Raport special: Si SHBA-ja e përkeqësoi problemin Putin
Pesëmbëdhjetë vjet marrëdhënie SHBA-Rusi filluan shumë mirë dhe mbaruan shumë keq… Ekspertët thonë se problemi ishte mungesa e konsideratës ...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/04/raport-special-si-shba-ja-e-perkeqesoi.html
Pesëmbëdhjetë vjet marrëdhënie SHBA-Rusi filluan shumë mirë dhe mbaruan shumë keq… Ekspertët thonë se problemi ishte mungesa e konsideratës amerikane për Moskën, gjë që u pasua shpesh me reagim të tepruar të Putinit
DAVID ROHDE dhe ARSHAD MOHAMMED, “Reuters”
Në shtator 2001, ndërsa SHBA-ja merrte veten nga sulmet terroriste kundër Qendrës Botërore të Tregtisë dhe Pentagonit, Vladimir Putin mbështeti pushtimin e Afganistanit nga Uashingtoni në mënyra që do të qenë të paimagjinueshme gjatë kohës së Luftës së Ftohtë.
Në shtator 2001, ndërsa SHBA-ja merrte veten nga sulmet terroriste kundër Qendrës Botërore të Tregtisë dhe Pentagonit, Vladimir Putin mbështeti pushtimin e Afganistanit nga Uashingtoni në mënyra që do të qenë të paimagjinueshme gjatë kohës së Luftës së Ftohtë.
Ai ra dakord që avionët amerikanë, që mbartnin ndihma humanitare, të fluturonin përmes hapësirës ajrore të Rusisë. Ai tha se ushtria amerikane mund të përdorë baza ajrore në ish-Republikat Sovjetike në Azinë Qendrore. Dhe ai urdhëroi gjeneralët e tij të informojnë homologët amerikanë mbi pushtimin e shkuar keq të Afganistanit prej tyre në vitet 1980.
Gjatë vizitës së Putinit te Presidenti Xhorxh Bush (George W. Bush) në fermën e këtij të fundit në Teksas, udhëheqësi amerikan, duke folur para një shkolle të mesme, e shpalli homologun rus “një udhëheqës të stilit të ri, një reformator, një burrë që do të bëjë dallim të madh në krijimin e një bote më paqësore, duke punuar ngushtë me Shtetet e Bashkuara.”
Për një çast, dukej se mosbesimi dhe antipatia e Luftës së Ftohtë po zhdukej.
Pastaj, vetëm pak javë më vonë, Bush njoftoi se Shtetet e Bashkuara po tërhiqeshin nga Traktati i Raketave Antibalistike, në mënyrë që të ndërtonin një sistem në Europën Lindore për të mbrojtur aleatët e NATO-s dhe bazat ushtarake amerikane nga sulmet raketore të Iranit. Në një fjalim televiziv para kombit, Putin paralajmëroi se lëvizja do të minojë përpjekjet për kontrollin e armëve dhe mospërhapjen e armëve në botë.
“Ky hap nuk ka ardhur si surprizë për ne”, tha Putin. “Por ne besojmë se ky vendim është i gabuar.” Kjo sekuencë ngjarjesh në marrëdhëniet e hershme të Uashingtonit me Putinin reflekton dinamikën që ka vijuar të ekzistojë përgjatë 14 viteve që pasuan, si dhe krizën aktuale në Ukrainë: veprimet e SHBA-së, disa të qëllimshme dhe disa jo, kanë shkaktuar reagim të tepruar nga Putini i zemëruar.
Ndërsa Rusia përqendron dhjetëra mijë trupa përgjatë kufirit mes Rusisë dhe Ukrainës, Putini po parandalon atë që Kremlini thotë se është një komplot amerikan për ta rrethuar Rusinë me fqinj armiqësorë. Ekspertët thonë se ai po promovon gjithashtu “putinizmin” – një formë konservatore ultranacionaliste të kapitalizmit shtetëror – si alternativë botërore për demokracinë perëndimore.
