Vëllazëria Myslimane paralajmëron rrëzimin e qeverisë në Egjipt

Lideri i lëvizjes Vëllazëria Myslimane në Egjipt, Mohhammed Badie, ka paralajmëruar se dënimet masive me vdekje kundër anëtarëve të kësaj lë...


Lideri i lëvizjes Vëllazëria Myslimane në Egjipt, Mohhammed Badie, ka paralajmëruar se dënimet masive me vdekje kundër anëtarëve të kësaj lëvizje, mund të çojnë në rrëzimin e qeverisë së Egjiptit.

Mohhammed Badie, tha sot se vendimi i gjykatës “është gozhda e fundit në arkivolin e kompetencave të qeverisë”.
Badie, i cili është në mesin e 683 të dënuarve me vdekje një ditë më parë në Egjipt, tha se qeveria e këtij vendi, është në prag të kolapsit.
Vendimet e gjykatës në Egjipt, kanë zgjuar reagime në nivel global.
Qeveria amerikane tha se vendimi është në kundërshtim me standardet themelore të drejtësisë ndërkombëtare.
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, është shprehur se është i alarmuar nga dënimet masive me vdekje, dhe ka paralajmëruar se dënimet e tilla mund ta destabilizojnë rajonin.
Ministria e jashtme e Iranit paralajmëroi në anën tjetër, se aktgjykimet e tilla, mund të kenë pasoja të mëdha politike dhe sociale.

Related

Botë 3227150524953009727

Follow Us

Hot in weekRecentComments

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item