Historia e stadiumit “Marakana”, çfarë nuk dini për “katedralen” e futbollit

Ndërtuar më vitet 1948-1950 dhe inauguruar më 16 qershor të 1950 stadiumi “Marakana” ka qenë impianti më i madh që ka ngritur ndonjëherë dor...


Ndërtuar më vitet 1948-1950 dhe inauguruar më 16 qershor të 1950 stadiumi “Marakana” ka qenë impianti më i madh që ka ngritur ndonjëherë dora e njeriut. Kapaciteti origjinal i tij ka qenë 200 mijë vende, por pas rikonstruksionit të viteve ‘90 kapaciteti i tij u ul ndjeshëm për të bërë të mundur edhe sigurinë e tij. Tashmë shtëpia e skuadrave Botafogo, Flamengo dhe Fluminense me rinovimin që po i bëhet merr 73,351 spektatorë. Ky stadium është ngritur në një nga lagjet më të populluara të Rio de Zhaineros dhe mbetet si impianti më i stërgjatë në botë. Ish-mesfushori i Flamengos, Ziko mban rekordin si golashënues në këtë stadium. Ai ka shënuar 333 gola në 435 ndeshje.
Historia

Ka disa stadiume në botë që me të drejtë pretendojnë të jenë monumente historike e po ashtu edhe arena sportive. Stadiumi Estadio Mario Filho, ose siç njihet tani “Marakana”, i cili është stadiumi më i madhë në botë saj përket kapacitetit të ulësve dhe me një arkitekturë madhështore, është padyshim një prej tyre.
I ndërtuar në zemër të Rio de Zhaneiro për mikpritjen e Kupës së Botës në vitin 1950, stadiumi Marakana mbetet në mesin e monumenteve më të paharrueshme në futbollin brazilian dhe botëror. Marakana sot ka marrë përmasa mitike dhe përfaqëson një kala pothuajse papushtueshme. Nga ai stadium kanë dalë shumë yje të njohur të futbollit brazilian dhe botëror si Pele, Garrinça, Ziko dhe Romario.
Ndërtimi i stadiumit filloi në vitin 1948 dhe në të punuan mbi 10 000 punëtorë pandërprerë.
Stadiumi u prezantua zyrtarisht në botë para ndeshjes hapjes Kupës së Botës 1950, ku aty do luheshin pesë nga gjashtë ndeshjet e këtij Botërori.
Në Marakana po ashtu u zhvillua edhe finalja e botërorit me 16 korrik të vitit 1950, ku Uruguaji mposhti me rezultat 2-1 Brazilin ndërsa në stadium ishin të pranishëm 174 000 spektator edhe pse disa burime të sigurta deklarojnë se kjo shifër ishte shumë më e madhe. Ish-presidenti FIFA-s Zhoao Havelanzhe deklaronte: ”Atë ditë në stadium ishin 220.000 spektator”, një shifër e barabartë me 10 për qind të popullsisë të Rio de Zhaneiros në atë kohë.
Katër ekipet e qytetit të Rio de Zhaneiro, Botafogo, Flamengo, Fluminense dhe Vasko, ndeshjet ndërmjet tyre i luajnë në stadiumin Marakana, ndërsa Pele golin e 1000 në karrierë e shënoj po në këtë stadium.
Një nga kapitujt më prekës në historinë e stadiumit ishte më 20 janar 1983, kur Garrinça, një nga më të mëdhenjtë e futbollit brazilian, u nda nga jeta dhe eshtrat e tij u sollën në stadium. Mijëra tifozë erdhën për t’i bërë nderime dhe për të dhënë lamtumirën e fundit idhullit të tyre.
Në Marakana do organizohet edhe ceremonia e hapjes së Kupës së Botës Brazil 2014. Do të jetë stadiumi ku do të luhet finalja e 13 korrikut. Por përpara kësaj do të presë 4 përballje në fazën e grupeve, një ndeshje në 1/8 dhe një çerekfinale

Related

Sport 6943387712286568974

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item