Ç’do të ndodhë në Kosovë pas gjashtë muajsh?
Nga Baton Haxhiu Pasojat pas zgjedhjeve lokale, partitë, problemet politike dhe koalicionet Një mesazh është dhënë nga elektorati i Kosovës ...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2013/12/cdo-te-ndodhe-ne-kosove-pas-gjashte.html
Nga Baton Haxhiu
Pasojat pas zgjedhjeve lokale, partitë, problemet politike dhe koalicionet
Një mesazh është dhënë nga elektorati i Kosovës në këto zgjedhje lokale për të gjitha partitë dhe të gjithë liderët: Mos kandidoni hajna, komandantë të korruptuar dhe mos i lëndoni institucionet pa kriterin politik dhe moral.
Aktualisht Kosova udhëhiqet nga një qeveri relativisht e paqëndrueshme, forca e së cilës nuk qëndron në mazhorancën bindëse në Asamblenë e Kosovës.

Aktualisht asnjëra nga subjektet politike të mëdha nuk ka interes objektiv për zgjedhje të parakohshme. Me sa dihet, në elektoratin e Kosovës ka pasur lëvizje tektonike të elektoratit. Janë dënuar të gjithë liderët dhe i gjithë pushteti lokal.
Sot, LDK ka kërkuar zgjedhje të parakohshme për faktin se pati një rezultat të mirë në Kosovë, por e humbi Prishtinën. Është e natyrshme që lideri i LDK-së, pas humbjes së Prishtinës, të shkojë në zgjedhje sepse ia bën betejën të sigurt.

Lëvizja Vetëvendosje deklarativisht kërkon në shumë raste dorëheqjen e Qeverisë dhe si pasojë edhe zgjedhjet e parakohshme, por kjo nuk është ndonjë strategji apo taktikë e elaboruar e këtij subjekti që do t’i garantonte nëse jo fitoren atëherë rritjen e përkrahjes së tij në elektoratin e Kosovës. Ajo pësoi një rënie të thellë në zgjedhjet, por mori një sinjal të qartë se duhet ta ndryshojë strategjinë dhe mënyrën e komunikimit.
Këto dy sinjale do të mund ta trimëronin PDK-në dhe Hashim Thaçin që të kërkojnë zgjedhjet e parakohshme me shpresën se do të fitonin më shumë vota, por përvoja e vitit 2010 kur e prishën koalicionin me LDK-në dhe shkuan në zgjedhje të parakohshme i ka mësuar që të jenë të kujdesshëm sepse nuk arritën fitoren çfarë prisnin, por një rezultat relativisht të ngushtë.

Për të hyrë në këtë kombinacion të zgjedhjeve të parakohshme Hashim Thaçi dhe PDK-ja me gjasa do të duhet të shqyrtonin mundësinë në gjetjen e një partneri për koalicion që do të sjellë më shumë mandate seç supozohet se do të mund t’i fitojë AKR-ja e udhëhequr nga Behgjet Pacolli, e cila ka tendencën e rrudhjes dhe sipas ligjit i tanishëm, ndoshta rrezikon të mos e kalojë as pragun zgjedhor prej 5%. AKR ka dalë me kuotën prej 5.2%. Kjo për shkak të Mimozës në Gjakovë.
Zgjedhjet do të duhej të mbaheshin në qershor të vitit 2014. Në të kundërtën do të kemi një ashpërsim të marrëdhënieve brenda politike në Kosovë. E vetmja arsye që zgjedhjet të mbahen në shtator të vitit 2014 janë të lidhura krejtësisht me kryeministrin e Kosovës.
Hashim Thaçi: Ai ka realizuar të gjitha ambiciet politike, historike dhe partiake. Politikën tash e tutje mund ta ketë vetëm pasion inercioni. Për të, kihet përshtypja, politika është bërë mundim për t’u trajtuar. Ai nuk e sheh veten në projektet politike që kapin elemente ekonomike, takime të vogla, situata të parëndësishme.
Lëkura e tij prej politikani po merr përmasa të vogla sepse është ai që ka marrë pjesë në procese politike të rëndësishme.
Veprimet e tij tregojnë se ai nuk dëshiron të jetë në politikë në kohën kur çështjet e mëdha historike dhe politike kanë mbaruar.
Ai nuk parashihet të zgjidhet (kandidon ndoshta) për kryeministër, andaj do të insistojë që zgjedhjet të shtyhen deri në limitin zgjedhor. Ai dëshiron të tregojë fuqinë politike dhe të mbështetet në katër vitet kushtetuese të mandatit të tij.
Hashim Thaçi do të mbetet politikani që ka nxitur maksimalisht nuhatjen e tij për të qenë në kujtesë si njeriu që merr vendime për ikje nga postet qeveritare. Thaçi e ka të qartë jetën politike dhe ai mendon se më mirë është të marrësh vendim të largohesh nga Qeveria sesa të tjerët të marrin vendim të të largojnë. Por do të mbetet figura që do të ketë peshën e tij në PDK.