Nuk i kushtuan vëmendje?
Kjo është gjithashtu një dinamikë që disa zyrtarë aktualë dhe të shkuar të SHBA-së thonë se reflekton dështimin amerikan për të njohur faktin se ndërsa Bashkimi Sovjetik nuk është më si armik ideologjik, Rusia ka mbetur një fuqi e madhe që kërkon të njëjtin nivel të vëmendjes në politikën e jashtme si Kina dhe kombe të tjera të mëdha – një marrëdhënie që nuk nënkupton që të jetë thjesht mjet për palën tjetër, por qëllim në vetvete.
Kjo është gjithashtu një dinamikë që disa zyrtarë aktualë dhe të shkuar të SHBA-së thonë se reflekton dështimin amerikan për të njohur faktin se ndërsa Bashkimi Sovjetik nuk është më si armik ideologjik, Rusia ka mbetur një fuqi e madhe që kërkon të njëjtin nivel të vëmendjes në politikën e jashtme si Kina dhe kombe të tjera të mëdha – një marrëdhënie që nuk nënkupton që të jetë thjesht mjet për palën tjetër, por qëllim në vetvete.
“Unë thjesht nuk mendoj se ne po i kushtonim vëmendjen e duhur”, thotë Xhejms Kollins (James F. Collins), i cili shërbeu si ambasador amerikan në Moskë vonë në vitet 1990. Marrëdhëniet dypalëshe “nuk shiheshin si gjë e rëndësishme”.
Putini nuk u tregua kurrë një partner i lehtë. Ai është një nacionalist rus me tendenca autoritare, i cili, si paraardhësit e tij rusë përgjatë shekujve, ka mosbesim të thellë ndaj Perëndimit, sipas zyrtarëve të lartë amerikanë të sotëm. Shumica e të menduarit të tij për botën u krijua gjatë kohës që ai ishte oficer i KGB-së në vitet e muzgut të Luftës së Ftohtë dhe si një zyrtar i qeverisë në Rusinë kaotike postsovjetike të viteve 1990, kohë kur Putini dhe shumë rusë të tjerë e shohin si një periudhë kur Shtetet e Bashkuara, në mënyrë të përsëritur përfituan nga dobësitë e Rusisë.
Që kur u bë President i Rusisë në vitin 2000, Putini e ka bërë rivendosjen e fuqisë së Rusisë – dhe zonës tradicionale të ndikimit të saj – objektivin kryesor të vetin. Ai ka çimentuar gjithashtu kontrollin e vet mbi pushtetin, sistematikisht ka shtypur pakënaqësinë dhe përdori furnizimet energjetike të Rusisë si një shkop dhune kundër fqinjëve të vet. Ndihmuar nga çmimet e larta të naftës dhe vetoja e Rusisë në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Putini e ka perfeksionuar artin e gozhdimit të presidentëve amerikanë, me raste duke penguar politikat amerikane.
Zyrtarët nga administratat e presidentëve Bush dhe Barak Obama, thanë se ata fillimisht mbivlerësuan fushat me potencial bashkëpunimi me Putinin. Pastaj, përmes kombinimit të vetëbesimit, mungesës së vëmendjes dhe me raste, ngathtësisë, Uashingtoni kontribuoi për një situatë të thellë negative në marrëdhëniet me Moskën.
Kauzë e përbashkët
Atmosfera shoqërore mes Bushit dhe Putinit pas sulmeve të vitit 2001, u përkeqësua në një problem kyç: marrëdhëniet e Rusisë me fqinjët e vet. Në nëntor 2002, Bushi mbështeti ftesën për anëtarësim në NATO për shtatë kombe – përfshirë ish-Republikat Sovjetike, Estoni, Letoni dhe Lituani – dhe kështu filluan bisedimet për anëtarësimin në aleancën e perëndimorëve. Në vitin 2004, me Bushin si forcë udhëheqëse, shtatë vendet e Europës Lindore hynë në NATO.
