Lojërat për pushtet të Putinit në Amerikën Latine

Rusia kërkon t’i zgjerojë lidhjet e saj tradicionale me shtetet majtiste të Amerikës Latine, për të mbështetur statusin e saj si fuqi botëro...

Rusia kërkon t’i zgjerojë lidhjet e saj tradicionale me shtetet majtiste të Amerikës Latine, për të mbështetur statusin e saj si fuqi botërore, por reagimet nga Nikaragua, Kuba dhe Venezuela janë të kujdesshme.

Venezuela është një aleate besnike e rusëve – që nga kohët sovjetike. Presidenti Nicolas Maduro nuk lë dyshim me kritikën e tij ndaj sanksioneve të SHBA-së dhe BE-së se e mbështet Rusinë në krizën e Krimesë. “Ata duan ta rrethojnë Rusinë, për ta dobësuar, për ta shtypur dhe për ta shkatërruar”, – tha ai në fjalimin e përjavshëm në radio. Por më pak e frymëzuar është Venezuela nga planet e Rusisë, për ta zgjeruar praninë e marinës së saj në Amerikën Latine nëpërmjet aksesit në portet e rajonit. Ministri i Jashtëm, Elias Jaua, e bëri të qartë se shkel Kushtetutën lejimi i bazave të huaja ushtarake në vend. Edhe shefi i ushtrisë së Nikaraguas, Julio Aviles, tha se Kushtetuta e Nikaraguas lejon vetëm një qasje për synime humanitare ose për manovra. Qeveria e Kubës nga ana e saj nuk reagoi fare. As pas mbërritjes së një anijeje luftarake ruse më 27 shkurt në portin e Havanës, një ditë pasi Ministria ruse e Mbrojtjes publikoi plane se do ta rrisë praninë ushtarake në të gjithë botën, si në Amerikën Latine ashtu edhe në Afrikën e Veriut.
Eksperti amerikan i politikës së jashtme, Stephen Blank, thotë për “DW”: “Po të shikoni fjalimin e Putinit të së enjtes së kaluar, bëhet e qartë se për mendimin e saj, Rusia mund të ekzistojë vetëm si perandori e madhe. Ajo që kërkojnë rusët në Amerikën Latine, është një ndikim nga pozitat e pushtetit të madh”.
Rusia kërkon edhe një çmim për ndihmat e viteve të kaluara aleatëve të saj, gjë që përfshin edhe dërgimin e ushqimeve dhe të armëve. Këta hapa mund të shihen edhe si përgjigje për përpjekjet e NATO-s për ta forcuar praninë e saj në Evropën Lindore, në afërsi të kufirit rus. Sipas “DW”, synimi i Rusisë është që ta destabilizojë rajonin dhe që ta shfrytëzojë predispozicionin tradicional antiamerikan në shumë vende të Amerikës Latine.
Blank beson se reagimet e rezervuara nga shtetet e Amerikës Latine janë vetëm një taktikë negociatash dhe se rusët sjellin shumë para, ndikim dhe pushtet në tryezë. Shitja e armëve dhe eksportet energjetike janë kartat e fatit të Rusisë në Amerikën Latine. “Rusia blen firma energjetike… pjesa më e madhe e naftës së Venezuelës shkon drejt SHBA-së, rusët do të ishin atëherë pronarë të një pjese të kësaj nafte. Ata besojnë se në këtë mënyrë mund të fitojnë ndikim ndaj ekonomisë amerikane”, – thotë Blank.

Related

Botë 1806919294478514517

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item