Spanja, në kërkim të eshtrave të shkrimtarit Servantes

Ekspertët mjekoligjorë në Spanjë kanë zbuluar planet për të kërkuar eshtrat e autorit të shekullit të 15 në një manastir të Madridit. Radar ...


Ekspertët mjekoligjorë në Spanjë kanë zbuluar planet për të kërkuar eshtrat e autorit të shekullit të 15 në një manastir të Madridit.
Radar që kap pamje nga nëntoka do të përdoret për përpjekje për të lokalizuar mbetjet e autorit të njohur të Don Kishotit. Ekspertët thonë se puna e skanimit, ekzaminimit dhe analizimit të çdo zbulimi do të kërkojë punë disamujore.
Servantes, i cili ka vdekur në varfëri në vitin 1616, konsiderohet si një prej figurave më të rëndësishme të letërsisë spanjolle. Ai është kurorëzuar babai i letërsisë moderne për librin Don Kishoti i Mançës, që është një nga librat më të lexuar dhe më të përkthyer në planet. Kërkimet për mbetjet e Servantesit do të fillojnë të hënën në Manastirin e Trinitarianëve në Madrid. Sipas të dhënave, ai ka vdekur më 22 prill 1616 dhe thuhet se është varrosur në manastirin e kishës një ditë më vonë. Vendndodhja e saktë e varrit të tij nuk dihet. Kostoja e llogaritur e këtij operacioni është 100 mijë euro.

Related

Kultura 2349712766758844975

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item