Këshillat e fundit të mjekësisë moderne për shëndetin
Mjekësia gjithmonë bazohet në përvojën njerëzore, madje është shkenca në të cilën përvoja vlen shumë. Prandaj në jo pak raste shkenca mjekës...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/01/keshillat-e-fundit-te-mjekesise-moderne_7.html
Mjekësia gjithmonë bazohet në përvojën njerëzore, madje është shkenca në të cilën përvoja vlen shumë. Prandaj në jo pak raste shkenca mjekësore i është referuar përvojës nga disa mijëra vjet më parë e më pas me realizimin e ilaçeve. Po çfarë thotë mjekësia moderne, cilat janë kërkimet më të fundit shkencore? “Tirana Observer” publikon këshillat më të fundit nga shkenca mjekësore për sëmundjet që rrezikojnë organizmin dhe mirëqenien e njeriut. Në këtë suplement janë përmbledhur plot 45 të reja nga studimet shkencore për sëmundjet më të shpeshta në trupin e njeriut dhe këshillat për t’i njohur dhe shmangur ato. Duke filluar që nga këshillat për kancerin, sëmundjen e veshkave, diabetin, trombozën e shumë të tjera si këto. Shega ndihmon zemrën, gjakun dhe tretjen. Vaji i ullirit zgjat jetën dhe kuron sëmundjet kardiovaskulare. Tetraciklina pengon përhapjen e kancerit. Peshku parandalon hemorragjinë cerebrale. Në një speciale prej 4-faqesh ju do keni mundësi të mësoni të rejat nga mjekësia që nga mënyra e duhur për t’u ngritur nga shtrati, që nga aroma e trëndafilave që forcon kujtesën, që nga muzika e cila lehtëson frymëmarrjen, për kolesterolin i cili ndryshon sipas stinëve, që nga papjelloria te meshkujt e cila shkaktohet nga banjat me ujë të nxehtë e deri te punëtorët e zyrave të cilët rrezikohen të preken nga tromboza. Këshilla për të shmangur depresion, infeksionet, sterilitetin. Sëmundjet gjenetike në organizmin e njeriut. Të gjitha këto studime e zbulime mjekësore në suplementin e sotëm tregojnë se njeriu rrezikohet nga jo pak po rreth 6 000 sëmundje gjenetike.
1. Aroma e trëndafilave forcon kujtesën
Aroma e trëndafilave forcon kujtesën dhe duket të jetë një aleat i mirë kundër sklerozës. Shkencëtarët gjermanë, pas një eksperimenti konkret, kanë arritur në përfundimin se aroma e trëndafilave në kohën e gjumit gjallëron dhe forcon kujtesën e njerëzve. Në këtë eksperiment u aktivizuan 74 vullnetarë, të cilët duhej të mbanin mend dy objekte ose letra, duke përmbysur letrat njërën pas tjetrës. Ndërkaq, disa nga “vullnetarët” thithnin aromë trëndafilash. Pastaj, shkencëtarët vrojtuan veprimtarinë e trurit të tyre në kohën e gjumit.
2. Cila është ana e duhur për t’u ngritur nga shtrati
Ngritja nga ana e majtë në shtrat është ana e duhur për të kaluar një ditë të mirë. Shkencëtarët e gjumit dhe psikologët kanë mbledhur kokat së bashku për të analizuar mënyrën më të mirë për t’u ngritur në mëngjes. Krahu i majtë është më i miri, diskutojnë ata në studimin e marrë përsipër nga zinxhiri hotelier “Premier Inn”. Eksperti Jan Cisek thotë se ana e majtë është e lidhur me gjithçka që është e shtrenjtë për njerëzit, familja, shëndeti, paratë dhe pushteti. Psikologu Pete Cohen thotë se kur flenë në anën e majtë njerëzit mendojnë në mënyrë të arsyeshme në ditën përpara.
3. Muzika lehtëson frymëmarrjen
Disa këngë të bukura të lënë pa frymë, por të gjitha së bashku e përmirësojnë frymëmarrjen. Nga disa studime të një grup kërkuesish gjermanë, është vënë re se personat të cilët vuajnë nga bronkepneumonia kronike kanë pasur lehtësime në frymëmarrje gjatë dëgjimit të muzikës. Gjatë këtyre studimeve është vënë re se pacientët të cilët dëgjonin muzikë me kufje dhe duke e shoqëruar me pak aktivitet fizik (ecje të lehtë), ndikonte në zvogëlimin e ndjenjës së bllokimit të frymëmarrjes. Edhe më përpara ishte vënë re se disa aspekte psikologjike ndikonin keq tek këta paciente por nuk arrihej të kuptohej se cilat ishin ato.