Atmosfera shoqërore mes Bushit dhe Putinit pas sulmeve të vitit 2001, u përkeqësua në një problem kyç: marrëdhëniet e Rusisë me fqinjët e vet. Në nëntor 2002, Bushi mbështeti ftesën për anëtarësim në NATO për shtatë kombe – përfshirë ish-Republikat Sovjetike, Estoni, Letoni dhe Lituani – dhe kështu filluan bisedimet për anëtarësimin në aleancën e perëndimorëve. Në vitin 2004, me Bushin si forcë udhëheqëse, shtatë vendet e Europës Lindore hynë në NATO.
Putini dhe zyrtarë të tjerë Rusë pyetën se pse NATO vijon të rritet kur armiku që ajo kishte për synim të luftonte kur u krijua, Bashkimi Sovjetik, pushoi së ekzistuari. Dhe ata kërkuan se për çfarë mund të shërbejë zgjerimi i NATO-s në rastin e rreziqeve të reja si terrorizmi dhe përhapja e armëve të shkatërrimit në masë.
“Ky zgjerim thjesht mekanik nuk na lejon ne të përballemi me kërcënimet aktuale”, tha Putini, “dhe nuk mund të na lejojë ne të parandalojmë gjëra të tilla, si sulmet terroriste në Madrid apo rivendosja e stabilitetit në Afganistan.”
Thomas E. Graham, i cili shërbeu si drejtor i lartë i Bushit për Rusinë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, tha se përpjekje më të mëdha do të duheshin bërë për të krijuar një strukturë të re postsovjetike të sigurisë për të zëvendësuar NATO-n dhe se kjo strukturë duhej të përfshinte Rusinë.
“Ajo që duhej të synonin me – dhe ajo çfarë duhet të synojmë tani e tutje”, tha Graham, “është një strukturë sigurie që bazohet në tri shtylla: Shtetet e Bashkuara, një Europë pak a shumë e bashkuar dhe Rusia.”
Graham tha se përpjekjet e vogla, por në rritje për të testuar qëllimet e Rusisë në fillim të viteve 2000 me rastin e Afganistanit, për shembull, do të ishte një mënyrë me rrezik të ulët për të matur sinqeritetin e Putinit. “Ne kurrë nuk e testuam Putinin”, tha Graham. “Politika jonë nuk e testoi kurrë Putinin për të parë nëse ai me të vërtetë ishte i angazhuar në një lloj të ndryshëm marrëdhënieje.”
Por zëvendëspresidenti Dik Çenej, (Dick Cheney), senatori Xhon Mekkein (John McCain) dhe konservatorë të tjerë, si dhe demokratë jashtë radhe, ruajtën dyshimet e tyre ndaj Rusisë dhe nxitën zgjerimin e NATO-s. Ata argumentuan se Moskës nuk duhet t’i jepet e drejta e vetos mbi çështjen se cilat kombe mund të bashkohen në aleancë dhe se asnjë president amerikan nuk duhet të refuzojë kërkesat e kombeve të Europës Lindore për t’i shpëtuar dominimit rus.
Demokracia në kohën tonë
Një mosmarrëveshje tjetër thelbësore mes Bushit dhe Putinit lidhej me demokracinë. Ajo që Bushi dhe zyrtarët e tjerë amerikanë e shihnin si përhapje të demokracisë në ish-Bllokun Sovjetik, Putini e pa si një ndryshim regjimi proamerikan.
Një mosmarrëveshje tjetër thelbësore mes Bushit dhe Putinit lidhej me demokracinë. Ajo që Bushi dhe zyrtarët e tjerë amerikanë e shihnin si përhapje të demokracisë në ish-Bllokun Sovjetik, Putini e pa si një ndryshim regjimi proamerikan.
