30 mënyra për t’u bërë më të zgjuar

Këto janë përfundimet e studimeve të fundit shkencore që lidhen me të mësuarin dhe krijimtarinë Të ushtrohesh duke mësuar është më mirë s...



Këto janë përfundimet e studimeve të fundit shkencore që lidhen me të mësuarin dhe krijimtarinë




Të ushtrohesh duke mësuar është më mirë se sa të ushtrohesh dhe të mos bësh më asgjë tjetër. Të ndihmon të kuptosh më mirë botën dhe të marrësh vendimet e duhura



Çfarë do të ishte më mirë për trurin, një spektakël apo një kualifikim? Natyrisht që për mendjen janë më të vlefshme ushtrimet sesa spektaklet që përsëritet çdo vit. Maksimumi që do të merrni prej tij janë disa informacione të arkivuara më parë në mendjen tuaj. Do të ishte më mirë që ta ushtronit trurin me informacione të reja, sesa të ripërsërisni ato që dini, duke fituar edhe diçka tjetër që të gjithë e dëshirojmë: të jemi më të zgjuar, më krijues, të aftë për të krijuar marrëdhënie me të tjerët, të kujtojmë atë që lexojmë, të kuptojmë studimet mjekësore dhe problemet që lidhen me të ose të marrim vendimet e duhura në punë, dashuri, jetë.



Dieta intelektuale



Aktivitete të tjera që funksionojnë për zhvillimin e trurit? Të mësosh një gjuhë të re, për shembull jo vetëm që përmirëson sistemin nervor, por largon me pesë vjet rrezikun e prekjes nga demenca. Një “bashkëpunëtor” i mirë është edhe ushqimi: dieta mesdhetare (e pasur me fruta, zarzavate, peshk dhe vaj ulliri) përmirëson aftësitë e të mësuarit. Kështu pra, keni disa zgjedhje për të ushqyer dhe zhvilluar trurin tuaj. Provojeni dhe do të mbeteni shumë të kënaqur. Më poshtë do të lexoni edhe mënyrat për të zhvilluar zgjuarsinë.



1)Lëreni mendjen të lirë



Studime të ndryshme shpjegojnë se të “udhëtosh” me mendje, sidomos kur kjo gjë bëhet pa vetëdije, e ndihmon trurin të përqendrohet dhe zhvillojë mendime të reja për të zgjidhur problemet që e trishtojnë më shumë.



2)Luani me video-lojëra



Sipas studimeve, video-lojërat përmirësojnë reflekset dhe aftësinë për kryer shumë punë në të njëjtën kohë si dhe largojnë mendimet e këqija që krijohen gjatë një pune stresuese.



3)Plotësoni dëshirat



Studimet konfirmojnë se fëmijët që në këmbim dy të ëmbëlsirave janë në gjendje të heqin dorë nga njëra prej tyre, vite më vonë arrijnë rezultate më të mira në çdo fushë të jetës, në krahasim me fëmijët që sapo i blejnë ëmbëlsirat, i hanë dhe nuk heqin dorë nga asgjë.



4)Bëhuni ekspertë të diçkaje



Mësoni të bëni diçka të re që vërtetë ju pëlqen. Truri juaj do të punojë më mirë kur ta bëni këtë gjë. Asnjë nuk lind ekspert, por çdokush mund të bëhet me praktik.



5)Shprehni mendimet tuaja



Të gjithë mund të bëhemi kritikë në internet. Nëse për shembull, keni lexuar një libër, thuajeni mendimin tuaj rreth tij. Vetëm fakti që do ta shkruani, do t’ju ndihmojë të kuptoni më mirë se çfarë mendoni.



6)Pini lëngje



Dehidratimi e ngarkon më shumë punën e trurit, dhe kjo mund të ndikojë negativisht te aftësitë tuaja programuese.



7)Mësoni ‘taekwondo’



Mund të kërceni ose të luani ndonjë lojë tjetër zbavitëse. Pra, përpiquni të gjeni një aktivitet që t’ju shtojë rrahjet e zemrës dhe të kërkojë koordinim e lëvizjeve. Nuk dihet për ç’arsye, por është vërtetuar se aktiviteti fizik i bën mirë zgjuarsisë.



8)Shikoni “Al Xhazirën”



Ose më mirë: lexoni një gazetë, shikoni televizor. Bëni diçka që të ketë mendime të ndryshme nga tuajat. Por mos u kushtëzoni vetëm tek mendimet e reja dhe ato të ndryshmet nga ju. Një studim i kryer së fundmi te personat që dëgjonin versionin anglez të televizionit arab ‘Al Xhazira’ tregoi se kishin një mendje më të hapur në krahasim me ata që shikonin vetëm televizionet amerikane.



9)Shkarkoni konferencat “Tjd”



Mendjet më të ndritura të planetit prezantojnë çdo vit në “Tjd” (teknologji, jetë, dizajn: ide që ja vlen të përhapen kudo në botë), mendimet e tyre më të reja. Mund t’i shikoni ato në faqen e internetit  www.ted.com.



10)Flini mirë



Mos hiqni kurrë dorë nga gjumi. Për të plotësuar orët, shtrihuni herët. Një studim i universitetit amerikan të Harvardit ka vërtetuar se truri vazhdon t’i përpunojë kujtimet dhe t’i fiksojë, edhe pasi na ka zënë gjumi. Ndaj e kemi më të lehtë që t’i kujtojmë gjërat.



11)Fshini buzëqeshjen



Duket se është vërtetuar edhe shkencërisht fakti që të stamposh në fytyrë një shprehje të ngrysur, edhe mënyrë të sforcuar, e bën mënyrën tuaj të të menduarit më analitike dhe skeptike.



