TEST- Ç’kuptim ka dhurata?
Të zgjedhësh një dhuratë, shpesh na vë dhe në dilemë. Kjo në varësi edhe të personit që ia dhurojmë. Por kur janë të tjerët që na dhurojnë. ...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/04/test-ckuptim-ka-dhurata.html
Të zgjedhësh një dhuratë, shpesh na vë dhe në dilemë. Kjo në varësi edhe të personit që ia dhurojmë. Por kur janë të tjerët që na dhurojnë. Kjo pozitë u pëlqen të gjithëve. Po ç’kuptim ka dhurata?
1. Në një mbrëmje ju vënë në lojë. Me shaka ju bëjnë një rreng, si do të reagoni? a) U thoni me zë të lartë: Mos jeni çmendur?
b) Shtireni sikur s’ju bën përshtypje, por në të vërtetë mendja ju punon për hakmarrje
c) Irritoheni shumë dhe nuk arrini ta fshihni nervozizmin
d) E çmoni ironinë si diçka që ju argëton shumë
2. Nëse ju janë grumbulluar shumë para të vogla, çfarë bëni me to? a) I kërkoni një mikut tuaj shitës ose shkoni në bankë për t’i këmbyer
b) I grumbulloni në një kuti lekësh
c) I jepni si lëmoshë, kur ndaloni te semaforët, ose si bakshish
d) Blini me to si zakonisht
3. Duke ndaluar në rrugë ju ndodh shpesh a) Të bisedoni me njerëz simpatikë
b) Të hutoheni para vitrinave
c) Të mos e vini re rrugën, ngaqë mendoni për problemet tuaja
d) Të studioni kalimtarët
4. Dhuratat e festave të caktuara i blini a) Në çfarëdo kohe gjatë vitit
b) Shumë kohë para, për shembull, dy-tre muaj
c) Në momentin e fundit, me gjithë dëshirën e mirë
d) Me qetësi, disa ditë përpara
5. Ndiheni krenar kur a) Ju përgëzojnë për karakterin tuaj
b) Ia dilni mbanë në respektimin e një diete
c) E ndieni veten të pazëvendësueshëm
d) Kur partneri apo partnerja juaj ju kupton shpejt dëshirat dhe ua plotëson ato.
6. Në dashuri ju ndodh a) Të bëni zgjedhje të gabuar
b) Të jeni besnik përjetë
c) Të mos keni kurajë të ndërprisni marrëdhëniet, që tashmë kanë marrë fund.
d) Të hiqni dorë nga gjithçka që në vështirësitë e para
7. Kur arrini një sukses të madh a) Nuk i tregoni për të askujt
b) Ia tregoni miqve të ngushtë
c) Nuk lini njeri pa ia thënë
d) Flisni për të në rrethana të caktuara e me persona të caktuar
8. Ndërroni parfum a) U bën kurioz çmimi i lartë i parfumit të ri
b) Tentoni ta ndërroni, por përsëri ktheheni te parfumi i zakonshëm
c) Jua mbush mendjen për këtë shitësja
d) Sugjestionoheni nga reklamat
9. Nuk mund të duroni personat që a) E kanë të zhvilluar sensin e fajit
b) Futin hundët ngado
c) Nuk i shfaqin ndjenjat që kanë
d) Bëjnë gjithçka në mënyrë sipërfaqësore
10. Ju vret ndërgjegjja kur harxhoni para a) Për një produkt me cilësi të dobët, ndërkohë që pak më shtrenjtë do të mund të blinit një produkt më të mirë
b) Diçka që e blini pa u menduar fare
c) Diçka që s’duhet t’ia lejonit vetes
d) Diçka për të cilën në një dyqan tjetër do të shpenzonit më pak
Përgjigjet e testit
Më shumë a
Jeni tepër korrekt dhe konvencional në dëm të fantazisë. Preferoni më tepër të pranoni dhurata se sa të jepni; dhurimi për ju është thjesht një formalitet. Jini më krijues, sepse kështu do të përmirësoni dhe raportet afektive; mësohuni ta konsideroni dhuratën jo si detyrë, por si shprehje të lirë të personalitetit tuaj.
Më shumë b
Peshorja e dhurimit dhe e pranimit të dhuratave është tek ju në ekuilibër të plotë. Bëni pak dhurata, por që hyjnë në punë dhe që nuk kushtojnë shtrenjtë për persona që i doni vërtet dhe që e dini që do t’jua kthejnë në të njëjtën masë. Duhet të keni me tepër fantazi dhe mos u shqetësoni për mendimin e të tjerëve. Me siguri do të jetë më bukur për ju dhe për atë që do të pranojë dhuratën tuaj.
Më shumë c Bujaria dhe kureshtja ju bëjnë që ta konsideroni dhuratën si mënyrën më të mirë për të shprehur emocionet e ndjenjat tuaja, në çdo moment të vitit. Shfrytëzoni pra ndjeshmërinë tuaj dhe aftësinë e madhe komunikuese, duke bërë dhurata më të zgjedhura.
Më shumë d Vuani nga “perfeksionizmi”. Zgjedhja e dhuratës është për ju një moment pasigurie të madhe. Shqetësimi dhe zelli në këtë zgjedhje kërkoni t’ju këmbehet në mënyrë të ndërsjellë. Përpiquni ta ktheni këtë në një lojë të vogël që ju zbavit. Dhurojini vetes diçka të bukur, për shembull: një shëtitje jashtë qytetit në shoqërinë e miqve