Tuneli ndërkontinental, e ardhmja e transportit publik në tokë

Harta tregon sesi e gjithë bota do të lidhet duke përdorur një rrjet nëntokësor global Disa udhëtime me tren ose avion duket sikur zgjasin p...

  • Harta tregon sesi e gjithë bota do të lidhet duke përdorur një rrjet nëntokësor global

Disa udhëtime me tren ose avion duket sikur zgjasin përgjithmonë, sidomos kur ju duhet të prisni trenin ose avionin e radhës. Po sikur të merrnit trenin në Madras të Indisë dhe të udhëtoni për në Boston pa pritje dhe ndërrime? 
Chris Gray, 47 vjeç, nga Uest Jorkshajer, e ka imagjinuar botën si një hartë të ngjashme me metronë gjigande londineze, ku njerëzit mund të lëvizin lirshëm nga njëri kontinent në tjetrin dhe të shohin krijesat e oqeanit nga ndenjëset e tyre të rehatshme gjatë udhëtimit. 
Ai ka punuar për ndërtimin e një harte që lidh qytetet e botës dhe i janë dashur 500 orë për krijimin e saj. Stili i metrosë botërore, “euroqendrore”, është frymëzuar nga puna e Harry Beck, krijuesit të hartës së metrosë së Londrës në vitin 1931. Linja tre-kontinentale është e kuqe, si linja qendrore e Londrës, linja gri është amerikane dhe linja e zezë, australiane-ndërpaqësore. 
Për momentin ëndrra e tij është e pamundur, por inxhinierët janë përpjekur në mënyrë të vazhdueshme të zhvillojnë mënyra të reja për të lidhur shtetet. Këto variojnë nga tunelet lundruese deri tek linjat malore në Alpe. 
Një ekspert i tuneleve tha se duhen lidhur më tepër vende nga struktura fizike në të ardhmen, edhe pse disa tunele nëntokësore do të ishin të pamundura në disa vende. Po ashtu, një projekt i tillë do të kërkonte një buxhet dhe kohë të pakufizuar. Mirëpo, ideja e lidhjes së shteteve është e mrekullueshme dhe nuk ka pse të jetë domosdoshmërisht një lidhje nëntokësore. Mund të shfrytëzohen të gjitha mundësitë, thotë krijuesi i hartës. 

Sfida e ndërtimit të një tuneli përmes Atlantikut
Një projekt për ndërtimin e një tuneli nënujor përmes Atlantikut do të kërkonte një buxhet të palimituar dhe teknologji të re që i lejon tunelet të durojnë presionin e ujit. Ideja e ndërtimit të një tuneli të tillë ndoshta nuk është e mundshme për shkak të thellësive të mëdha dhe pjatave tektonike. 
Aktualisht, inxhinierët ia dalin të ndërtojnë 20-30 metra tunel gjatë një dite duke përdorur teknika të reja. Nëse një tunel nëntokësor do të ndërtohej përmes Oqeanit Atlantik nga Londra në Nju Jork – 459 milje (5567 kilometra) – me ritmin e sotëm, do të kërkonte 508 vjet për t’u ndërtuar. 

/Shekulli Online/L.B./



Related

Speciale 1561198092248100852

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item