A i ndryshojnë emocionet preferencat tona politike?

Për të zbuluar se si emocionet ndikojnë në prirjet tona politike, studiues në SHBA kanë pyetur 138 burra nga Kembrixhi, Masacusets që të sho...


Për të zbuluar se si emocionet ndikojnë në prirjet tona politike, studiues në SHBA kanë pyetur 138 burra nga Kembrixhi, Masacusets që të shohin një seri videosh dhe më pas t’u përgjigjen sondazheve politikë. Pjesëmarrësit filluan të gjithë duke parë peisazhe qetësues nga plazhe me palma, përpara se të ndaheshin në grupe. Dy grupe dëgjuan më pas muzikë relaksuese apo panë fotografi formash abstrakte, ndërkohë që grupit të tretë iu ofrua një skenë nga filmi “Cliffhanger” me Silvester Stalonen, nga ato skena ku të vjen të kafshosh thonjtë.
Shkencëtarët zbuluan se dy minuta dramë me njerëz që rrëzoheshin prej litarit nga një majë mali, mjaftonin për të shkaktuar ankth, i cili matej prej përcueshmërisë në lëkurën e pjesëmarrësve. Vec kësaj, ndjenja e ankthit ndikoi edhe në qëndrimin politik të tyre, duke i nxitur të marrin një qëndrim më negativ ndaj imigrimit. “Ne zbuluam që ankthi që u shkaktuam ishte aq i fuqishëm sa që njerëzit nuk mundeshin thjeshtë ‘ta fiknin’”, thotë Dr Jonathan Renshon në Universitetin e Uiskonsinit. “Ai vazhdoi madhe duke ndikuar në besimet politike të tyre, sidomos sjelljen ndaj imigrantëve”.
Studiuesit mendojnë që ndoshta kjo ndodh sepse pjesëmarrësit që u ndien në ankth ishin më të prirur për të kujtuar eksperienca negative që kishin patur me imigrantë. Rezultatet e këtij studimi bëhen më të rëndësishëm, thotë Renshon “teksa fushatat politike bëhen gjithnjë e më të prirura për të stimuluar dhe manipuluar emocione tek publiku në përgjithësi”.

Related

Psikologji 6729646854083454752

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item