Tradhëtia bashkëshortore bëhet “e ligjshme”
Ligjvënësit në shtetin amerikan të Nju Hempshairit votuan sot për të anuluar një ligj të lashtë që e bën tradhëtinë bashkëshortore vepër pen...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/04/tradhetia-bashkeshortore-behet-e.html
Ligjvënësit në shtetin amerikan të Nju Hempshairit votuan sot për të anuluar një ligj të lashtë që e bën tradhëtinë bashkëshortore vepër penale. Guvernatorja Megi Hasan (Maggie Hassan) pritet të firmosë ligjin duke e bërë tradhëtinë të ligjshme në Shtetin e Granitit për herë të parë në qindra vjet.
Pas në vitin 1791, tradhëtia në Nju Hempshair dënohej me një orë turpërim publik dhe 39 fshikëllima me kamzhik, apo një vit burg e një gjobë të majme.
Masa e ndëshkimit është reduktuar me kalimin e kohës duke u kufizuar aktualisht në një gjobë, e cila në realitet ka kohë që nuk është zbatuar. Por ligjvënësit thanë se edhe gjoba është e tepërt.
Më shumë se 20 shtete në SHBA kanë ende ligje që e klasifikojnë tradhëtinë si vepër penale dhe disa, si Miçigani dhe Uiskonsin e konsiderojnë atë vepër të turpshme.