Test- Si vishesh?

E ke analizuar ndonjëherë mënyrën sesi vishesh? Je e bindur se je ti që e zgjedh vetë mënyrën tënde të veshjes, dhe jo ambienti në të cilin ...

E ke analizuar ndonjëherë mënyrën sesi vishesh? Je e bindur se je ti që e zgjedh vetë mënyrën tënde të veshjes, dhe jo ambienti në të cilin ti jeton dhe lëviz. Zbuloje bashkë me ne, cila është mënyra jote e vërtetë e të veshurit, cili lloj stili është më i përshtatshmi për ty dhe të bën unike dhe jo imituese?

1 – Një tatuazh në flokë për të qenë ndryshe a - varet nëse më shkon – 2 pikë
b - do të prishte personalitetin tënd – 5 pikë 


2 - Kur të vjen dëshira për të blerë një palë sandale a – nuk të intereson nëse ke me çfarë t’i kombinosh, mjafton të të pëlqejnë – 4 pikë
b - kërkon ngjyrën dhe linjën, që shkon mirë me veshjet, që gjenden në gardërobën tënde - 3 pikë 


3 – Ke nevojë për një fustan të ri për martesën e mikes tënde të ngushtë a - kërkon veshje, që janë të përshtatshme për ceremoninë – 1 pikë
b - zgjedh sipas gustos tënde dhe tendencat e fundit të modës. Nuk bëhesh merak se do shkosh në një ceremoni apo në punë, për ty është njësoj. Stili yt mbetet gjithmonë i njëjti – 5 pikë 


4 – Xhinset janë pantallonat, që të rrinë më mirë? a – jo dhe mezi po pres të ikin nga moda dhe të mos i vesh më – 2 pikë
b – janë të vetmet me të cilat ndihem rehat dhe madje kam shumë – 3 pikë 


5 – Cilat janë ngjyrat, që janë në modë këtë vit? a– e zezë komplet, dhe me aksesorë plot ngjyra – 2 pikë
b - nuk e di, sepse gjithmonë përpiqem të vishem me ato ngjyra, që më rrinë m mirë – 5 pikë 


6 – Flokët e shkurtër sipas teje tregojnë
a – mungesë feminiliteti – 3 pikë
b – një mënyrë të thëni; shikoni pamjen time, jo atë që na rrethon – 5 pikë 


7 – Në ditën e parë të punës në zyrë, si vishesh? a – varet si jam atë ditë, është shi apo diell, është nxehtë apo ftohtë. Domethënë nuk e di – 5 pikë
b - zakonisht ke një look preciz, që shpreh personalitetin tënd – 1 pikë 


8 – Do të doje që të ishe dëshmitare e ndonjë stilisti për të të veshur sipas shijeve të tij? a - do të ishte ëndërr e çdo vajze – 3 pikë
b- herët ose vonë do të isha e detyruar të zgjidhja veshjet sipas shijeve të një stilisti – 5 pikë




Mbi 20 pikë
Gjëja pozitive e mënyrës tënde të të veshurit është se ti i beson tërësisht ndryshimeve dhe risive, që sjell moda dhe për këtë arsye për ty është më e lehtë të vishesh. Për të blerë një veshje të re di mirë të zgjedhësh propozime të koleksioneve të fundit. Por telashet vijnë kur moda e momentit nuk bën për ty; bën çmos të veshësh çdo gjë dhe shpesh nuk rezulton tek të veshurit më mirë. Shiko që të mos ndikohesh shumë nga sugjerimet e të tjerëve. 


25 pikë deri në 35 pikë
Të pëlqen të lexosh revistat, që flasin për propozimet e veshjeve nga stina në stinë. Por pastaj je vetë ti ajo që zgjedh atë që të pëlqen ty. Dhe je e bindur vetëm për ngjyrat dhe për linjat, të cilat të shkojnë. Herë pas here bën ndonjë çmenduri dhe shpenzon në shifra të mëdha për një veshje vërtet trendy, që mund të jetë një çantë ose një palë sandale. Por shpesh pendohesh menjëherë pas këtij veprimi. 


Mbi 35 pikë
Kur vjen ti, të tjerave u bie të fiktë. Di të zgjedhësh dhe vishesh si asnjë tjetër. Dhe bën gjithçka që veshja jote të jetë e përshtatshme me fytyrën dhe linjat e trupit tënd. Nuk të tërheqin aspak stilistët. Nëse moda e momentit propozon diçka që ty nuk të pëlqen aspak, nuk e blen madje as sikur të jetë edhe me çmim të ulët. Ke personalitet për të shitur dhe kur ti ecën të gjithë e vënë re. 

Related

Test 2381616942179403209

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item