Si të bëhesh një sipërmarrës i suksesshëm
Dikur, Eleonor Ruzvelt thoshte se një lider i mirë, frymëzon ata që e ndjekin nga pas dhe bën që të kenë besim jo vetëm tek ai, por mbi të ...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/04/si-te-behesh-nje-sipermarres-i.html
Dikur, Eleonor Ruzvelt thoshte se një lider i mirë, frymëzon ata që e ndjekin nga pas dhe bën që të kenë besim jo vetëm tek ai, por mbi të gjitha tek vetja.
Mirëpo të bëhesh një lider, aq më shumë një lider i mirë, nuk është aspak e thjeshtë. Drejtimi me sukses i një biznesi të porsa ngritur, me të gjithë ulje-ngritjet e tij, është një prej sfidave më të mëdha që mund të ndeshë një sipërmarrës. Sikurse pohon edhe John Maxwell, një prej autorëve i cili ka botuar shumë libra mbi lidershipin, një sipërmarrje e suksesshmë nuk është thjesht të punosh shumë dhe të zhvillosh produktet, të përballesh me problemet financiare, të promovosh biznesin dhe të shesësh sa më shumë. Mbi të gjitha, një sipërmarrës i mirë duhet të mendojë si të udhëheqë njerëzit që punojnë me të, apo të përpiqet të gjejë stafin më të mirë me të cilin të punojë. Ja se cilat janë dhjetë hapat që ju çojnë drejt të qenit një lider i suksesshëm.
Grumbulloni një skuadër të përkushtuar ndaj punës
Njerëzit me të cilët punoni duhet të jenë të përkushtuar, jo vetëm ndaj jush, por edhe ndaj biznesit tuaj. Sipërmarrësit e suksesshëm, nuk kanë vetëm aftësi sociale apo në fushën e shitjeve. Harvey Mackay, një tjetër autor i librave mbi lidershipin thotë se një ide gjeniale mbi një biznes, nuk është e mjaftueshme. Sipërmarrësit do të duhet të jenë të aftë të identifikojnë, të tërheqin dhe zhvillojnë talented, të cilat mund ta kthejnë konceptin e sipërmarrësit në sukses.
Kur jeni në organizim e sipër të skuadrës me të cilën do punoni, kërkoni njerëz, vlerat e të cilëve janë në përputhje me qëllimet e biznesit tuaj dhe misionin e tij. Njerëzit me shpirt sfidues, të cilët bësojnë në atë që bëjnë, janë përbërësit më të mirë të një skuadre e cila synon suksesin e biznesit.
Komunikimi
Ky është një nga fjalët kyçe në gjithë këtë histori. Edhe pse stafi juaj mund të ketë 5 apo 10 veta, ju duhet të dini patjetër se ç’bëhet me të gjithë. Sipërmarrës të ndryshëm, aplikojnë metoda të ndryshme, megjithatë e rëndësishme është që mes jush dhe skuadrës suaj të ketë komunikim, përmes tij edhe motivim, veçanërisht në kohë të vështira për të gjithë.
Pritshmëritë
Kur drejtoni një biznes të vogël, mund të mendoni shpesh se ata me të cilët punoni i kuptojnë jo vetëm qëllimet tuaja, por edhe misionin e kompanisë, gjë e cila edhe mund të jetë e vërtetë. Mirëpo, çdokush ka nevojë t’i rikojtohet herë pas here se drejt cilës rrugë është duke ecur kompania dhe si do të ndryshojnë gjërat, pasi të ketë mbërritur në destinacion. Një prej pyetjeve që bëjnë më shpesh punojësit është “çfarë përfitoj unë?”. Kështu që është me shumë rëndësi që ju t’au krijoni idenë e qartë edhe punojësve tuaj. Kujtoni se duhet të kuptoni pritshmëritë që kanë njerëzit të cilët po ju ndihmojnësi të rrisni biznesin tuaj.
“Sipërmarrësit kanë vizionin, energjinë dhe përpiqen me gjithë forcat e tyre që ky vision të realizohet, mirëpo shpesh ata harrojnë gjënë kryesore. Mendojnë se entuziazmi i tyre është ngjitës, por nuk është kështu. Njerëzit duhet t’i fusësh në botën tënde, të bësh që ata të kuptojnë dhe pastaj të ndiejnë atë që ndien edhe sipërmarrësi”, thotë Beverly Flaxington, themelues i kompanisë këshilluesë në fushën e biznesit “Bashkëpunëtorët”.
