Pesë skenarët për fatin e Ukrainës (Video)

Si do të përfundojë kriza e Ukrainës, me paqe apo me luftë? Pesë janë për ekspertët skenarët e mundshme të rrjedhës që do të marrin ngjarjet...


Si do të përfundojë kriza e Ukrainës, me paqe apo me luftë? Pesë janë për ekspertët skenarët e mundshme të rrjedhës që do të marrin ngjarjet në rajonet e trazuara lindore të vendit.

Qeverisë së re në Kiev po i shterojnë alternativat e rivendosjes se kontrollit zonat lindore dhe ruajtjes se integritetit territorial. Godinat qeveritare dhe rajonet e policisë janë në duart e separatistëve. Përgjigja e Kievit ndaj kësaj mësymjeje ka qenë e paqëndrueshme dhe shumë hezituese. Çfarë mund të ndodhë më tej?
1. Hipoteza e parë është ajo e shembjes së paqes
Marrëveshja e Gjenevës ofroi atë që Barack Obama do ta cilësonte "një grimcë shprese".
John Kerry megjithatë u tregua i kujdesshëm në pohime pas negociatave: "Askush nga ne nuk doli nga kjo sallë me bindjen e plotë se kryem punë, duke qenë se gjithçka është vetëm në letër".
Detyra e implementimit të paktit iu ngarkua OSBE-së që ka dërguar 100 vëzhgues në rajon. Por, ata nuk zotërojnë fuqi zbatuese dhe për më tepër, kanë vështirësi të hyjnë në zonat e kontrolluara nga pro-rusët. Pushtuesit nuk e konsiderojnë veten si të jashtëligjshëm; mendojnë se janë në të drejtën e tyre. Arseny Yancenyuk u ofroi rajoneve të rebeluara autonomi më të madhe, por Rusia kërkon më shumë se kaq: ajo do garanci se Ukraina nuk do t`i bashkohet NATO-s dhe pretendon zgjedhje të drejtpërdrejta në këto zona për legjislativin dhe ekzekutivin. Njëri prej shteteve më të centralizuara të botës, kërkon decentralizim të thellë në derën ngjitur.
2.Qeveria ukrainase rimerr kontrollin e lindjes
Nga sa kemi parë javët e fundit, pak gjasa ka që kjo të ndodhë. Grupet pro-ruse kanë nën kontroll zyrat qeveritare nga Sloviansku në veri e deri në Mariupol, në detin Azov. në shumicën e rasteve, udhëhiqen nga "persona me uniforma të gjelbra" dhe janë sot praktikisht ata që kontrollojnë rajonet e Donyetckut dhe Luhanskut.
3. Lufte civile
Vladimir Putin e tha se Ukraina është në prag të luftës civile, por në fakt, nuk duket ashtu. Protestuesit pro-rus janë më tepër me dhjetëra, sesa me qindra dhe ka shumë pak ndjenja pro-Kievit në afishim. Nuk ka pasur as tubime masive të përkrahësve të Ukrainës e as përleshje nëpër rrugë. Duket qartë se janë të shumtë ata që preferojnë te mos përzihen. Shumica e popullsisë vazhdon jetën si normalisht, të shqetësuar më tepër për gjendjen e ekonomisë dhe zhvlerësimin e hrivnes.
4. Një pushtim i Rusisë
Si Putin, ashtu dhe ministri i tij i Jashtëm, Sergei Lavrov e kanë përsëritur vazhdimisht se Rusia nuk ka në plan të pushtojë apo aneksojë lindjen e Ukrainës, edhe pse në afërsi të kufirit janë të dislokuara 40.000 trupa të Moskës. Interesat e Rusisë për çdo rast janë të mbrojtur nga "njerëzit me jeshile", që po ia shkulin Kievit autoritetin mbi rajonet lindore. Por, nëse Qeveria ukrainase përpiqet të rivendose kontrollin me forcë, duke shtuar viktimat në radhët e protestuesve pro-rusë, atëherë Moska mund të ndryshojë qëndrim, sepse vazhdimisht ka premtuar të ndërhyjë nëse sulmohen bashkëkombasit rusë në Ukrainë.
5. Vazhdimi i status quo-s të rrëmujshme
Për shumë analistë, kjo është pikërisht ajo që mund të ndodhë; një vazhdimësi e ngërçit mes grupeve pro-Kievit dhe atyre pro-Moskës në lindje. Por vetë separatistët nuk duket të kenë aftësi qeverisëse. Shumë prej personave të maskuar në Donyetck janë adoleshentë, thotë CNN. Asnjë lider politik nuk ka dalë deri më tani në skenë si figura me të cilin Qeveria e Kievit apo OSBE-ja mund të negociojë për situatën /TCH/

Related

Boko Haram: Internacionalja e horrorit

Askush nuk beson që grupi terrorist Boko Haram, që ka rrëmbyer më shumë se 200 studente në shkollën e Chibokut për t’i shitur në treg si skllave, mund të përmbysë Nigerinë, as edhe që ka ambicie që sh...

Lideri i ri si Tom Cruise

Përderisa lideri i ri inspektonte aeroplanin, bashkëpunëtorët e tij të ngushtë edhe kësaj radhe shënonin çdo fjalë që dilte nga goja e tijLideri i ri koreanoverior Kim Jong Un inspektoi aeroplanët e A...

Shpërthen zemërimi ndaj Erdoganit pas tragjedisë në minierë (VIDEO)

Pas tragjedisë në minierën e qymyrit në qytetin Soma ku humbën jetën 274 minatorë, ka shpërthyer zemërimi ndaj qeverisë së Erdoganit.Gjatë vizitës së Erdoganit në minierë, qytetarët kanë hedhur akuza ...

Follow Us

Hot in weekRecentComments

Hot in week

Recent

Historia e vërtetë e zbulimit të Mesharit

Në këtë shkrim përvijohet historia e zbulimit të veprës së Buzukut së bashku me përpjekjet e kryera nga arbëreshët e Sicilisë për të nxjerrë në dritë një botim kritik të tekstit të Mesharit. Isht...

FOTOT/ Dhe mbretëresha është Alessandra Ambrosio

Ajo është një nga engjëjt e “Victoria’s Secret”.Por në mbrëmjen e të enjtes në Kanë, në galanë kundër AIDS, Alessandra Ambrosio nuk kishte asgjë engjëllore.Ajo ishte një nga femrat më të bukura, ndërs...

Bëhuni gati për një verë tepër të nxehtë!

Parashikimet tregojnë se prilli ishte muaji më i nxehtë i regjistruar, por “El Nino” do të ketë më pak uraganeMuaji prill ishte muaji i parë më i nxehtë, i regjistruar ndonjëherë, kanë treguar parashi...

Tragjedi në Kurbin, nëna vret të bijën me automatik, më pas veten

Një ngjarje tragjikë është shënuar në qytetin e Kurbinit, pasi nëna ka vrarë vajzën e saj dhe më pas veten. Ngjarja e rëndë është shënuar vetëm pak momente më parë në komunën Fushë–Kuqe, ku Mimoz...

TURQI – Dy të vdekur pas konfrontimeve në Stamboll mes policisë dhe protestuesve

 I dyti protestues vdiq sot pas plagëve të marra në konfrontimet e dhunshme të ditës së djeshme mes policisë dhe manifestuesve në një lagje të njohur të Stambollit, njoftoi për median guvernatori...

Comments

Ulio:

This comment has been hidden from the blog.

rudi:

This comment has been hidden from the blog.

Philip:

This comment has been hidden from the blog.

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item