Pushtimi i Irakut nga SHBA-ja në vitin 2003, pa autorizim nga OKB-ja dhe me kundërshtimet e prera të Francës, Gjermanisë dhe Rusisë, ishte një pikë kthese për Putinin. Ai tha se lufta e bëri qesharake pretendimin e amerikanëve për promovimin e demokracisë jashtë vendit dhe atë të ruajtjes së ligjit ndërkombëtar.
Putini ishte gjithashtu thellësisht skeptik për përpjekjet amerikane për të ushqyer demokracinë në ish-Bllokun Sovjetik, ku Departamenti i Shtetit dhe grupimet jofitimprurëse amerikane ofronin trajnime dhe fonde për grupimet vendore të shoqërisë civile. Në fjalime publike, ai akuzoi Shtetet e Bashkuara për ndërhyrje në punët e brendshme.
Vonë, më 2003-shin, protestat në rrugë në ish-Republikën Sovjetike të Gjeorgjisë, të njohur si Revolucioni i Trëndafiltë, sollën zgjedhjen e një udhëheqësi pro perëndimor. Katër muaj më vonë, protestat në rrugët e Ukrainës që u njohën si Revolucioni i Portokallinjtë, rezultuan në një president pro perëndimor.
Putini i pa të dyja ngjarjet si komplote të mbështetura nga amerikanët dhe shpulla në fytyrë, gjëra që ndodhën tepër shpejt pas ndihmës që ai dha në Afganistan, thonë zyrtarë të lartë amerikanë sot.
Më 2006-n, mosmarrëveshjet e Bushit dhe Putinit mbi demokracinë u intensifikuan. Në një konferencë për shtyp në Samitin e parë të G8-s, që u mikprit nga Rusia, dy presidentët patën një shkëmbim të nxehtë. Bushi tha se Shtetet e Bashkuara po promovonin lirinë në Irak, vend që ishte i përfshirë nga dhuna. Putini u tall me të.
“Ne natyrisht nuk do të na pëlqejë të kemi të njëjtin lloj demokracie këtu siç e kemi në Irak”, tha Putini duke buzëqeshur, ndërsa salla shpërtheu në të qeshura, “jua them këtë shumë ndershmërisht”.
Bushi u përpoq të qeshte me këto komente. “Vetëm prit”, u përgjigj ai duke iu referuar Irakut.
Ndalesë në Moskë?
Graham tha se administrata e Bushit i telegrafoi në mënyra të vogla, por shumë domethënëse se vendet e tjera të huaja, veçanërisht Iraku, kishin më shumë rëndësi sesa marrëdhëniet dypalëshe me Moskën.
Graham tha se administrata e Bushit i telegrafoi në mënyra të vogla, por shumë domethënëse se vendet e tjera të huaja, veçanërisht Iraku, kishin më shumë rëndësi sesa marrëdhëniet dypalëshe me Moskën.
Më 2006-n, për shembull, Shtëpia e Bardhë pyeti Kremlinin për leje që Bushi të bënte një ndalesë për furnizim me karburant në Moskë në rrugën e tij për në samitin e Azi-Paqësorit. Por ajo bëri të qartë se Bushi nuk kishte ndër mend të takohej me Putinin në këtë rast, me të cilin do të takohej në kuadër të samitit.
Pasi diplomatët rusë u ankuan, Graham u dërgua në Moskë për të vlerësuar nëse Putini me të vërtetë kërkonte një takim dhe për ta bërë të qartë se nëse kishte një takim, ai do të ishte pa substancë.
Në fund, dy presidentët u takuan dhe ranë dakord t’u kërkojnë stafeve të tyre të punojnë për një paketë kundër përhapjes së armëve të shkatërrimit në masë.
“Kur skuadra e Rusisë erdhi në Uashington në dhjetor 2006, në një nivel goxha të lartë…, ne nuk kishim asgjë për të ofruar”, tha Graham. “Ne nuk kishim pasur fare kohë të mendonim për të. Ne qemë përqendruar sërish tek Iraku.”