Jini autentik
Liderët e mirë këmbëngullin në përsonalitetin e tyre dhe bësojnë fort në atë se çfarë prodhon organizata e tyre. Nëse do të jeni vetvetja, jo të përpiqeni të silleni si dikush tjetër dhe të mbani pranë vetes persona që vlerat i kanë në të njejtën linjë me ato të biznesit tuaj, atëherë keni më shumë gjasa të keni sukses. Kujtoni që çdo biznes është i ndryshëm nga tjetri dhe çdo sipërmarrës ka personalitetin e tij. Nëse jeni autentik, do të dini sit ë tërhiqni njerëzit e duhur, jo vetëm punojësit, por edhe klientët e konsumatorët.
Njihni vështirësitë tuaja
Shumë sipërmarrës kanë sigurinë dhe optimizmin se biznesi i tyre është duke ecur në rrugën e duhur e të dëshiruar prej tyre, mirëpo sipas autores Beverly Flaxington, lideri i cili nuk merr kohën të analizojë pengesat dhe vështirësitë që i kanosen, është një lider dritë-shkurtër.
“Duhet të dini se çfarë keni kundër dhe të zhvilloni strategji të tilla për t’ia dalë mbanë. Është naivitet të mendoni se duke qenë se keni një energji kaq të madhe, jeni në të njejtën kohë edhe të aftë të pushtoni gjithçka. Gjëja e zgjuar që duhet bërë është të bëni një hap prapa për të kuptuar se cilat janë vështirësitë tuaja dhe para se të bëni sërish para, të jeni të sigurtë në hapat që do hidhni”, thotë Flaxington.
Krijoni grafikun e grupit
“Shumë skuadra biznesi “zbresin në rrugë” pa e ditur as se çfarë janë, as ku po shkojnë dhe se cila do të jetë rruga që do të ndjekin”, thotë Ken Blanchard, bashkautori i librit “Menaxheri i një minutëshit”. Kështu, vetëm sepse keni mbledhur një skuadër, së cilës i keni dhënë disa detyra, nuk do të thotë se do të keni sukses. E rëndësishmë është të krijoni një garfik të punës, me qëllimet, synimet, të cilat skuadra juaj do të duhet të realizojë. Në këtë mënyrë edhe punojësit do të kuptojnë se përse është kaq i rëndësishëm organizimi dhe puna në grup në realizimin e qëllimeve. Një grafik i tillë,do t’ju ndihmojë edhe të mbani parasysh çdo të dhënë, madje edhe të modifikoni zëra të ndryshëm, si pasojë e rritjes së biznesit.
Besoni tek njerëzit e tu
Liderët sipërmarrës duhet të ndihmojnë njerëzit e tyre që mes tyre të zhvillohet një marrëdhënie besimi reciprok, veçanërisht në kohët e vështira. Kjo marrëdhëni krijohet vetëm kur lideri beson se skuadra e tij është padyshim më e mira. Maxëell thotë se një lideri tillë do të duhet të mendojë se njerëzit e tij janë më të mirët, t’i trajtojë ata si më të mirët e për rrjedhojë ata do të performojnë si më të mirët. Mirëpo vetëm besimi tek ta, nuk mjafton, ndaj një lider do të duhet edhe t’i ndihmojë ata që të fitojnë.
Delegoni autoritetin
Shumë shitës produktesh pohojnë se tingëllimi më i mirë për veshët e tyre është emri i kompanisë së tyre, në buzët e konsumatorëve, të tjerë mendojnë se nuk ka tingëllim më të bukur se zhurma e parave, apo akoma më shumë, të tjerë sipërmarrës duan zhurmën imagjinare që shkakton rënia e konkurentit. Gjithësesi, shumë sipërmarrës janë aq të dashuruar pas ideve të tyre, sa e kanë të vështirë të delegojnë jo vetëm besueshmërinë, por edhe një pjesë të autoritetit të tyre, një difekt i madh ky sipas shumë autorëve të librave të menaxhimit dhe lidershipit. Mos harroni, golat shënohen kur mirëkuptohen qendërmbrojtësit me sulmuesit.
Mbajeni përherë të angazhuar skuadrën tuaj
Një lider i mirë di si ti japë sfidat e radhës grupit të tij. Kërkojuni atyre çdo herë që t’ju sjellin ide të reja, çfarë mund të bëjnë që s’e kanë bërë më parë. Në këtë mënyrë, i mbani gjatë gjithë kohës të angazhuar për t’i bërë gjërat ndryshe, duke sjellë risi.
Qëndroni i qetë
Sipërmarrësit, shpesh i takon të bëhet edhe katalizator në situata jo fort të këndëshme. Në një kohë, kur edhe kushtet ekonomike nuk janë shumë të favorshme për biznes, sipërmarrësi është ai që më shumë se kushdo të qëndrojë i qetë dhe të vazhdojë të motivojë punojësit e tij,me qëllim që të arrijnë objektivat./100revista