4. Edhe muskujt “zemërohen”
Studimet e bëra nga Johns Hopkins në vitin 2002, treguan se meshkujt të cilët zemërohen shpejt apo shfaqin shenja të dukshme mërzie si kundërpërgjigje ndaj stresit janë rreth tre herë më tepër më të prekur nga rreziku i zhvillimit të sëmundjeve të ndryshme të zemrës, në krahasim me meshkujt të cilët paraqesin përgjigje me zemërim më të ulët ndaj stresit. Ata e rrisin rrezikun e tyre rreth 6 herë për të pësuar atak pas moshës 55-vjeçare. Një shpjegim i mundshëm ka të bëjë me lidhjen mes zemërimit dhe presionit të lartë të gjakut, të cilët së bashku shtojnë nivelin e stresit te një individ.
5. Arsyet pse duhet te qeshim
E qeshura është ngjitëse. Kur dikush qesh ndryshon humorin e të tjerëve dhe i bën gjërat më të bukura. Një njeri i qeshur mbart gëzim mbi vete. E qeshura na bën të dukemi tërheqës. Na ndryshon humorin tonë. Kur të jeni të mërzitur provoni të qeshni. Ka shumë mundësi që humori juaj do të ndryshojë për më mirë. E qeshura tërheq lëkurën e fytyrës dhe na bën të dukemi më të rinj. Muskujt që përdorim për të qeshur ngrenë lëkurën e fytyrës duke na bërë të dukemi më të rinj. Njerëzit që janë të mërzitur për një kohë të gjatë rrudhen më shpejt në fytyrë. Provoni të qeshni dhe rrudhat do të jenë shumë larg jush. Eliminon stresin dhe forcon sistemin imunitar. Ul tensionin e gjakut dhe na bën të ndihemi pozitive.
6. Cannabis së shpejti ilaç
Studiuesit e Universitetit Heidelberg ne Gjermani kanë nxjerrë në pah pak kohë me parë që Cannabis, bima e ndaluar, vepron edhe si lëndë kuruese. Cannabinoidet janë substanca që ndodhen në këtë bimë, e prej tyre mund të prodhohen Cannabinoid-Medikamente.
7. Çamçakëzët, armiqtë e dhëmbëve
Reklamat e çamçakëzëve, që shohim përditë në televizion, duket se na e kanë mbushur mendjen se ata mbrojnë dhëmbët nga kavitetet. Por mesazhin e këtyre reklamave e kundërshtojnë ashpër stomatologët, të cilët mendojnë se çamçakëzi është armiku numër një kundër i dhëmbëve. Çamçakëzi rrëzon mbushjet e dhëmballëve dhe nuk është i këshillueshëm. Sipas tyre, çamçakëzi dëmton edhe smaltin, që, siç dihet, është shtresa mbrojtëse e dhëmbëve.
8. Aspirina e rrezikshme për fëmijët
Fëmijët me moshë nën 16 vjeç duhet t’i largohen përdorimit të aspirinës, për shkak të rrezikut dhe çrregullimeve që mund të shfaqen në punën e trurit dhe mëlçisë. Prej vitit 1986 deri sot, 18 fëmijë në Angli janë sëmurur prej sindromës Rey, pas përdorimit të Aspirinës. “Shkaqet e sindromës Rey ende nuk janë shpjeguar plotësisht, por këta fëmijë kishin marrë Aspirinë për shërimin e gripit”, thuhet në agjencinë e kontrollit të barnave, e cila nga prodhuesit kërkon ta shënojnë në kutinë e ambalazhit këtë paralajmërim.
9. Studimi, një vezë çdo mëngjes çon në vdekjen e hershme
Konsumimi i përditshëm i vezëve e rrit rrezikun nga vdekja e hershme tek meshkujt e moshës mesatare. Ky është përfundimi i shkencëtarëve të cilët kanë arritur në përfundimin se konsumimi i shtatë apo më shumë vezëve në javë rrit rrezikun nga vdekja për 23 për qind. Ky hulumtim më i ri ka hapur sërish debatin për atë se sa vezë në fakt guxojmë të hamë. Dhjetë vitet e fundit shumica e ekspertëve të ushqimit vazhdimisht e evitojnë këtë çështje, pasi që rezultatet e shumë hulumtimeve janë kundërthënëse. Për vezët më së shpeshti flitet se janë përplot kolesterol, ndërsa shumë ekspertë vlerësojnë se shumicës së njerëzve të shëndetshëm kjo masë e kolesterolit nuk mund t’i bëj dëm.
10. Njeriu rrezikohet nga 6000 sëmundje gjenetike
Në ditët e sotme në botë ekzistojnë rreth 6000 sëmundje gjenetike e ngjitëse dhe nga këto vetëm për një pjesë shumë të vogël shkencëtarët arrijnë t’i kurojnë. Shpresohet që me deshifrimin e materialit gjenetik të arrihet të kuptohen më mirë sëmundjet, sidomos ato gjenetike, mekanizmat e tyre dhe ç’është më e rëndësishmja të gjenden mënyrat e kurimit.
