse do të ishin tërësisht të ndershëm, do të duhej të pranonin se dikush tjetër i posedonte përpara tyre. Kjo ishte logjika e Putinit për aneksimin rus të Krimesë. Dikur ishte e jona. Kështu që gjithmonë ishte, kështu që gjithmonë akoma është.
Mirë po, me të njëjtën monedhë, disa vende të tjera mund të zhvasin pjesë nga Rusia. Vendi më i madh i botës nuk nisi kështu. Ashtu si çdo perandori tjetër, ajo pushtoi, negocioi dhe mori në zotërim territore që tani i quan të vetat.
Disa prej tyre janë fuqimisht të diskutueshme në ditët e sotme, disa janë subjekte marrëveshjesh jo të lehta dhe disa janë vënë shumë kohë më parë nën kontrollin e pasfiduar të Rusisë. Por më poshtë kemi një listë të territoreve më të rëndësishme ruse që vende të tjera, nëqoftëse zgjedhin, mund të pretendojnë që t’i rimarrin.

1. Ishujt Kurile: Pretendohen nga Japonia
Ishujt Kurile qëndrojnë si gur mbështetës midis Japonisë veriore dhe Rusisë juglindore. Rreth një shekulli e gjysmë më parë, Japonia dhe Rusia nënshkruan një traktat që përcaktonte pronësinë japoneze te 4 ishujve më jugorë të tyre dhe pronësinë ruse te gjithçkaje tjetër në veri të tyre. Por pas Luftës së Dytë Botërore, Rusia e pretendoi të gjithë grumbullin e ishujve dhe i deportoi banorët jugorë të tyre në Japoni. As Tokio nuk ka hequr asnjëherë dorë nga pretendimi i saj për këta katër ishuj, të cilat i quan Territore Veriore, as Moska nuk ka pranuar kurrë që t’i kthejë ato. Të dy qeveritë kanë zhvilluar negociata sporadike lidhur me çështjen për më shumë se 60 vjet, megjithëse akoma pa asnjë rezultat. Në fakt, aq e komplikuar është çështja, sa që Japonia dhe Rusia nuk kanë nënshkruar akoma një traktat paqeje që t’i japë fund formalisht Luftës së Dytë Botërore.
2. Ishulli Bolshoi Ussuriysky: Dikur i Kinës
Rusia posedon vetëm gjysmën e këtij ishulli në një lumë midis Kinës verilindore dhe Siberisë lindore, duke ia dorëzuar gjysmën tjetër Kinës në vitin 2008, si pjesë të një marrëveshjeje të nënshkruar katër vjet më parë. Përpara kësaj marrëveshjeje, Rusia pretendonte jo vetëm të gjithë ishullin – i njohur për kinezët si Heixiazi – por edhe një në krah, Ishullin Tarabarov apo Yinong, ashtu si edhe një grusht ishujsh të vegjël. Bashkimi Sovjetik i pushtoi ato në vitin 1929, një lëvizje që Kina e sfidoi si të paligjshme dhe, nga vitet Gjashtëdhjetë e këtej, kërkoi që të zhbehej. Zyrtarët rusë dhe kinesë përshëndetën njëri-tjetrin për arritjen e një kompromisi, megjithëse sigurisht që pati shfryrje nga nacionalistët e secilës anë të kufirit te saporishikuar.
3. 64 fshatrat në lindje të lumit Zeya: Dikur të Kinës
Kjo zonë e thirrur në mënyrë poetike, nganjëherë e permendur si Trans – Zeya, përjetoi mizori për shkak të vendosmërisë së Perandorisë Ruse për ta kontrolluar. E ndodhur në bregun lindor te Lumit Zeya, përballë qytetit rus Blagoveshchensk, pika strategjike ishte fillimisht pjesë e Kinës. Nën kërcënimin e luftës, Perandoria Cing ia leshoi territorin përreth Rusisë në vitin 1858, por 64 Fshatrat mbetën një enklavë nën mbrojtjen e Kinës për më shumë se 40 vjet – deri kur nacionalistët kinezë filluan një kryengritje kundër fuqive të huaja. Kur rebelët shënjestruan anijet ruse në zonë, forcat ruse i hodhën në lumë masivisht fshatarët, duke mbytur me mijëra. Distrikti ka qenën nën autoritetin rus qysh atëhere dhe, megjithëse Pekini e ka pranuar duarshtrengimin, Republika e Kinës në Tajvan nuk e ka njohur kurrë atë. Në ditët e sotme, disa harta të prodhuara në Tajvan vazhdojnë ta tregojnë zonën si territor kinez.
4. Distrikti  Pytalovsky: Dikur i Letonisë
Për shekuj të tërë e pushtuar nga kushdo në Europën kontinentale, Letonia pati një periudhë të vështirë në caktimin e kufijve të saj kur më së fundmi shpalli pavarësinë e saj në fillimin e viteve Njëzetë. Kur e shpalli, mjaft rusë u lanë në anën letoneze të kufirit lindor dhe anasjelltas. Kur Bashkimi Sovjetik aneksoi Letoninë gjatë Luftës së Dytë Botërore, i përdori këto demografi për të transferuar rreth 400 milje katrore të atij që ishte në atë kohë pjesë e Distriktit Abrene të Letonisë në Republikën Socialiste Sovjetike Ruse, me arsyetimin se popullsia e tij ishte kryesisht ruse. Rusia i refuzoi të gjitha kërkesat për ta kthyer atë, edhe pas pavarësisë së Letonisë nga Bashkimi Sovjetik, dhe territori është tani pjesë e Distriktit Pytalovski të Rusisë. Pavarësisht dekadave të mërisë, Letonia e njohu kufirin e rishikuar në një traktat të nënshkruar në vitin 2007.