12)Merrni pjesë në një konkurs letrar



Mos humbisni rastin që të merrni pjesë nëpër konkurset letrare, sepse të gjitha janë raste për të dëgjuar autorët e romanëve të rinj, idetë dhe të rejat e fundit.



13)Forconi kujtimet tuaja



Për të përmirësuar kujtesën, bashkëngjitni kujtimit që dëshironi të sillni ndërmend një imazh të fortë. Është vërtetuar se teknika të tilla forcojnë edhe më shumë kujtesën.



14)Përdorni “teknikën e domates”



Quhet kështu, sepse mund të krahasohet lehtë me një orë me rërë (në fakt, vlen çdo send që të lajmëron për kalimin e kohës). Teknika e domates nuk ka aspak lidhje me zierjen e salcës, por me kohën. Është një teknikë për të shfrytëzuar në maksimum kohën tonë, e ideuar nga Francesco Cirillo në vitet ‘80. Përmirëson shkathtësinë e mendjes.



15)Fikni telefonin



Duke lexuar e-mail-et dhe mesazhet që vijnë, nuk jeni asnjëherë të qetë, por vazhdimisht ju tërhiqet vëmendja, duke ju bërë që të ulni prodhimtarinë. Kështu, për të shmangur këtë gjë, fikeni herë pas here telefonin ose instaloni brenda tij “Freedom”, një program që bllokon për tetë orë hyrjen në internet, në mënyrë që të përqendroheni tek puna që jeni duke bërë.



16)Mësoni një gjuhë



Duke mësuar një gjuhë të re, ushtroni koren e përparme, që lidhet me emocionet dhe vendimet. Regjistrohuni në një kurs, mësoni gjuhën kineze ose provoni atë latine në internet.



17)Bëhuni pjesë e “Twitter”-it dhe mësoni të rejat e fundit



Nouriel Roubini ishte i vetmi ekonomist që parashikoi krizën aktuale. Lexoni po ashtu se çfarë mendon Roberto Saviano; Gigi D’Alesio...



18)Punoni me shtiza



Bëni një palë çorape të bukura. Duke rafinuar aftësitë e të punuarit me shtiza, përmirësoni edhe ato të të mësuarit.



19)Vizitoni muzetë



Arti jo vetëm që të bën të dukesh i zgjuar para të tjerëve, por arrin edhe të të qetësojë, duke të nxitur që të përqendrohesh te gjërat që janë vërtetë të rëndësishme.



20)Konsumoni çokollatë të zezë



Studimet e shumta tregojnë se konsumimi i çokollatës së zezë zhvillon kujtesën, sepse përmban flavonoide (ashtu si çaji dhe vera e kuqe), por gjithmonë me masë. Nuk duhet ta teproni.



21)Kujtoni në momentin e duhur



Nëse doni të kujtoheni për të bërë diçka, momenti më i mirë për ta kujtuar është koha para se ju ta harroni. Programi www.supermemo.it ju ndihmon që të fiksoni takimet dhe më pas ju lajmëron në momentin e duhur, para se të jetë shumë vonë.



22)Të jetuarit në një qytet të madh ju ndihmon...



Të jetuarit nëpër metropole mund t’ju ndihmojë, por edhe mund t’ju çorientojë. Kështu, programoni herë pas here ndonjë “arratisje” në natyrë, ku mendja juaj të mund të çlodhet.



23)Lexoni Shekspirin



Mund të lexoni Shekspirin ose tekste të tjera klasike. Leximi vë në lëvizje trurin. Librat kanë të njëjtin efekt si teatri dhe kinemaja.



24)Pini kafe



Personat që pinë kafe nuk vuajnë nga depresioni. Shumë studime shkencore konfirmojnë se kujtesa forcohet ndjeshëm kur konsumojnë kafe.



25)Ndiqni super-konkurset në internet



Në “iTunes”, universitetet e mëdha si Prinston dhe Stendford hedhin në internet leksionet (në anglisht) e docentëve të tyre: nga filozofia te astrofizika.



26)Luani “Scarabeo”



Një studim ka treguar se lojërat me fjalë, si “Scarabeo” (që për internetin dhe celularët ekziston një version i ri që quhet ‘Words with friends’), ndihmojnë në uljen e rrezikut të prekjes nga Alzheimeri. Kështu pra, nuk keni pse ndiheni në faj pse luani gjithë ditën.



27)Studioni një vegël muzikore



Mësoni t’i bini pianos, violinës, kitarës në mënyrë që të mblidheni në grup. Ose këndoni (mund të futeni në ndonjë kor), por merruni me diçka të dobishme, sepse rrisni nivelin e inteligjencës dhe përmirësoni aktivitetet e pjesshme të trurit, ato që kontrollojnë kujtesën dhe koordinimin.



28)Dobësohuni



Konsumoni më pak yndyrna. Një studim i Universitetit të Torontos ka vërtetuar se një dietë e pasur me yndyrna ndikon për keq si tek përqendrimi, ashtu edhe kujtesa.



29) Mos harroni që truri ka dy forma të menduari



Sistemi i parë është i shpejtë dhe automatik. I dyti është më i ngadaltë dhe impenjativ. Nëse mësoni t’i ndani këta dy kufij dhe t’i alternoni, do të shihni se gjërat do të jenë më të lehta. Këtë gjë e shpjegon edhe psikologu amerikan, Daniel Kahneman në librin “Thinking, fast and slow”.



30)Mos shkruani vetëm me kompjuter



Ju kujtohet se si bëhet? Të shkruarit me dorë vë në punë më shumë zona të trurit se sa të shkruarit me tastierë. Po ashtu, është më e lehtë të kujtoni diçka që e keni shkruar me një stilolaps.

Related

Psikologji 5719512370236286507

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item