11. Njohuri mbi tetanozin
Tetanozi është një infeksion toksik i ardhur nga një bakteri që është në gjendje të jetojë edhe në mungesë të oksigjenit. Ky bakter quhet në latinisht CLOSTRIDIUM TETANI. Bakteri i tetanozit mund të jetojë në tokë shumë gjatë, me dhjetëra e qindra vite, duke mos infektuar asnjë njeri, sapo ky bakter ka kontakt me plagën e një njeriu qoftë kjo plagë edhe minimale, shndërrohet në bakter infektues e lëshon një lëndë toksike që pushton me tepër nervat. Personi i infektuar shpall shenjat e para mbas 4 deri në 21 ditë infektimi. Fillon një lëvizje e nervave në pjesën e nofullës, e pacienti nuk mund ta kontrollojë këtë kontraktim.
12. Deodorantët favorizojnë kancerin e gjirit tek femrat
Disa kërkues biologjistë molekularë britanikë kanë zbuluar në disa mostra të tumorit të gjorit një numër të lartë të molekulave kancerogjen, që mendohet se vjen nga përdorimi i disa lloj deodoranteve. Këto molekula (parahydroxybenzoate) të quajtura gjithashtu parabene, përdoren si konservator në një numër të madh produktesh kozmetike, gjithashtu në disa prodhime ushqimore për t’i zgjatur atyre konservimin. Këto molekula imitojnë në trupin e femrës rolin e estrogjeneve (hormone që rregullojnë ciklin e femrës) dhe kështu favorizojnë kancerin e gjoksit.
13. Kolesteroli ndryshon me stinët
Nivelet e kolesterolit ndryshojnë me stinët. Është ky rezultati i arritur nga një kërkim i kryer nga universiteti amerikan mbi 517 persona të shëndetshëm. Doli si përfundim se nivelet e kolesterolit ishin më të mëdha në vjeshtë dhe në dimër dhe më të ulëta në pranverë dhe verë. Nuk dihet mirë se cilët janë mekanizmat që çojnë në këtë rezultat. Matjet tregonin që vlerat më të mëdha për meshkujt janë në dhjetor, kurse për femrat në janar. Disa nga këto ndryshime mund të përshkruheshin me variacionet që pëson plazma në stinët e ndryshme. U zbulua edhe se nuk kishte lidhje me dietën që përdoret në stinët e ndryshme.
14. Fëmijët “pleq”
Shkencëtarët e quajnë një zbulim “me shumë fat”. Një grup ilaçesh, “farnesyltranferase inhibitors” (FTIS), të testuara për sigurinë ndaj pacientëve me kancer mund të luftojë në të njëjtën kohë një sëmundje të rrallë dhe të tmerrshme: Çrregullimet në organizmin e fëmijëve dhe atë që quhet një plakje e shpejtë. Në sëmundjen progeria, e cila prek një në katër milionë fëmijë, pasojat vijnë nga një mutacion i vetëm gjenetik. Fëmijëve fillon t’iu zhvillohen problemet e lëkurës dhe të nofullave, si dhe sëmundjet kardiovaskulare. Ilaçi FTIS më në fund u jep këtyre fëmijëve një fije shpesë.
15. Dhëmballët e pjekurisë, rrezik për shtatzëninë
Sëmundja peridontale, e cila gjatë shtatzënisë rrit rrezikun e një rezultati jo të favorshëm që përfshin lindjet e parakohshme dhe peshën e vogël të lindjes, mund të fillojë më herët nga ç’mund të mendohej. Sipas llogaritjeve të fundit të shkencëtarëve ajo nis që kur pacientët arrijnë moshën 20-vjeçare, kohë që përkon me daljen e dhëmbëve të pjekurisë. Përfundimi doli i njëjtë në sy studime të ndryshme. Dhëmbët e pjekurisë apo dhëmballët e treta janë një vend i përshtatshëm mbarështimi për bakterin “gram-negative” që shkakton sëmundjen peridontale.
16. HIV/AIDS dhe portokalli
Një kompani farmaceutike australiane tha këtë javë se elementet natyrore të nxjerra nga portokalli mund të përdoren për të trajtuar HIV/AIDS, gripin, SARS-in dhe të ftohurën e zakonshme. Citrofresh International Ltd. tha se ka zbuluar se elementi “Citrofresh bioflavanoid” është efektiv kundër virusit HIV-1, virusit human të gripit A etj. Kompania “GlaxoSmithKline Plc” ka ndaluar përpjekjet për të prodhuar një ilaç kundër AIDS, si pasojë e dy rasteve të rënda të problemeve me mëlçinë te pacientët që kishin pranuar të eksperimentonin ilaçin e tyre të ri.
