Test: Di ta shijosh jetën?

Kemi më shumë para dhe kohë se asnjëherë. Kushtet për të shijuar jetën në maksimum janë të gjitha. Megjithatë numri i personave depresiv sa ...


Kemi më shumë para dhe kohë se asnjëherë. Kushtet për të shijuar jetën në maksimum janë të gjitha. Megjithatë numri i personave depresiv sa vjen edhe rritet. Ritmi i jetës së sotme është konsumimi i gjërave më të rëndësishme. Megjithatë tani ndaloni një moment. Është koha të qetësoheni dhe të mësoni të shijoni jetën. Kuptohet përmes këtij testi sa je i zoti ta shijosh. 

1 - E shtunë më në fund një ditë pushimi. Sapo zgjohesh;
a - Zbret menjëherë nga shtrati se ke shumë gjëra për të bërë. Duhet të blesh një palë pantallona të reja, duhet të shkosh në suupermarket, duhet të pastrosh shtëpinë...
b - Shtriqesh në krevat dhe nis e fle sërish 

2 - Kur kthehesh në mbrëmje në shtëpi pasi ke punuar gjithë ditën a - Drejtohesh nga frigoriferi për të nxjerrë dufin
b- Ndez televizorin dhe vendos një film, që sapo e ke blerë. Bën një banjo të gjatë. Me një fjalë relaksohesh. 

3 - Kur ha?
a - E kontrollon mjaft mirë ushqimin. Rrallë të ndodh të hash gjëra të kota
b - Të ndodh shpesh që e kalon masën e të ngrënit dhe pastaj bëhesh pishman. 

4 - Një pushim në një vend të ngrohtë, me kulturë, diell, det, restorante piktoreskë. Ty? a - Të mjafton për t’i parë pa bërë asnjë veprim
b - Vishesh me të shkurtra dhe kanatiere, dhe nis e i viziton të gjitha këto gjëra të mrekullueshme duke përdorur për guidë vetëm instiktin tënd. 

5 - Sapo prek dyshekun e krevatit; a - Të zë gjumi menjëherë
b - Nis e mendon. Mendon e mendon, dhe problemet më të vogla zmadhohen pa fund. 

6 - Hap dritaren në mëngjes dhe sheh që po bie shi a - Armatosesh me ombrellë, dhe kur del jashtë shijon aromën e shiut. Zhurma e ujit, që bie, zhurma e këmbëve të tua në pellgje...
b - Alarmohesh përnjëherë dhe mendon, që këpucët që kishe menduar të veshësh sot nuk mund t’i veshësh spese sapoi ke blerë. 

7 - Kur pi nj cigare apo pi një shishe me verë: a – E bën këtë veprim ngadalë, për të shijuar shijen e cigares ose të verës
b - E bën shpejt e shpejt. Mbi të gjitha të duhet vetëm për t’u qetësuar, për të harruar për një minutë problemet e tua.


Më shumë A 

Pozitive 

Je gati për të marrë më të mirën nga jeta. Pozitive është se ti i përdor sytë e tu, hundën, veshët. Vë re të gjitha gjërat e bukura të jetës dhe je e zonja për të vlerësuar edhe një moment të vogël por të këndshëm të jetës. Lëri gjerat të rrjedhin vetë dhe shijoje plotësisht jetën, që siç thonë është një gjë e mrekullueshme.

Më shumë B 

Çlodhu 

Ke nevojë të çlodhesh dhe të rinisësh gjithçka si të ishte një jetë e re. Puna e tepërt të ka penguar për të shijuar bukuritë e kësaj jete. Largohu nga objektivi në të cilin ke kohë, që je pozicionuar. Përpiqu të lirohesh-edhe sikur qoftë të ikësh vetëm për pak kohë-për të parë se çfarë të rrethon dhe për ta shijuar atë. Hape dritaren dhe merr frymë thellë, shih planetin tënd, që lulëzon dhe kujtohu se jeta është e bukur. Shijoje deri ën fund sepse jeta jetohet vetëm një herë.

Related

Test 8237998314330774534

Follow Us

Hot in weekRecentComments

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item