Një letër e shkruar në bord të Titanikut shitet 144 mijë euro

LONDRËR, 26 prill /ATSH-AFP/ – Një letër e shkruar në bord të anijes Titanik ditën që u fundos, e vetmja e këtij lloi në ditët tona, u vlerë...


LONDRËR, 26 prill /ATSH-AFP/ – Një letër e shkruar në bord të anijes Titanik ditën që u fundos, e vetmja e këtij lloi në ditët tona, u vlerësua sot 119 mijë sterlina (144 mijë euro), gjatë një ankandi të zhvilluar në Britani, njoftuan organizatorët.
E blerë 20 vite më parë nga një koleksionist, letra bashkë me zarfin e saj ishte deri në atë kohë nën pronësinë e kompanisë Henry Aldridge & Son.
“Rëndësia e kësaj letre është shumë e madhe. Me sa ne dimë, është e vetmja që është shkruar në këtë ditë fatkeqe”, theksoi Andrew Aldridge, që merret me reliket e Titanikut në kompaninë Henry Aldridge & Son.
E shkruar nga Esther Hart, e mbijetuar e Titanikut, letra nuk është dërguar kurrë. Britanikja duhej t’ia dërgonte së ëmës pas kthimit të varkës në Southampton, në jug të Anglisë, në prill 1912.
Letra u shkruajt mbrëmjen e së dielës më 14 prill 1912, pak çaste para se Titaniku të përplasej me ajsbergun. Burri i Esther Hart, Benjamin, figuron mes 1 500 të zhdukurve.
Esther Hart dhe vajza e saj Eva arritën të shpëtonin. Në moshën shtatë vjeçare në çastin e ngjarjeve, Eva Hart, që vdiq në vitin 1992, deri në atë kohë ishte një e mbijetuar e anijes së famshme.
Në letrën e saj, Esther Hart tregon se ishte e sëmurë. Ajo tregon gjithashtu se bashkë me vajzën e saj duhej të këndonte të nesërmen në mbrëmje në një nga skenat e Titanikut.

Disa vite më vonë, Eva Hart u kujtua që e ëma e saj kishte marrë letrën nga xhepi i palltos së babait të saj pas shpëtimit.

Related

Soft News 988368660467857172

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item