17. Temperatura “pa shkak”, sinjal tumori
Temperaturë me origjinë të panjohur? Mund të përfaqësojë një kambanë alarmi për zhvillimin e një tumori. Të paktën kështu thuhet në revistën “Lancet”. Kjo tip temperature zakonisht është më e lartë se 38 gradë, zgjat rreth 3 javë dhe është e vështirë të individualizohen shkaqet e shfaqjes së saj. Rreziku ka qenë më i lartë për tumoret hematologjike, por dhe për tumoret në mëlçi, tru, veshka, kolit dhe pankreas. Megjithëse i ulët, rreziku ka qenë prezent deri një vit pas shtrimit në spital. Madje dhe nivelet e vdekshmërisë kanë qenë më të larta te pacientët që kanë patur një histori temperature me origjinë të panjohur.
18-Diabetikët, të rrezikuar edhe nga sëmundja e veshkave
Problemi më i shpeshtë tek personat që vuajnë nga diabeti është ajo që quhet nefropatia diabetike. Nefropatia diabetike është një ndërlikim tepër serioz i diabetit të sheqerit, që ka në bazë të tij dëmtimet specifike të arterieve të vogla të lëmshit klomerular të neuroneve, të cilat janë njësia bazë strukturore dhe morfologjike e veshkave. Nga nefropatia diabetike sëmuren si diabetikët me diabet tip një dhe ata me diabet të tipit dy. Nefropatia diabetike te diabetikët me tip një shfaqet të paktën 5 ose më shumë vitesh pas fillimit dhe diagnostifikimit të diabetit të sheqerit.
19-Vera e kuqe, aleate kundër helmimeve ushqimore
Vera e kuqe është aleate kundër helmimeve, që shkaktohen si nga bimët ashtu dhe nga mishrat. Të paktën ky është përfundimi i një studimi të kryer pranë universitetit të “Missouri-Columbia”. Sipas shkencëtarëve, përdorimi i verës ul pH gastrik dhe liron, pas procesit të metabolizmit, një polifenol që ndodhet te rrushi, që ka veti antioksidante dhe antibakteriale. Kombinimi i këtyre dy elementëve do ta bënte më të vështirë mbijetesën e baktereve në traktin gastro-intestinal dhe ka veti mbrojtëse mbi organizmin.
20-Banja me ujë të nxehtë shkakton papjellori te meshkujt
Duket e çuditshme, por është e vërtetë. Sipas specialistëve nga Universiteti i Kalifornisë, ku shkencëtarët, të tërhequr nga një thënie që sugjeronte se dushi apo banja me ujë të nxehtë e bën një mashkull jopjellor, kishin vendosur të gërmonin mbi të dhëna shkencore, të cilat mund të pohonin apo mohonin këtë mundësi. Edhe pse thënia e lashtë u vërtetua edhe me prova shkencore, meshkujt kanë akoma mundësi rikuperimi. Nëse qëndrojnë larg nga uji i nxehtë, atëherë organizimi i tyre rikthehet përsëri në pjellor.
21-Punëtorët e zyrave, në rrezik të madh të preken nga tromboza
Punëtorët e zyrave që qëndrojnë gjatë të gjithë ditës të ulur, janë më të rrezikuar nga tromboza se të tjerët që janë në lëvizje, madje ata janë më të rrezikuar edhe se viktimat klasike të trombozës, pasagjerët e fluturimeve të gjata. Punëtorët e zyrave të cilët ngjiten pas ekraneve të kompjuterëve janë më shumë të rrezikuar nga mpiksjet e gjakut që formohen në këmbët e tyre. Studimi mbi trombozën ka zbuluar se 34 për qind e pacientëve që shtrohen nëpër spitale me mpiksjet e gjakut kanë qenë për një periudhë të gjatë në punë, që i impononte atyre qëndrimin ulur, ka treguar prof. Richard Beasley i qendrës mjekësore të Zelandës së Re.
22-Stop rinitit alergjik me “super vitaminën C”
Në stinën e verës, konjuktivitetet, bllokimi i hundëve, dhimbja e kokës, kolla gjatë natës, janë shqetësimet kryesore te personat e predispozuar për të pasur probleme me alergjitë. Në stinën e nxehtë kjo patologji prek gati 15% deri 20% të popullsisë. Bëhet fjalë për një sëmundjeje inflamatore kronike e mukozës së hundës, që në fazën akute mund të kurohet fare mirë me medikamente antihistaminike. Por jo të gjithë dinë se për të qetësuar simptomat mund të përdoret një substancë antioksidante e zakonshme: Vitamina C. Në fakt, kjo substancë ka veti natyrale antihistaminike, të cilat janë evidentuar dhe më parë nga një sërë studimesh të ndryshme.
