Zbulohet urdhëruesi i vrasjeve politike që tronditën Serbinë

Nga Agim Popoci 1. Radislava Dada Vujasinoviç Gazetare dhe redaktore e revistës “Duga”, më 9 prill të vitit 1994 është gjetur e vdekur në ap...

Nga Agim Popoci

1. Radislava Dada Vujasinoviç
Gazetare dhe redaktore e revistës “Duga”, më 9 prill të vitit 1994 është gjetur e vdekur në apartamentin familjar në Beograd. Vrasja e saj ka ngelur e pasqaruar. Revista ku punonte, “Duga”, që nga viti 1990 kur dhe filloi konflikti, ka pasqyruar zhvillimet e luftës nëpër gjithë Jugosllavinë, e më pas deri në fund të vitit 1992 me vrasjet politike brenda vet Serbisë. Sipas versionit zyrtar, ajo ka kryer vetvrasje me çifte, një ditë para se të gjendej e vrarë, pra më 8 Prill. Eksperti i balistikës, Vladimir Kostiç, ka konstatuar në vitin 2008 se vdekja e saj është shkaktuar me veprimin e një personi të dytë. Më pas Prokuroria e qarkut Beograd, në janarin e vitit 2009 ka inicuar procesin penal për vrasje.
2. Radovan Stoiçiq Badza
Shefi I Sigurisë Publike dhe Zv/Ministri I Policisë së Serbisë, Radovan Stoiçiq Baxha është vrarë më 11 Prill të vitit 1997 në restoranin “Mama mia”. Ishte një vrasje si në filma mafioz, kur një person me një kapelë të leshtë që i mbulonte edhe fytyrën, futet i armatosur në një restoran përplotë me njerëz dhe qëllon mbi Stoiçiqin. Në atë kohë, 46 vjeçari Radovan Stoiçiq ishte person i besuar i Presidentit të RFJ-së, Sllobodan Millosheviç. Vrasja ngeli e pasqaruar edhe pse pas vrasjes përflitej se është marr me kontrabandën e cigareve, gjë që nuk është konfirmuar kurrë.
3. Slavko Çuruvia
Gazetari dhe pronari i gazetave serbe “Dnevni telegraf” dhe “Evroplanin”, 50 vjeçari Slavko Çuruvia është vrarë me 11 Prill të vitit 1999, para hyrjes së pallatit ku banonte, dhe ku ishte edhe një pjesë e zyrave të gazetës “Dnevni telegraf”, rr. Lola Ribar, nr. 35, që është  në qendër të Beogradit. Hetimet pas ndryshimeve të Tetorit të vitit 2000 konfirmuan se ai ishte nën vëzhgim të përhershëm nga ana e pjesëtarëve të UDB-së, dhe se papritur, në prag të vrasjes, janë tërhequr nga detyra. Me kërkesë të Prokurorit special, gjykatësi hetues ka dëgjuar më shumë se 100 dëshmitarë të propozuar. Ndër të tjerë, janë marr në pyetje edhe 27 “përcjellës” të UDB-së dhe disa prej zyrtarëve të lartë të këtij shërbimi, është kryer ekspertiza mjekësoro-balistike, dhe janë mbledhur edhe dëshmi të tjera materiale. Edhe pse hetimet kanë zgjatur me vitet tëra, nuk është e qart arsyeja e kësaj vrasje, porositësit dhe vrasësite  vërtetë ndërsa të dyshuar janë Radomir Markoviç, Milan Radonjiç, Ratko Romiç dhe Mirosllav Kurak
4. Zhelko Razhnatoviç Arkan
48 vjeçari Zhelko Razhnatoviç Arkan është vrarë më 15 Janar të vitit 2000 në barin e hotel “Interkontinental” në Beograd. Sulmuesit e goditën me tre plumba në kokë, ashtu si edhe truprojat e tij, Milenko Mandiç Manda dhe Dragan Gariç. Zhelko Razhnatoviç Arkan ishte i njohur si komandant i Gardës Vullnetare Serbe, formacion ky paraushtarak i njohur si “Tigrat e Arkanit”, dhe njëkohësisht i njohur për aktivitetet e tij kriminale nëpër gjithë Evropën gjatë Ish-Jugosllavisë, dhe në luftërat që u zhvilluan në Kroaci, Bosnje dhe Kosovë. Një kohë është marr edhe me politikë. Për vrasjen e Arkanit, Gjykata e Qarkut në Beograd ka dënuar më 9 Tetor të vitit 2006, Dobrosav Gavriçin, si dhe Milan Gjurishiçin dhe Dragan Nikoliçin. Ishte ky dënimi i dytë në këtë çështje, meqë të parën, Gjykata e Lartë  e Serbisë e kishte anulluar për shkak të mungesës së dëshmive. Ish-polici I Serbisë, Gavriç për këtë vrasje është dënuar me 35 vjet burg ndërsa është arrestuar në vitin 2012 në Afrikën e jugut.