5. Ivangorod: Dikur i Estonisë
Në vitin 1945, qyteti i Ivangorod u nda nga binjaku i tij, qyteti estonez i Narva, i cili shtrihet përballë tij në anën e kundërt e Lumit Narva. Dikur efektivisht i njëjti rajon administrativ në Estoninë e pavarur, të dy qytetet lidhen tani nga një urë, të cilën ju duhet vizë për ta kaluar. Kur Bashkimi Sovjetik mori Estoninë në Luftën e Dytë Botërore, ai caktoi Lumin Narva si kufirin midis republikës estoneze dhe asaj ruse dhe ky kufi ka qëndruar qysh atëhere, duke i ndarë qytetet binjake. Estonia mëshoi për rivendosjen e kufijve të saj të para vitit 1945 kohë pas u largua nga Bashkimi Sovjetik, siç bënë në të vërtetë banorët e Ivangorodit, të cilët në 2010 bënë një peticion për  t’ju ribashkuar fqinjit estonez më të pasur. Konflikti u zgjidh (të paktën në letër) vetëm muajin e kaluar, kur Moska dhe Talini eventualisht nënshkruan një traktat kufitar që e mban Ivangorodin rus.
6. Karelia: Dikur e Finlandës
Russia e dinte gjithmonë se territori finlandez, në krah të cepit veriperëndimor të saj, do të ishte një gjë e dobishme për t’u pasur. Perandoria Ruse e pushtoi atë dhe e mbajti si një shtet autonom “jastëk”, por miqësor. Në kohën e fillimit të Luftës së Dytë Botërore, Finlanda e kishte arritur pavarësinë, por Bashkimi Sovjetik e dëshironte zonën jastëk të tij edhe një herë. Specifikisht, ai kërkonte territorin kufitar jugor finlandez që qëndron përballë qytetit kyç të Leningradit. Finlanda refuzoi. Sovjetikët e invaduan në dimrin e 1939; finlandezët reaguan; pas 3 muajsh lufte dhe qindra-mijëra të vrarësh, Finlanda ra dakord që të cedonte rreth 10 përqind të territorit total të saj. Shumica e tij ishte në Provincën juglindore të Karjala, ose Karelia, dhe me të qytetin e dytë më të madh të Finlandës, Viipuri (ose siç e riemërtuan rusët, Vyborg). Me ndihmë nga nazistët, Finlanda i rimori për një kohë të shkurtër trojet e humbura të saj, por nga viti 1944 e mbrapa, Bashkimi Sovjetik e rimori kontrollin. Qysh atëhere Finlanda duket se i ka braktisur shpresat e saj për rimarrjen e territorit, megjithëse grupe aktiviste dhe politikanë të rastësishëm lobojnë akoma për rikthimin e Karelias.
7. Kaliningrad: Dikur i Prusisë Lindore (Gjermani)
Kaliningradi është avamposti më i çuditshëm i Rusisë, i palidhur me pjesën tjetër të vendit nëpërmjet tokës apo ndonjë gjëje tjetër përveç historisë së vonshme. I fortifikuar në bregun e Detit Balltik midis Lituanisë së sotme dhe Polonisë, ai ishte për shekuj me radhë një port gjermanishtfolës i quajtur Königsberg, i banuar në kohëra të ndryshme nga gjigantë të tillë të kulturës gjermane si Immanuel Kant, E.T.A. Hoffmann dhe Hannah Arendt. Ju deshën vetëm pak ditë bombarduesve aleatë që ta shkatërronin gjatë Luftës së Dytë Botërore. Trupat sovjetike kapën atë çka mbetej nga Königsbergu në 1945 dhe marrëveshjet e pasluftës e bënë qytetin dhe rrethinat e tij pjesë të Bashkimit Sovjetik. Sovjetikët përzunë menjëherë çdo banor gjerman të mbetur, duke i zëvendësuar ata me emigrantë rusishtfolës dhe e ndryshuan emrin e qytetit në Kaliningrad, në nderim të liderit sovjetik Mikhail Kalinin. Dhe i tillë ka mbetur, akoma më shumë i izoluar qysh nga shembja e Bashkimit Sovjetik dhe pasi të dy fqinjët e tij hynë në Bashkimin Europian. Në vitet e fundit, pjesë të arkitekturës pararuse të qytetit janë rindërtuar, vizitorët gjermanë janë kthyer dhe shpesh përhapet një thashethem se Gjermania mund ta kërkojë ta rimarrë qytetin e humbur të saj në shkëmbim të faljes së borxhit rus. Por deri në ditët e sotme, Kaliningradi mbetet një ishull i Rusisë në një det të Europës.
Përgatiti per bota.al:
ARMIN TIRANA

Related

Shtypi i huaj 6118326519327888343

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item