23-Arrat dhe bajamet pakësojnë rrezikun e diabetit 2
Diabeti 1 tipit 2 mund të bëhet shkak për sëmundjet të veshkave, zemrës dhe verbim. Por në një studim të kohëve të fundit thuhet se gratë që hanë çdo ditë 30 gramë arra kanë 30 për qind më pak gjasa për tu prek nga diabeti. Ndërsa tek gratë që konsumojnë çdo ditë një lugë vaj kikiriku rreziku ulet me 20 për qind. Përveç yndyrës së mirë, arrat përmbajnë edhe vitamina të shumta, minerale dhe fibra. Shkencëtarët ranë universitetit të Harvard në Boston përfshinë në studim rreth 83 mijë gra të moshave nga 34 deri në 59 vjeç. Pasi kanë analizuar të gjitha të dhënat, ata vunë re se arrat dhe vaji i kikirikut ulin riskun e prekjes nga diabeti i trupit 2.
24-Peshku parandalon hemorragjinë cerebrale
Në një studim të botuar në një revistë të shoqatës amerikane për shëndetësinë thuhet se ngrënia e peshkut të paktën 2 herë në javë ul riskun nga prekja e hemorragjisë cerebrale në tru. Studimi të cilit iu nënshtruan 99 meshkuj të cilët më parë konsumonin vetëm mish në dietën e tyre dhe që ishin shtruar në spital si pasojë e shfaqjeve të simptomave që çojnë në këtë sëmundje, arriti në përfundimin se mishi i peshkut ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të hemorragjisë cerebrale falë acidit yndyror që ai përmban dhe që ndihmon në qarkullimin e gjakut. Gjatë këtij studimi shkencëtarët nuk u bazuan në ndonjë lloj të veçantë peshku.
25-Kremi i tepërt shkakton infeksion
Shpesh gjatë periudhës së dimrit njerëzit përdorin krem për zbutjen e buzëve sa herë që lëkura e tyre thahet ose plasaritet. Por shkencëtarët pranë universitetit të Alabamës paralajmërojnë se lyerja e tepruar e buzëve me krem mund të bëhet shkak për infeksione. Ata tregojnë se kremi zbut lëkurën dhe e bën atë të pambrojtur nga bakteret dhe viruset e shumta. Pikërisht për këtë arsye ata këshillojnë që sasia e kremit ose pomadës kundër plasaritjeve të buzëve duhet të kufizohet në maksimum dhe mundësisht ky produkt të përdoret vetëm gjatë një moti tepër të ftohët. Madje po të njëjtën specialistët mendojnë se edhe gjatë stinës së verës, ku pluhurat janë me dendësi më të madhe.
26-Depresioni “zhvillon” sëmundjet e kockave
Sëmundjet mendore ndikojnë rrezikshëm në ndikimin e sëmundjeve fizike. Sipas specialistëve, dobësimi i kockave është pasojë e depresionit, veçanërisht kur personi që vuan nga krizat nervore ose stresi i ekzagjeruar është nën 40 vjeç. Një tjetër e veçantë e studimit rreth sëmundjeve mendore dhe atyre kockore ka të bëjë me femrat, sipas studiuesve, 30 për qind e grave që kalojnë menopauzën, por që para kësaj kohe kanë pasur probleme mendore, stres, depresion, vuajnë më pas edhe nga sëmundjet e kockave. Depresioni është stres që vazhdon për një kohë të tejzgjatur, kjo bën që truri të prodhojë hormone në nivele shumë të larta dhe të rrezikshme. Pikërisht për këtë arsye mjekët rekomandojnë që të gjithë ata që kanë kaluar periudha depresioni të bëjnë analizat për matjen e densitetit të kockave.
27-Tetraciklina pengon përhapjen e kancerit
Tetraciklina, ilaçi më i vjetër në botë, ndalon përhapjen e kancerit. Sipas mjekëve, provat që janë bërë me këtë ilaç të thjeshtë që ka ekzistuar në shekuj dhe kanë dalë të gjitha pozitive, aq më tepër që ai nuk kushton as shumë para. Të parët që kanë eksperimentuar me këtë medikament kanë qenë plot 60 gra në një institut në Kanada, të cilat vuanin nga kanceri i gjirit, ai i lëkurës. Dhe sipas të dhënave të para, tetraciklina parandalon përhapjen e sëmundjes në vende të tjera dhe bën të mundur mospërhapjen e sëmundjes në kocka apo infektimin e qelizave të shëndetshme.