Graham tha se përqasja e administratës Bush e shpërfilli Moskën. “Ne humbëm disa mundësi në vitet fillestare të administratës Bush për ta vënë këtë situatë në drejtim tjetër”, tha Graham. “Dhe pastaj më vonë, disa nga veprimet tona, të qëllimta apo jo, i dhanë një mesazh të qartë Moskës se ne nuk na interesonte.”
Përplasja e tre trenave
Marrëdhëniet e Bushit me Putinin u tronditën më 2008-n. Në shkurt, Kosova shpalli pavarësinë në mënyrë të njëanshme nga Serbia me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara – një hap që Rusia, një mbështetës i vjetër i Serbisë, ishte përpjekur ta bllokonte diplomatikisht për më shumë se një dekadë. Në prill, Bushi fitoi mbështetjen në Samitin e NATO-s në Bukuresht për ndërtimin e një sistemi të mbrojtjes raketore në Europën Lindore.
Marrëdhëniet e Bushit me Putinin u tronditën më 2008-n. Në shkurt, Kosova shpalli pavarësinë në mënyrë të njëanshme nga Serbia me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara – një hap që Rusia, një mbështetës i vjetër i Serbisë, ishte përpjekur ta bllokonte diplomatikisht për më shumë se një dekadë. Në prill, Bushi fitoi mbështetjen në Samitin e NATO-s në Bukuresht për ndërtimin e një sistemi të mbrojtjes raketore në Europën Lindore.
Bushi bëri thirrje te NATO për t’i dhënë Ukrainës dhe Gjeorgjisë të ashtuquajturin planin e veprimit për anëtarësim, një proces formal që do t’i vinte këto dy vende në rrugën drejt anëtarësimit. Franca dhe Gjermania e bllokuan atë dhe paralajmëruan se zgjerimi i mëtejshëm i NATO-s mund të sjellë një qëndrim agresiv të Rusisë, pasi Moska të rifitonte fuqitë.
Në fund, aleanca thjesht lëshoi një deklaratë, duke thënë se të dyja vendet “do të bëhen anëtare të NATO-s”. Kompromisi rrezikoi më të keqen e të dyja botëve – krijimin e një Moske armike pa i dhënë Kievit dhe Tbilisit hartën e rrugës drejt anëtarësimit.
Një zyrtar i lartë i Rusisë tha se këta hapa qenë sikur tre trena të përplaseshin njëkohësisht”, së paku nga pikëpamja e Putinit, duke përkeqësuar ndjesinë e viktimës tek udhëheqësi rus. “Të bësh tri gjëra të tilla njëra pas tjetrës – Pavarësia e Kosovës, sistemi i mbrojtjes raketore dhe zgjerimin e NATO-s – krijoi një ushqim te Putini të ndjenjës se të tjerët po përpiqeshin të përfitonin nga Rusia”, tha ai.
Në gusht 2008, Putini goditi pas. Pasi Gjeorgjia nisi një ofensivë për të rifituar kontrollin e rajonit separatist pro-rus të Osetisë së Jugut, Putini nisi një operacion ushtarak që zgjeroi kontrollin e Rusisë mbi Osetinë e Jugut, si dhe mbi zonën e dytë separatiste, Abhkazisë.
Administrata e Bushit, e cila ishte duarlidhur në Irak dhe Afganistan, publikisht protestoi, por refuzoi të ndërhyjë ushtarakisht në Gjeorgji, Putini doli fitimtar i qartë dhe arriti objektivin e tij për t’i bërë ballë Perëndimit.
Vetëm një problem i madh
Pas fitores së zgjedhjeve në vitin 2008, Barak Obama kreu një rishikim tërësor të politikës së Rusisë. Arkitekti kryesor i tij për këtë ishte Majkëll Mekfoull, (Michael McFaul), një profesor i Universitetit të Stenfordit dhe proponent i njohur i përpjekjeve për më shumë demokraci në Rusi, i cili mori pozicionin në Këshillin Kombëtar të Sigurisë që më parë mbahej nga Thomas Graham.