5. Pavle Bulatoviç
Ministri I Mbrojtjes, Pavle Bulatoviç është vrarë më 7 Shkurt të vitit 2000. Vrasësit e tij, edhe sot pas 14 vitesh nuk janë zbuluar. Bulatoviç 52 vjeçar ëshët vrarë me Kalashnikov në restoranin e klubit të futbollit “Rad” në banjicë. Parlamenti federal i asaj kohe ka formuar një komision hetimor për identifikimin e vrasësve të ministrit të mbrojtjes, ndërsa rasti i është besuar gjykatësit Nebojsha Simeunoviç, i cili në Tetorin e po këtij viti është gjetur i vdekur në lumin Danub.
6. Atentati ndaj Vuk Drashkoviçit
Pas atentatit në rrugën magjistrale të Ibrit, ku për çudi kryetari i Partisë për Ripëtrirjen Serbe mbeti gjallë ndërsa katër persona mbetën të vrarë, ndaj Vuk Drashkoviçit sërish u organizua një atentat më 15 Qershor të vitit 2000 në Budvë. Përkundër faktit se përveç UDB-së ishte organizuar edhe një ushtri e tërë, Drashkoviç i mbijetoi edhe këtij atentati duke kaluar me vetëm dy gërvishje plumbi. Më pas u konfirmua se Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Jugosllavisë, Nebojsha Pavkoviç i kishte siguruar makinë, uniforma ushtarake dhe strehim në kazermën e ushtrisë në Tivat, për komandantin e Njësisë speciale të UDB-së, Milorad Ulemek Legia dhe bashkëpunëtorët e tij. Në vitin 2007, të gjithë pjesëmarrësit në këtë atentat janë dënuar.
7. Ivan Stamboliç
Ish presidenti i Serbisë, Ivan Stamboliç është zhdukur më 25 Gusht të vitit 2000 ndërsa po bënte vrapin e mëngjesit në afërsi të shtëpisë së tij në Koshutnjak të Beogradit. Organizata të shumëta janë angazhuar në kërkimin e tij me fushata të shumëta “Ku është zhdukur Ivan Stamboliç”. Por vetëm pas vrasjes së kryeministrit serb, Zoran Gjingjiç dhe organizmit të operacionit të fmashëm policor “Shpata”, më 28 Mars të vitit 2003, është gjetur trupi i tij I pajetë. Vrasësit e tij me në krye Milorad Ulemek Legian janë arrestuar dhe dënuar me dënime shumvjeçare të vuajtjes së dënimit ndërsa sot dihet se ishte vetë Sllobodan Millosheviç ai cili kishte urdhëruar Legien që të vras Ish-presidentin e Serbisë nga frika e kandidimit të tij në zgjedhjet e  vitit 2000. Në prag të “largimit” nga politika, edhe vajza e Stamboliçit, 24 vjeçarja Bojana ka humbur jetën në një aksident trafiku, në rrethana krejtësisht të dyshimta. Sllobodan Millosheviç shkoi në varrimin e saj, por bashkëshortja e Stamboliçit, Katarina nuk i dha dorën. Stamboliç dhe Milosheviç me këtë rast u takuan pas 25 vjet miqësie.
