Sytë e vdekur bëjnë të shohin sytë e gjallë !!!
Qelizat e marra nga sytë e donatorëve të vdekur mund të jenë në gjendje t’ua rikthejnë shikimin njerëzve të verbër, thonë kërkuesit. Testet ...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/04/syte-e-vdekur-bejne-te-shohin-syte-e.html
Qelizat e marra nga sytë e donatorëve të vdekur mund të jenë në gjendje t’ua rikthejnë shikimin njerëzve të verbër, thonë kërkuesit. Testet në minj, siç raporton Stem Cells Translational Medicine, kanë treguar se qelizat njerëzore mund të rikthejnë shikimin te minjtë krejtësisht te verbuar.
Ekipi i studiuesve nga University College London ka thënë se nëse rezultatet e njëjta arrihen edhe te njerëzit e verbuar, kjo do të shtonte cilësinë e jetës së tyre, por nuk do t’u siguronte shikim aq të qartë sa për të lexuar. Sipas autorëve të studimit, kërkimet në njerëz pritet të fillojnë brenda tre vitesh. /ATSH