Pas fitores së zgjedhjeve në vitin 2008, Barak Obama kreu një rishikim tërësor të politikës së Rusisë. Arkitekti kryesor i tij për këtë ishte Majkëll Mekfoull, (Michael McFaul), një profesor i Universitetit të Stenfordit dhe proponent i njohur i përpjekjeve për më shumë demokraci në Rusi, i cili mori pozicionin në Këshillin Kombëtar të Sigurisë që më parë mbahej nga Thomas Graham.
Në një intervistë të kohëve të fundit, Mekfoull tha se kur skuadra e re e sigurisë kombëtare të Obamës vëzhgoi objektivat kryesore të politikës së jashtme të kësaj administrate, ata panë se shumë pak prej tyre lidheshin me Rusinë. Vetëm njëra lidhej me marrëdhëniet dypalëshe me Moskën: një traktat i ri i reduktimit të armëve bërthamore.
Rezultati, tha Mekfoull, ishte që marrëdhëniet me Moskën shiheshin të rëndësishme në kuptimin e arritjes së objektivave të tjera të politikës së jashtme, por jo të rëndësishme në kuptimin e vetë Rusisë.
“Kjo ishte përqasja jonë”, tha ai.
Strategjia e re e Obamës për Rusinë u quajt “rifillimi”. Në korrik 2009, ai udhëtoi në Moskë për të filluar zbatimin e saj.
Në një intervistë me “Associated Press” disa ditë para se të nisej, Obama qortoi Putinin, i cili ishte bërë Kryeministër i Rusisë më 2008-n pasi kishte mbërritur limitin kushtetues prej dy mandatesh si President. Obama tha se Shtetet e Bashkuara po zhvillonin një “marrëdhënie shumë të mirë” me njeriun që Putini e pati emëruar si pasardhës, Dmitri Medvedev, dhe akuzoi Putinin për përdorimin e “përqasjeve të Luftës së Ftohtë” në marrëdhëniet me Uashingtonin.
“Mendoj se Putini e ka njërën këmbë në mënyrat e vjetra të të bërit të punës dhe njërën këmbë në mënyrat e reja”, tha Obama.
Në Moskë, Obama kaloi pesë orë takime me Medvedevin dhe vetëm një orë me Putinin, i cili sërish shihej gjerësisht si njeriu me pushtet real në vend. Pas takimit të tyre, Putini tha se marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Rusisë kanë kaluar në faza të ndryshme.
“Ka pasur periudha kur marrëdhëniet tona lulëzuan disi dhe periudha kur ne duhet të themi, kishte një zymti mes dy vendeve tona dhe stanjacion”, tha ai, ndërsa Obama qëndronte pak metra më tutje.
Fillimisht, “rifillimi” eci mirë. Gjatë vizitës së Obamës, Moska ra dakord ta zgjerojë shumë aftësinë e Uashingtonit për të transportuar furnizime ushtarake në Afganistan përmes Rusisë. Në prill 2010, Shtetet e Bashkuara firmosën një traktat të ri Start, duke reduktuar edhe më tej arsenalet bërthamore të SHBA-së dhe Rusisë. Më vonë, atë vit, Rusia mbështeti sanksione të reja gjithëpërfshirëse të OKB-së kundër Iranit dhe bllokoi shitjen e raketave antiajrore të sofistikuara S-300 për Teheranin.
Ekspertët thanë se këto dy vite muaj mjalti qenë rezultat i angazhimit prej administratës Obama të Rusisë, në çështje ku të dyja vendet kishin interesa të përbashkëta, si reduktimi i armëve bërthamore, lufta kundër terrorizmit dhe mospërhapja e armëve të shkatërrimit në masë. Qenë pikërisht të njëjtat çështje thelbësore që patën shkaktuar tensione gjatë administratës së Bushit – demokracia dhe fqinjët e Rusisë – kaluan gjerësisht pa u trajtuar.