8.Momir Gavriloviç
Ish-shefi i UDB-së së Beogradit, Momir Gavrilovic është vrarë më 3 Gusht të vitit 2001 para pallatit ku banonte në Beograd të ri. Me vite tëra, mediat kanë shkruar për Gavriloviçin dhe arsyen e vrasjes së tij, dhe ishin pikërisht të dhënat që ai i kishte dhënë dhe dëshmonin për lidhjen e krimit të organizuar me njerëzit në postet e larta në pushtet, që i dhanë fund jetës së tij.
9.Boshko Buha
Zv/shefi i Sigurisë Publike, Gjeneral-major Boshko Buha është vrarë më 10 Qershor të vitit 2002 në parkingun e hotelit “Jugoslavia”. Sipas pistës kryesore të hetimeve mbi shkaqet e vrasjes, Buha ishte njëri nga hartuesit e “Librit të bardhë” të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, mbi krimin e organizuar, për çfarë ai filloi të publikonte edhe të dhënat. Për këtë vrasje është gjykuar grupi i Zhelko Maksimoviçit i njohur si Make e i cili vazhdon të jetë person në kërkim që nga viti 2002. Procesi gjyqësor nuk ka përfunduar. Flitet se Make është në Amerikën jugore.
10.Zoran Gjingjiç
Në oborrin e Qeverisë së Serbisë, më 12 Mars 2003 është vrarë kryeministri serb, Zoran Gjingjiç. Komandanti i njësisë speciale të UDB-së, Milorad Ulemek Legia dhe Ish-nënkoloneli i UDB-së, Zvezdan Jovanoviç janë dënuar  me nga 40 vjet heqje lirie Gjykata ka konfirmuar se Legia ka organizuar atentatin ndaj kryeministrit të Serbisë ndërsa Jovanoviç ishte realizatori, dhe të dytë janë dënuar edhe për tentimvrasjen e Milan Veruoviçit. Motivi i atentatit ishte ndalimi i luftës kundër krimit të organizuar dhe parandalimi i zbulimit të krimeve në të cilat ishte i implikuar grupi i Legias. Vrasjen e Gjingjiçit, Legia e kishte organizuar me krerët e “Klanit të Zemunit”, Dushan Spasojeviç dhe Mile Lukoviç, që të dy të vrarë nga ana e policisë, gjatë përpjekjes për ti arrestuar, vetëm 15 ditë pas këtij atentati.
****
Më 01 Prill 2014, janë mbushur 13 vjet nga arrestimi i Presidentit të Jugosllavisë dhe liderit socialist serb, Sllobodan Millosheviç me akuzën e keqpërdorimit të postit zyrtar, dhe këto ditë pritet të zbardhet edhe hetimi i plotë mbi pëgjegjësinë personale të këtij krimineli për vrasjet më makabre në Serbi.
Dhjetë vjet pushtet, 1990-2000, Millosheviçc përveç shkatërrimit të Jugosllavisë, vrasjes së qindëra mijëra joserbëve dhe dëbimit të miliona njerëzve me qëllim të krijimit të Serbisë së Madhe, për çfarë nuk arriti të përgjigjet para drejtësisë ndërkombëtare për shkak të vdekjes natyrale, sot dëshmohet edhe si kriminel i popullit që i takonte, serbëve.
Të gjitha vrasjet politike gjatë këtij dhjetëvjeçari tashmë dëshmohen se janë urdhëruar nga vet Sllobodan Millosheviç, dhe  ajo çfarë është edhe më e çuditshmja, ai përveç vrasjes së rivalëve politik ka  urdhëruar edhe vrasjen e vrasësit më besnik që kishte në dispozicion gjatë “luftës me opozitën” dhe luftërave në Kroaci, Bosnje Hercegovinë dhe Kosovë, Zhelko Razhnatoviç Arkan.
