Pas 80 vjetësh, nesër në Oklahoma ekzekutim i dyfishtë

Dy persona nga Oklahoma, të cilët nuk njihen me njëri-tjetrin, do të ekzekutohen të njëjtën ditë, pasi kanë kaluar 80 vjet pa ndodhur një gj...


Dy persona nga Oklahoma, të cilët nuk njihen me njëri-tjetrin, do të ekzekutohen të njëjtën ditë, pasi kanë kaluar 80 vjet pa ndodhur një gjë e tillë në SHBA.

Clayton Lockett dhe Charles Warner do të marrin injeksione vdekjeprurëse. Ky është rasti i parë që nga viti 1937 në Oklahoma që dy persona ekzekutohen në të njëjtën ditë.
Ekzekutimi i fundit i dyfishtë ndodhi në Teksas në vitin 2000.
38 vjeçari Lockett është paraparë të vdes në orën 18:00 të së martës, për vrasjen e 19 vjeçares Stephanie Nieman. Ai e kishte qëlluar Stephanie derisa i kishte shikuar dy bashkëpunëtorët e tij se si e kishte djegur atë të gjallë në vitin 1999.
Ekzekutimi i Warner u parapa për orën 20:00.
46 vjeçari kishte përdhunuar dhe vrarë bijën 11 muajshe të shokut të tij të dhomës. /Telegrafi/
 

Related

Botë 2022828497094107067

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item