Marrëdhënie e avulluar
Më 2011-n, Putini akuzoi sekretaren e Shtetit, Hillari Klinton (Hillary Clinton), se kishte organizuar në mënyrë sekrete demonstrata në rrugë pas zgjedhjeve parlamentare të debatuara të Rusisë. Putini tha se Klinton ka nxitur armiqtë “mercenarë” të Rusisë. Dhe ai pretendoi se qeveritë e huaja i kanë ofruar “qindra milionë” dollarë grupimeve të opozitës së Rusisë.
Më 2011-n, Putini akuzoi sekretaren e Shtetit, Hillari Klinton (Hillary Clinton), se kishte organizuar në mënyrë sekrete demonstrata në rrugë pas zgjedhjeve parlamentare të debatuara të Rusisë. Putini tha se Klinton ka nxitur armiqtë “mercenarë” të Rusisë. Dhe ai pretendoi se qeveritë e huaja i kanë ofruar “qindra milionë” dollarë grupimeve të opozitës së Rusisë.
“Ajo i nxiti disa aktivistë të opozitës, u dha atyre një sinjal, ata e dëgjuan këtë sinjal dhe filluan punën aktive”, tha Putini. MekFoull e cilësoi këtë një ekzagjerim të madh. Ai tha se qeveria e SHBA-së dhe grupimet jofitimprurëse amerikane në total i kanë dhënë dhjetëra milionë dollarë mbështetje grupimeve të shoqërisë civile në Rusi dhe në Bllokun ish-Sovjetik që nga viti 1989.
Më 2012-n, Putini u zgjodh për një mandat të tretë si president dhe filloi një shtypje në shkallë të gjerë të të pakënaqurve dhe një ricentralizim të pushtetit. Mekfoull, në atë kohë ambasador i SHBA-së në Moskë, publikisht kritikoi këto lëvizje në fjalime dhe në postimet e tij në “Twitter”.
Në intervistë, Mekfoull cilësoi fajtor Putinin për rrëzimin e marrëdhënieve. Mekfoull tha se udhëheqësi rus i kishte refuzuar ftesat e përsëritura për të vizituar Uashingtonin kur ai ishte kryeministër dhe pati refuzuar të marrë pjesë në një takim të G8-s në Uashington, kur ai u bë president sërish. Duke folur sipas arsyetimit të zyrtarëve të epokës Bush, Mekfoull tha se ishte politikisht e pamundur për një president amerikan të bëjë pazar me bashkëpunimin e Rusisë në lidhje me Iranin, për shembull, në këmbim të heshtjes amerikane për probleme të demokracisë në Moskë apo heshtjen në rastin e presionit të Rusisë mbi fqinjët e vet.
“Ne nuk do ta bëjmë pazarin nëse ai na kërkon të dorëzojmë partneritetet apo interesat me aleatët tanë në rajon”, tha Mekfoull. “Ne nuk do ta bëjmë atë nëse na kërkojnë të tregtojmë të folurën tonë për demokraci dhe të drejtat e njeriut.”
Endriu Ueis, (Andreë Weiss), ekspert mbi Rusinë në Institutin për Paqe Ndërkombëtare te Fondi Carnegie, tha se përplasjet mbi demokracinë u dhanë fund shpresave për një riafrim mes SHBA-së dhe Rusisë, siç pati ndodhur në kohën e Bushit.
“Kjo luftë në thelb avullon të gjithë marrëdhënien”, tha Ueis.