Sot, kryetari i liberalëve serb dhe 13 vjet më parë zëvendës i kryeministrit Gjingjiç, Çedomir Jovanoviç e pranon se bota po priste arrestimin e Millosheviçit deri më 31 mars, por këtë nuk e kërkonte vetëm nga Zoran Gjingjiç por edhe nga Koshtunica. E Millosheviç vazhdonte të jetë i fuqishëm pavaërsisht se kishte humbur pushtetin,  ndërsa ushtria dhe UDB-ja realisht ishin nën urdhërat e tij. Këtë e dëshmon edhe fakti se në shtëpinë e tij, me rastin e arrestimit ose më mirë të thuhet dorëzimit, pranim-dorëzuesit u ndeshën me një tank, ndërsa Njësiti special pranë UDB-së që ishte nën urdhërat e Legias, vetëm me pazare të errëta arriti të kaloj në anën e Gjingjiçit, në mbrëmjen e 31 Marsit; jo vetëm për të arrestuar Milosheviçin por edhe për ti shpëtuar dorës së fortë të njeriut që kishte likuiduar edhe njërin ndër njerëzit më të fortë të nëntokës serbe, Arkanit.
Për përmbylljen e hetimeve mbi krimet e Sllobodan Millosheviçit, njeriu më me fat në këtë histori të tmerrshme 10 vjeçare serbe, Vuk Drashkoviç i cili i shpëtoi një atentati ku dora e Millosheviçit vrau katër bashkëpartiak të tij, madje edhe atentatit në Budva ku u angazhua një ushtri e tërë thotë se në zbulimin e këtyre vrasjeve dhe përmbylljes së hetimeve ka kontribuar thjeshtë një vullnet politik, në mënyrë që populli ta kuptoj piramidën e krimit në të cilën vrasës janë organizatorët dhe urdhëruesit. Millosheviç urdhëronte shefin e UDB-së, Radomir Markoviç, thekson Drashkoviç, ndërsa nën Markoviçin ishte Milan Radonjiç i cili ishte në krye të sektorit të UDB-së në Beograd: “Radonjiç ishte në krye të eskadronevetë vdekjes dhe agjentëve që përgatisnin terrenin, njoftonin Radomir Markoviçin se ‘viktima është punuar’ dhe se Legia, përkatsëisht eskadroni që ishte përgjegjës për vrasje, dërgonte vrasës.”
Millosheviç ka urdhëruar vrasjen e Ish-presidentit Ivan Stamboliç
Sipas hetimeve, Milosheviç akuzohet se personalisht ka urdhëruar vrasjen e Ivan Stamboliçit, ndërsa Milorad Ulemek Legia ka urdhëruar pjesëtarët e Njësitit të tij që të vrasin Ish-presidentin e Serbisë
Pas hetimeve shumëvjeçare më në fund konfimrohet se komandanti i Njësitit special pranë UDB-së, Milorad Ulemek Legia ka urdhëruar pjesëtarët e njësitit të vet që vrasin Ish-presidnetin e Serbisë, Ivan Stamboliç sepse Sllobodan Millosheviç kishte frikë se pikërisht Stamboliç do të jetë kandidat për president në zgjedhje presidenciale të vitit 2000.
Nga buronte kjo frikë?! Ishte pikërisht Stamboliç ai i cili e “zbuloi” Millosheviçin dhe e ngriti në postin e njeriut të parë në Serbi. Të kujtojmë se Stamboliç ishte njohur me Millosheviçin gjatë studimeve, dhe vetëm pak kohë më vonë, Millosheviç do të bëhet pasardhësi i tij. Në Prillin e vitit 1984, Stamboliç nga posti i kryetarit të komitetit të partisë së Beogradit, kalon në krye të Komitetit Qendror të Serbisë, dhe në krye të postit që po braktiste, sjell Millosheviçin përkundër kundërshtive të mëdha që kishte nga kasta e vjetër e komunistëve.