28-Uji mineral favorizon veshkat
Uji është përbërësi kryesor në organizmin tonë. Është një nga elementët kryesore që e lejon trupin tonë të pastrohet nga papastërtitë e tij. Uji favorizon funksionimin e veshkave. Zbut indet dhe zbardh lëkurën tonë. Hidratimi është funksioni kryesor i ujit, më pas ai ka veti tretëse, çka do të thotë se zgjedhja e ujit me përqindje më të madhe minerale e ndihmon stomakun tonë të rënduar pas një dreke ose një darke që të funksionojë normalisht. Lodhja, stresi, mungesa e imunitetit, tkurrja e muskujve mund të jenë shenjat e para të mungesës së magneziumit, duke e ditur se magnezi nuk prodhohet nga trupi ynë, por atë duhet ta zgjedhim mes ushqimeve.
29-Shega ndihmon zemrën, gjakun, tretjen
Lëngu i shegës shuan etjen, nxit oreksin dhe ndihmon në tretjen e ushqimit. Me shumë sukses përdoret edhe në sëmundjet e stomakut dhe të zorrëve, është freskues dhe mënjanon helmet e organizmit. Ai mund të përdoret edhe për heqjen e njollave dhe rrudhave të fytyrës. Lëkura e saj, e pasur me taninë, akoma edhe sot përdoret në Afrikën e Veriut si ilaç për diarrenë. Lëngu i shegës mund të quhet edhe ilaç i çmuar për zemrën. Sipas një studimi izraelit, pirja e një gote me lëng shege çdo ditë do të parandalonte në formimin e pllakëzave në enët e gjakut, duke ulur kështu rrezikun për t‘u prekur nga arterosklerozat. Autorët e këtij studimi shpjegojnë gjithashtu se efektet e lëngut varen nga aftësia e organizmit për të përthithur dy gjene që aktivizohen nga substanca oksiduese, të cilat forcojnë muret e enëve të gjakut.
30-Vaji i ullirit zgjat jetën
Studimet e ndryshme kanë treguar se vaji i ullirit luan një rol të rëndësishëm në mbrojtjen ndaj sëmundjeve. Ndër shekuj është protagonist i padiskutueshëm i dietave mesdhetare, duke ndikuar në uljen e vdekshmërisë nga sëmundjet kardiovaskulare e duke çuar në parandalimin e disa lloje tumoresh, sidomos atij të gjirit. Meqenëse është i pasur edhe me yndyra të pangopura, ai eliminon ndjeshëm rrezikun për t‘u prekur nga sëmundjet e zemrës, pasi ul nivelin e kolesterolit të keq (LDL)-së që grumbullohet nëpër arterie. Po ashtu, dietologët dhe mjekët këshillojnë që, nëse dëshironi të keni një jetë të gjatë dhe të shëndetshme, ky produkt fisnik i dalë nga ulliri duhet të jetë i pandashëm nga tavolinat tuaja.
31-Fara e zezë parandalon reaksionet alergjike
Studiuesit amerikanë thonë se fara e zezë shëron çdo sëmundje, përveç vdekjes. Sipas tyre, ky ilaç bimor normalizon imunitetin e njeriut. Në Amerikë janë bërë analiza të sakta mbi përbërjen e kësaj bime dhe efektet e saj qendrore. Sipas tyre, është vërtetuar se të gjitha vajrat e lashta të saj të provuara janë ilaçe gjithëshëruese. Fara e zezë është një artikull ushqimor, i cili nuk ka efekte anësore apo negative. Kjo bimë mund të mënjanojë reaksione alergjike dhe ushtron ndikim drejt zbutjes së astmës, alergjisë së barit, alergjisë së pluhurit dhe infektimeve gripale.
32-Vitamina E parandalon sterilitetin tek femrat dhe meshkujt
Vitamina E është antisterile. Kjo substancë kimike është e njohur në shkencë edhe me emrin “tokoferol”, që e ka prejardhjen nga një fjalë greke, domethënë “të lindësh”. Kjo i është atribuuar vitaminës E, për funksionimin kryesor biologjik të saj, në parandalimin e sterilitetit, si te meshkujt, ashtu edhe te femrat. Kjo vitaminë ndikon në funksionimin normal të organeve të shumëzimit, si të njeriu, ashtu edhe te kafshët. Prandaj sot është pranuar shkencërisht se mungesa e vitaminës E në ushqimin e përditshëm të njeriut shkakton sterilitet (shterpësi).
33-Është më mirë tension i lartë apo i ulët?
