Kur një shtet i shfrytëzon siç duhet pasuritë (ose kur paraja sjell para)

Shumica e Europës po lufton që të reduktojë shpenzimet, por nuk ndodh kështu në Norvegji. Të ardhurat nga gazi dhe nafta i kanë investuar me...

Shumica e Europës po lufton që të reduktojë shpenzimet, por nuk ndodh kështu në Norvegji. Të ardhurat nga gazi dhe nafta i kanë investuar me mençuri në atë që cilësohet si fondi sovran i pasurisë më i madhi në botë, që do kapë vlerën 1 trilion dollarë në vitin 2020. Por a mos është shumë?
Nga Matthew Price, BBC


Kur Facebook deklaroi se do të dalë në bursë, analistët këtu iu futën punës. Ata vlerësuan anët pozitive dhe negative, vlerën e mundshme të kompanisë, shanset për humbjet dhe fitimet e mëdha.
Më pas blenë aksione në Facebook. Si të gjithë të tjerët, humbën fillimisht para. Por ndryshe nga të tjerët, ata nuk nxituan të shesin aksionet.
“Ne kemi mundësinë që në kohë turbullirash të rezistojmë,” thotë Yngve Slyngstad, drejtori i fondit të pensioneve në Norvegji.
Në zyrat e fondit në Bankën Qendrore të Norvegjisë në Oslo kalojnë çdo javë 1 miliard dollarë.
Këtu punojnë më shumë se 200 persona. 100 të tjerë janë të vendosur në zyrat e Nju Jorkut, Londrës, Shangait dhe Singaporit.
Kati i tregtisë është i qetë, i bollshëm dhe pak akademik. Këtu nuk është Uoll Strit. Nuk ka panik për shitjen e blerjen e aksioneve.
Misioni i tyre, me mandat qeverie, është që të shtojnë ngadalë dhe me kujdes pasurinë, në mënyrë që të ndihmohet vendi kur të mbarojnë rezervat e naftës dhe gazit.
“Kjo gjë po ndodhte në vitet 2008- 2009. Shumë investitorë po shisnin. Ne kishim privilegjin jo vetëm që të ruanim aksionet, por edhe t’i shtonim,” shton Slyngstad.
Në rastin e Norvegjisë, paraja sjell paratë. Përfitimet nga taksat mbi gazin dhe naftën i sjellin fondit qeveritar 1 miliard dollarë në javë.
Aktualisht ky fond ka në pronësi 1 përqind të aksioneve të mbarë botës. Në Europë ata kanë në pronësi 2 përqind të gjithë kompanive të listuara në bursë.
Kjo falë hidrokarbureve dhe faktit që qeveritë kanë qenë vazhdimisht dakord që përfitimet nga industria e naftës të investohen në fond.
Mandati i qeverisë për fondin specifikon se ai duhet të jetë i hapur dhe transparent. Qëllimi është që të ndikohet edhe në mënyrën se si sillen kompanitë ku investohet.
Ka një seri parimesh.
“Si pronarë afatgjatë, ne duhet të sigurohemi që kompanitë janë fitimprurëse në terma afatgjatë dhe jo vetëm për të mirën e investitorëve dhe aksionerëve, por edhe të shoqërisë”, thotë Slyngstad.
“Ne punojmë me arsye dhe jo me forcë”.
Por a ndryshon gjë kjo? Fondi beson se po. Fjala bie, në fushën e të drejtave të fëmijëve, fondi beson se ka ndikuar duke inkurajuar kompanitë që të adresojnë çështjen e punësimit të fëmijëve.
“Natyrisht është një punë, rezultatet e së cilës nuk maten në vite, por në dekada,” shton Slyngstad.
Norvegjia është një nga vendet më të pasura për frymë në Europë. Kriza e borxheve e Europës është shumë, shumë, e largët në këtë qoshe me ndikim të kontinentit.
Megjithatë, në Shkollën e Biznesit në Oslo, profesori i menaxhimit të aseteve, Bruno Gerard mendon se fondi duhet ndryshuar.
“Do jetë e pamundur që të menaxhohet ky vërshim kaq i madh parash brenda një organizate,” thotë ai.
“Është i menaxhuar shumë mirë, por një gabim i vogël mund të sjellë pasoja të mëdha. Do ishte më pak e dëmshme nëse do kishim fonde më të vogla”.
Edhe Partia Konservatore, të zgjedhur rishtas në pushtet, mund ta marrë në konsideratë diçka t tillë.
“A mund të ketë dy ose më shumë fonde,” pyet Erna Solberg, kryetarja e partisë.
Ajo sugjeron që të ketë një diskutim.
Profesor Gerard është i bindur se debati po shkon në atë drejtim.
“Nuk flitet më për ndarjen e fondit, por se kur duhet ndarë”.
Çdo ndryshim nuk është se do ketë ndonjë ndikim në tregjet botërore, por do ketë rëndësi kyçe për të ardhmen e Norvegjisë.
Disa thonë se fondi ka aq shumë aksione, sa do ishte mirë që të shpenzoheshin për infrastrukturën, kërkimin ose zhvillimin në Norvegji.
Slyngstad i përgjigjet këtyre shqetësimeve me buzëqeshje: “Si fillim rëndësi ka që të kesh një fond të madh sesa një të vogël”.
Por çfarëdo që të vendosin, ndërkohë që gjithë Europa përpiqet që të kursejë, Norvegjia është shumë përpara.
Ajo është e fokusuar që të sigurojë se edhe nëse nafta mbaron, paratë të mos mbarojnë./ep

Related

Lajme 8191606469143561724

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item