10 burrat dhe gratë më influentë në ekonomi
Njerëzit që kanë kontribuar me ndikimin e tyre në teknologjitë e reja, modë, punë, transport dhe financë Në klasifikimin e revistës TIME për...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/04/10-burrat-dhe-grate-me-influente-ne.html
Njerëzit që kanë kontribuar me ndikimin e tyre në teknologjitë e reja, modë, punë, transport dhe financë
Në klasifikimin e revistës TIME për 100 personalitetet më me ndikim për vitin 2014, bëjnë pjesë plot 10 vetë, meshkuj dhe femra, që në një mënyrë apo në një tjetër kanë kontribuar me ndikimin e tyre në teknologjitë e reja, modë, punë, transport dhe financë. Njeriu më me ndikim në botë në fushën e ekonomisë është 66-vjeccarja Janet Yellen. Që kur u zgjodh Presidente e Rezervave Federale amerikane, dy institucionet bankare botërore, Fed dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar e drejtuar nga Christine Legare, janë në duart e femrave. “Dhe që nga ai moment, nënvizoi Christine në komentin e saj për revistën TIME, ishte shumë e lehtë për ta të gjenin aleatë në luftën kundër papunësisë dhe në luftën kundër krizës globale financiare”. Kjo për arsye se institucionet janë në gjendje t’i ndryshojnë gjërat. Por përvecc saj, në listë janë edhe Tony Fadell, Jeff Bezos, Jack Ma, Natalie Massanet, Travis Kalanick dhe shumë të tjerë.
1. Janet Yellen
Që kur Janet Yellen, 66 vjeç, u zgjodh Presidente e Rezervave Federale amerikane, dy institucionet bankare botërore, Fed dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar e drejtuar nga Christine Legare, janë në duart e femrave. ‘Dhe që nga ai moment, nënvizoi Christine në komentin e saj për revistën TIME, ishte shumë e lehtë për ta të gjenin aleatë në luftën kundër papunësisë dhe në luftën kundër krizës globale financiare”. Kjo për arsye se institucionet janë në gjendje t’i ndryshojnë gjërat.
2. Tony Fadell
Revista TIME e ka përcaktuar Tony Fadelli-n, 45 vjeç, si “inxhinieri i shtëpisë inteligjente”, njeriu që bëri të mundur funksionimin e termostateve smart nëpërmjet Wi-Fi, që Google e bleu para pak muajsh me një çmim prej 3.2 miliard dollarësh. Por duhet kujtuar që ky inxhinier informatike me origjinë libaneze ka filluar të revolucionarizojë jetët tona nga viti 2001, kur thirret nga kompania Apple për të dhënë kontributin e tij në projektin iPod. Nuk është çudi që ai do të vazhdojë të na habisë me të rejat teknologjike.
3. Jeff Bezos
Jeff Bezos është prezantuar si një innovator i madh. Në vitin 1994 la punën dhe u inicioi projektin Amazon dhe lançimin e këtij projekti nga garazhi i tij. Ky projekt 20 vite më vonë është konsideruar si një nga sukseset më të mëdha të historisë. Një kompani të cilën Bezos e ka shumë për zemër, aq sa jo vetëm që nuk e shiti kurrë, por vazhdon të investojë shumicën e fitimeve në projektin e tij.
4. Natalie Massenet
Natalie Massenet është një ish-redaktore mode që në vitin 1998 vendosi të braktisë gazetarinë për të lançuar atë që më pas u bë uebsajti i tregtisë më i rëndësishëm në botë, e-commerce. Ja pse revista TIME e cilëson si një vizionare: ajo arriti të fantazojë potencialin e e-commerce kur akoma nuk ekzistonte, dhe pati guximin që të investonte në të, duke gjetur një mënyrë që kjo të pëlqehet nga njerëzit. Krijimi i saj i fundit është Net-a-porter.com, një uebsajt që shet rroba dhe aksesorë luksi.
5. Jack Ma
Edhe Jack Ma ndërtoi pasurinë e tij duke u fokusuar tek e-commerce, por në një mënyrë krejt tjetër, duke iu referuar tregut kinez. Ish-mësuesi i anglishtes, në vitin 1999 lançoi Alibaba, që në një kohë të shkurtër ndryshoi zakonet e tregut në të gjithë Republikën Popullore. Arriti të kontrollore rreth 4/5 të trafikut online kinez.
6. Travis Kalanick
Travis Kalanick u nderua me çmim për shpikjen e një mënyre të re guide. I thjeshtë dhe brilant, ky shërbim (Uber) hyri shumë shpejt në jetën e përditshme të kujtdo. Para se të zbulohej askujt nuk e kishte vënë re se sa i dobishëm ishte ky shërbim. Dhe Kalanick, që e ideoi, realizoi dhe e vuri në dispozicion të të gjithëve, tani konsiderohet një gjeni.
7. Hosain Rahman
Hosain Rahman konsiderohet ‘stilist i teknologjisë’. Aventura e tij teknologjike filloi në vitin 1999, kur filloi me projektin Jawbone, një teknologji për përdorim ushtarak. Por suksesi i tij i parë erdhi me kufjet dhe mikrofonat e cilësisë së lartë, më pas byzylyku Up, i aftë për monitorimin e cilësisë së gjumit, ushqimit dhe stërvitjes.
8. Carl Icahn
Carl Icahn është një financier i njohur për bastisjet e letrave me vlerë dhe në shoqëritë në vështirësi. Por në të vërtetë Icahn është shumë më shumë. Është një njeri që ka demonstruar se kërkon të ndryshojë modelin financiar amerikan, që ka guximin të diskutojë për ide të reja, që ka aftësinë t’i zgjidhë problemet në mënyrë kreative, dhe mbi të gjitha që ka demonstruar në shumë raste se ka drejtë. Të paktën ky është gjykimi që i ka dhënë revista TIME.
9. Andy Haldane
Andy Haldane, zyrtari i Bankës Qendrore angleze ka ndikuar shumë në debatin për reformimin e sistemit financiar ndërkombëtar. Por gjigantja kineze e teknologjisë, Pony Ma, ka ofruar për klientes e saj argëtim, shopping online dhe shërbimi bashkëbisedimi. Anat Admati, ekonomistja dhe autorja e librit “Veshjet e reja të bankierëve” ka zbuluar raportin e prishur që ekziston mes bankave, investimeve dhe kredive.
10. Erwiana Sulistyaningsih
Në listë e meriton të futet edhe Erwiana Sulistyaningsih. Kjo vajzë indoneziane, si qindra-mijëra emigrantë të tjerë punëtore, u transferua në vitin 2013 në Hong Kong për t’u pasuruar. Ose më mirë, të gjente një punë që paguante mjaftueshëm sa për t’i ofruar familjes së saj një të ardhme më të mirë. Pas tetë muajsh u rikthye në Indonezi plot shenja të djegurash, plagësh që e bënin të çalonte. Pasi u kthye në shtëpi, Erwiana nuk mundi të fshihte torturat e punëdhënëses së saj, një zonje 44 vjeçe që e kishte punësuar këtë vajzë me kohë të plotë. Kjo e transformoi Erwianën në simbol të luftës kundër shfrytëzimit të emigrantëve.