Mjekët thonë se në përgjithësi është më mirë të kesh tension të ulët sesa tension të lartë të gjakut. Megjithatë, një studim i ri tregon se ka një moment në të cilin është më mirë që njerëzit të cilët pësojnë infarkt të kenë tension të lartë, dhe ky është momenti kur ata arrijnë në spital. Në rubrikën “Mjekësi dhe Shkencë” do të flasim edhe për tubat e vegjël që vendosen në zemër për të parandaluar atakun. Shumica e këtyre tubave vishen me ilaçe të ndryshme, por të dhëna të reja tregojnë se tubat e veshur me ilaçe paraqesin mjaft rrezik.
34-Puna natën shkakton kancerin në organizëm
Puna natën mund të shtojë rrezikun e prekjes nga kanceri. Një njoftim shqetësues për ata që punojnë gjatë turnit të natës: Një studim i ri thekson se ata janë nën një rrezik të shtuar për t’u prekur nga kanceri. Pas shpalljes së rezultateve të studimit që arriti në këtë përfundim, Agjencia Ndërkombëtare për Kërkime në Fushën e Kancerit, degë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, tha se së shpejti do ta klasifikojë punën natën si një ndër shkaktarët e mundshëm të kancerit. Dhe ka gjasa që një hap të ngjashëm të ndërmarrë edhe Shoqata Amerikane Kundër Kancerit, e cila në të kaluarën i ka parë me dyshim pretendime të tilla të ngjashme.
35-Natriumi rrit presionin e gjakut
Ekziston një lidhje e fortë ndërmjet konsumit të natriumit dhe presionit të gjakut. Vlerat e mëdha të natriumit në organizëm bëjnë që trupi të mbajë sasi të tepërta të lëngjeve, të cilat vështirësojnë punën e zemrës dhe ngushtojnë enët e gjakut, duke çuar në rritjen e presionit të gjakut. Natriumi ul efektivitetin e ilaçeve që përdoren për trajtimin e presionit të lartë të gjakut. Ai gjendet kryesisht në kripën e tavolinës në formën e klorurit të natriumit. Shkencëtarët kanë gjetur se kaliumi dhe kalciumi kanë efekte pozitive në presionin e lartë të gjakut. Ato ofrojnë një mbrojtje kundër presionit të lartë të gjakut dhe kundërshton efektet e natriumit.
36-Obeziteti, shkaktar për hipertensionin
Obeziteti është i lidhur ngushtë me hipertensionin, sepse obeziteti vështirëson punën e zemrës për të furnizuar indet me gjak. Kontrolli i peshës është një faktor i rëndësishëm në parandalimin dhe trajtimin e presionit të lartë të gjakut. Humbja e peshës ndihmon në uljen e presionit të gjakut dhe përmirëson efektivitetin e ilaçeve që përdoren për kurimin e presionit të gjakut. Po ashtu, njerëzit që bëjnë një jetë sedimentare kanë 50% më shumë mundësi që t’u zhvillohet hipertensioni sesa ata që bëjnë një jetë aktive. Aktiviteti fizik i rregullt mund të ulë presionin sistolik me rreth 10mmHg në pacientët me hipertension.
37-Pirja e alkoolit rrit rrezikun për kancer
Konsumimi i alkoolit, duke përfshire verën, shton rrezikun e disa kancereve më të zakonshëm, megjithëse shumë studime tregojnë që ulin rreziqet e sëmundjeve kardiovaskulare. “Pirja e alkoolit në sasi më pak se 25 gram në ditë, ka një rol të favorshëm në sëmundjet e zemrës”, thotë profesor Carlo la Veçhia, por kjo është e shoqëruar me një rritje të rrezikut të kancereve të zonave të larta të aparatit tretës si dhe të laringut, si dhe të kancereve të mëlçisë, zorrëve dhe gjoksit.
38-Temperatura e lartë, largohet me çaj dardhe
Dardha konsiderohej në Evropë si simbol i shëndetit, fatit dhe shpresës, dhe ishte mjaft e njohur që në periudhën e romakëve të lashtë, të cilët prodhonin prej saj një lloj vere e cila përdorej si antidot kundër kërpudhave helmuese. Gerard, një botanolog i shekullit të 16-të shkruan: “Vera e dardhës ndihmon ata persona që nuk janë mësuar të pinë, ngroh stomakun dhe lehtëson tretjen”. Për kinezët, dardha simbolizon jetëgjatësinë, drejtësinë dhe gjykimin e drejtë. Sot ekzistojnë rreth 3000 lloje dardhash, të cilat janë të gjitha të ngrënshme.
39-Pickimet e mushkonjave, ikin me banane
Përveç vitaminave të shumta të ka fruti i bananes, ka edhe veti të tjera. Kështu, sipas specialistëve, pickimet e mushkonjave, skuqja, kruarja dhe enjtja largohen me banane. Para se të shikoni pjesën ku ju ka pickuar mushkonja, mjekët këshillojnë që të fërkoni pjesën e infektuar të vendit me pjesën e brendshme të lëkurës së bananes. Sipas mjekeve popullorë, përdorimi i lëkurës së bananes në këtë mënyrë zvogëlon efektin e ënjtjes dhe të të kruarit. Bananet kanë nivel të lartë të vitaminave B, të cilat ndihmojnë për të qetësuar sistemin nervor.