Më 3013-n, marrëdhëniet Rusi-SHBA u rrëzuan. Në qershor, Putini i dha azil punonjësit të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare Eduard Snouden (Edward Snowden), i cili pati publikuar sekrete amerikane. Obama, në përgjigje, anuloi një takim të planifikuar me Putinin në Moskë atë vjeshtë. Kjo ishte hera e parë në pesëdhjetë vjet që një samit amerikan me Kremlinin ishte anuluar.
Vjeshtën e kaluar, demonstruesit në Kiev filluan të kërkojnë që Ukraina të afrohet më shumë me Bashkimin Europian. Në këtë kohë, Shtëpia e Bardhë ishte shumë skeptike ndaj Putinit dhe po i kushtonte shumë pak vëmendje Bllokut Sovjetik, sipas Ueis. Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë kishin mbërritur në pikën kur politika e jashtme e Rusisë konsiderohej si pa rrugëdalje dhe nuk ishte burim për sukses potencial.
Duke anuar ndaj zyrtarëve europianë, administrata Obama mbështeti një plan që do ta zhvendoste Ukrainën pranë BE-së dhe larg nga blloku ekonomik pro rus i krijuar nga Putini. Kritikët thonë se ishte gabim që Ukraina të vihej të zgjidhte anën që do të mbante.
Xhek F. Metlok (Jack F. Matlock), i cili shërbeu si ambasador i SHBA-së në Moskë nga viti 1987 deri më 1991, tha se vitet e protestave të përshkallëzuara e bënë Putinin të mendojë se Perëndimi po e rrethonte atë me fqinj armiqësorë. Dhe për shekuj, udhëheqësit rusë kanë parë te një Ukrainë miqësore thelbin e një platforme mbrojtëse për Moskën.
“Vija reale e kuqe ka qenë gjithmonë Ukraina”, tha Metlok. “Kur fillon t’i ngacmosh ata në zonën më të ndjeshme, në mënyrë të panevojshme, mbi sigurinë e tyre, atëherë natyrisht do të marrësh një reagim që i bën ata shumë më pak bashkëpunues.”
Një Rusi elastike?
Ekspertët amerikanë thanë se ishte me rëndësi jetësore për SHBA-në të krijojë një strategji të re afatgjatë ndaj Rusisë që nuk ia vë të gjithë fajin për krizën aktuale Putinit. Methju Rojanski (Matthew Rojansky), një ekspert për Rusinë në qendrën “Wilson”, argumentoi se Putini reflekton vijimin e dështimit të zyrtarëve amerikanë për të kuptuar fuqinë e Rusisë, interesin dhe rëndësinë e saj.
“Putini është një pasqyrë e Rusisë”, tha Rojanski. “Ky koncept i çuditshëm, që thotë se Putini do të ikë dhe papritur do të kemi një Rusi elastike, është i gabuar.”
Një zyrtar i lartë amerikan, i cili foli në kushtet e anonimatit, bëri thirrje për një strategji afatgjatë që shfrytëzon avantazhet e shumëfishta që SHBA-ja dhe Europa gëzojnë përballë Rusisë së Putinit.
“Unë do të luaja më shumë në terma afatgjatë”, tha zyrtari. “Për shkak se ka një numër, unë besoj, se ka disavantazhe shumë serioze strategjike – një ekonomi njëdimensionale, një sistem politik dhe elitë politike që është shumë e kalbur në korrupsion.”
Metlok, ish-ambasadori i SHBA-së, tha se ishte me rëndësi jetësore për Uashingtonin dhe Moskën që të ndërpresin sjelljen shkatërrimtare të veprimeve të pakujdesshme amerikane të pasuara nga reagime të tepruara ruse.
“Kaq shumë nga problemet në marrëdhënien tonë në të vërtetë lidhen, do të thosha unë, me atë që do ta quaja veprime të pakujdesshme amerikane”, tha Metlok. “Shumë prej tyre nuk synonin të dëmtonin Rusinë, por interpretimi rus shpesh ekzagjeron shkallën e armiqësisë dhe reagon në mënyrë të tepruar.”