Një shqiptar në Kombëtaren e Iranit ?!
Jemi mësuar tashmë të shohim shumë lojtarë me origjinë shqiptare që për arsye të ndryshme kanë zgjedhur të luajnë për disa kombëtare europia...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/04/nje-shqiptar-ne-kombetaren-e-iranit.html
Jemi mësuar tashmë të shohim shumë lojtarë me origjinë shqiptare që për arsye të ndryshme kanë zgjedhur të luajnë për disa kombëtare europiane. Zvicra, Suedia, Norvegjia, Greqia, Gjermania apo Finlanda janë disa prej ekipeve përfaqësuese ku ka të paktën një lojtarë apo në ndonjë rast tjetër pothuajse gjysma e skuadrës ka kombësi shqiptare. Por një rast i veçantë vjen kësaj here nga Azia dhe protagonist është lojtari shkodran Xhevahir Sukaj. Sukaj luan në Iran me skuadrën Sepahan dhe paraqitjet e tij të mira me këtë skuadër, e kanë shtyrë Federatën Iraniane të Fotbollit të thërras lojtarin shqiptarë për tu bërë pjesë e ekipit kombëtar të Iranit. Por situata nuk është e qartë nëse 26 vjeçari shkodran mund të luaj për Iranin, pasi ai është grumbulluar një herë me kombëtaren shqiptare në vitin 2008 në ndeshjen kundër Azerbajxhanit, në kohën kur skuadra drejtohej nga tranjeri hollandez Arie Haan. Sukaj gjithashtu ka zhvilluar 15 ndeshje dhe ka shënuar 5 gola me ekipin U21 të Shqipërisë në periudhën 2005-2009. Gjithsesi, sulmuesi i Sepahan mund ta marrë në konsideratë ofertën pasi ai nuk parashikohet të jetë në planet e tranjerit De Biassi.