Pas ndryshimeve të rregullta të udhëheqjes partiake në Serbi, në vitin 1986, Ivan Stamboliç bëhet president i Serbisë ndërsa Millosheviçit i jep mbështetjen vendimtare për zgjedhjen e në krye të Komitetit Qendror të PK të Serbisë. Arrdhja e Millosheviçit në krye të partisë, ishte fatale për partinë, Stamboliçin dhe vet Serbinë. Fraksioni që ai arrin të krijoi në vitin 1987 vjen në konflikt të drejtëpërdrejtë me Presidentin Ivan Stamboliç, dhe pas një presioni të madh mediatik, më 14 Dhjetor 1987, Presidenti i Serbisë jep dorëheqje dhe tërhiqet nga jeta politike. Por makthi I Stamboliçit nuk përfundon këtu!
Vetëm pak kohë pasi largohet nga politika, vajza e Stamboliçit, Bojana 24 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku, në rrethana krejtësisht të dyshimta. Sllobodan Millosheviç shkon në varrim, e bashkëshortja e Stamboliçit, Katarina nuk i jep dorën. Ishte ky moment kur Stamboliç dhe Millosheviç u takuan për herë të fundit, pas 25 vjet miqësie të ngusht.
Instikti i mamasë, Katerinës, pas më shumë se 20 vjetësh do të del i sakt dhe i kobshëm për familjen e njeriut që ndihmoi dhe ngriti një përbindësh për të vrarë milliona njerëz, dhe në fund për të shkatërruar edhe popullin e vet.
Sikur kjo mendje vrasëtare të ndalonte ndoshta edhe kjo e vërtetë do të mungonte në analet serbe të krimeve makabre, por ishte pikërisht vrasja e kryeministrit serb Gjingjiç në Marsin e vitit 2003, ajo që do të ndihmoj në zbulimin e vrasësve dhe më pas edhe urdhëruesëve të kandidatit potencial për president të Serbisë. Kur filloi operacioni policor për kapjen e vrasësit të Gjingjiçit, që ishte koduar “Shpata”, shefi i sigurisë së komandantit të Njësisë speciale pranë UDB-së – Legias, Nenad Share u arrestua dhe shumë shpejtë pranoj të bëhet dëshmitar bashkëpunëtor. Investigimi i hetuesisë serbe prodhoi edhe zbulimn e parë spektakolar kur dhe zbulohet trupi i pajetë i Ish-presidentit të Serbisë, Ivan Stamboliç. Dhe jo vetëm kaq!
Arkani u vra nga dora e Milosheviçit
Në 13 vjetorin e Millosheviçit, hetimet e Prokurorisë speciale për krimin e organizuar në Serbi konfirmojnë se Ish-Presidenti i RFJ-s, Sllobodan Millosheviç ka urdhëruar vrasjen e Zhelko Razhnatoviçit i njohur si Arkan. Kështu shkruan e përditshmja “Informer” duke shtuar se prokuroria ka dëshmi se Millosheviç i kishte dhënë urdhër polciisë sekrete që ta vras Arkanin si “kërncënim i madh për rendin kushtetuese dhe sigurinë kombëtare”. Millosheviç këtë vendim e kishte marr për dy arsye:
E para, Millosheviç kishte frikë se Arkani mund të arrinte marrëveshje me prokurorinë e Hagës dhe do të dëshmonte kundër tij. E dyta, ish-lideri socialist serb kishte në atë kohë “informacione të sigurta” se Arkani kishte kontakte me shërbimet sekrete perëndimore dhe se po zhvilloheshin negociata me opozitën që në në fund të viteve ’90-të kishte arritur të mbledhet nën koalicionin DOS!
Në Prokurorinë speciale për krimin e organizuar në Serbi theksojnë se dëshmitë që konfirmojnë implikimin e Millosheviçit me këtë krim janë “shumë kokëforta”. Fjala është për dokumenta dhe dëshmi, por edhe deklarata të atyre që në mënyrë direkte ose indirekte  kanë marr pjesë në vrasjen e Zhelko Razhnatoviçit i njohur si Arkan

Related

Botë 1511570505229451267

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item