40-Kafja shton rrezikun nga abortimi spontan
Marrja e përditshme e dozave të mëdha të kafes gjatë shtatzënisë shton rrezikun nga abortimi spontan, ka dëshmuar studimi i publikuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që njëkohësisht ka vërtetuar rezultatet e hulumtimeve të mëhershme. Shtatzënat do të duhej “të mendojnë për të ndaluar pirjen e pijeve të cilat përmbajnë kafeinë”, shkruajnë autorët e studimit të publikuar në numrin e fundit të gazetës amerikane për obstetrikë dhe gjinekologji.
41-Marihuana armiku më i madh i dhëmbëve
Njerëzit, të cilët pinë rregullisht marihuanë, janë më të prirë ndaj sëmundjes së dhëmbëve, që në rastin më të keq mund të sjellë deri tek paradentoza. Hulumtimi më i ri ka treguar se pirja e shpeshtë e marihuanës është drejtpërdrejt e lidhur me më shumë se 75% të rasteve të sëmundjeve të dhëmbëve, dhe atë tek personat më të rinj se 32-vjeç. Inflamacioni i mishit të dhëmbëve është shkaku më i shpeshtë i shkatërrimit të dhëmbit, menjëherë pas paradentitit.
42-Vitamina C, ilaçi për personat me diabet
Studimet e reja kanë dëshmuar që vitamina C ndihmon në neutralizimin e të ashtuquajturve radikalëve të lirë, molekulave, sasia e të cilave është e shtuar te personat që vuajnë nga diabeti. Tanimë është fakt i njohur që këto molekula shkaktojnë dëmtimin e disa llojeve të lëkurës. Deri te shtimi i radikaleve të lirë te personat me diabet, vijnë për shkak të ndryshimit të mitohondrieve, pjesëve stacionare, që duhet ta prodhojnë energjinë. Po ashtu është konstatuar se pa ndërhyrjen nga jashtë, përkundër zbritjes së nivelit të shtuar të sheqerit në gjak, këto molekula shtojnë rrezikun për sëmundjet e zemrës dhe humbjen e shikimit.
43-Specat djegës lehtësojnë dhimbjet
Anestetikët e ri me bazë nga speci djegës mund të ofrojnë një qetësim më të mirë të dhimbjes gjatë lindjes, operacioneve ose gjendjeve tjera të shoqëruara me dhimbje, krahasuar me anestetikët konvencional. Testet preliminare me anestetikë të tillë kanë treguar se ajo në mënyrë efektive ka bllokuar dhimbjen pa shkaktuar humbje të plotë të ndjenjës në ato zona ku është përdorur. Hulumtuesit thonë se anestetikët eksperimentues veprojnë duke bllokuar në mënyrë selektive qelizat nervore të ndjeshme ndaj dhimbjes, pa i prekur qelizat tjera nervore që kontrollojnë lëvizjet ose ndjesitë tjera jo të dhimbshme.
44-Mjalti zbut kollën natën
Një lugë mjaltë mund të zbus kollitjen e natës dhe t’u ndihmojë fëmijëve dhe prindërve të tyre që të flenë më mirë, ka dëshmuar një studim në të cilin janë përfshirë 105 fëmijë, të cilët kolliteshin për shkak të ftohjes. Fëmijët janë ndarë në tri grupe nga të cilat njëri ka marrë shurup kundër kollitjes, i dyti mjaltë, ndërsa i treti asgjë, dhe është dëshmuar që mjalti është zgjidhja më e mirë. Mjalti përdoret në mbarë botën si ilaç popullor kundër kollitjes dhe është alternativë më e sigurt dhe më e efektshme sesa mjekësia zyrtare.
45-Ndryshohet tradita, pica kundër plakjes
Pica kundër rrudhave. Është një picë e re e ideuar nga një ekspert i ushqimit dhe biokimist italian, ndërsa është bërë pjesë e një zinxhiri të picerive, por që në të njëjtën kohë ka nxitur edhe polemika te njerëzit, që thonë se është cënuar kuzhina nacionale. Pica prej miellit integral dhe zarzavateve, e emërtuar Primula, ka tri herë më shumë fije dietale sesa pica e zakonshme, si dhe më shumë magnez e hekur. Kjo picë nuk guxon të ketë më pak se tetë lloje të perimeve dhe ato nga perimet të cilat ndihmojnë në luftën kundër plakjes, si domate, hudhër, kërpudha, karota dhe spinaq.