Isa Mustafa: Pa marrë parasysh humbjen në Prishtinë, që është më shumë me fajin e strukturës së LDK-së dhe ndihmës që i bënë Shpend Ahmetit të gjitha partitë tjera politike për ta dobësuar ngritjen e Isa Mustafës dhe LDK-së, mbetet figura e vetme domethënëse, e sigurt dhe shpresëdhënëse e LDK-së.
LDK ka Isa Mustafën si figurë qendrore, lokale, që të gjithë konjukturës iu jep siguri, është i vetmi që i mobilizon dhe i shpëton kryesinë dhe Këshillin e përgjithshëm nga deformimi total politik. Isa Mustafa është i vetmi që mund ta mobilizojë anëtarësinë e saj për të votuar.
Isa Mustafa është ai që balancon armiqësitë Brenda LDK-së, balancon padurueshmëritë e gjeneratave dhe bën një ekuilibër për dallimet e trashëguara që ka kjo parti me injorancën dhe dijen brenda saj.
Thjeshtë, i vetmi shpëtim për LDK-në është lideri i saj. Pa Isa Mustafën LDK-ja është pa shpirt dhe pa adresë.

Ramush Haradinaj: Është lideri i së ardhmes së afërt nëse bën koalicion parazgjedhor ose me PDK-në ose me LDK-në. Ky mund të jetë konstatim shpresëdhënës që qytetarët e Kosovës kanë dhënë për profilin e tij.
Ai është pretendues dhe i qartë. Është i “ndihmuar” shumë nga procesi i Hagës sepse e ka lënë atë të pastër, të paprekur dhe të pakorruptuar. Rrugës ky entuziazëm mund të zbehet, por habit fakti se Ramush Haradinaj është shumë lart i kuotuar në qytetet e mëdha të Kosovës. Mund të jetë edhe moment dobësie, respekti për vuajtjet që ka pasur gjatë periudhës së gjykimit apo është periudhë e lodhjes me liderët që një kohë të gjatë janë në skenën politike, por ai është shumë më i ranguar se AAK-ja.

Albin Kurti: Figurë politike që shikohet bardh e zi nga elektorati. Karakteristikat e tij dallojnë nga liderët tjerë. I adhuruar deri në përkulje nga ata që e duan dhe i urryer deri në mallkim nga ata që nuk e duan. Do të jetë lider me shumë komplikime rrugës dhe ka shumë pak gjasa që të ketë aq shume të zhgënjyer në Kosovë sa të jene përkrahës të tij. Pas fitores se Shpend Ahmetit, strategjia e tij mbetet e dyzuar. Ai në lëkurën e një strategjie të re do të dukej i humbur dhe i pafuqishëm.
Fatmir Limaj dhe Jakup Krasniqi: Kanë një përkrahje relativisht të dobët. Fatmir Limaj ka shumë adhurues që e vuajnë bashkë me të atë që po i ndodh, por, nuk e shohin si mundësi dhe as në analizë nuk shihet që të shpërthejë ndonjëherë si lider. Jakup Krasniqi merret si lider që përkrahësit e tij i ka brenda strukturës së vetëvendosjes dhe një pjesë të vogël e ka brenda PDK-së. Kjo strukturë shtrihet Brenda Malishevës, Suharekës dhe Rahovecit. Nëse Fatmir Limaj del nga ky gjykim si i pafajshëm dhe bashkë me Jakup Krasniqin vendosin të bëjnë parti politike, PDK-ja rrezikohet të ikë nga vendi i parë në zgjedhjet e ardhshme.
Zgjedhjet në maj-qershor të vitit 2014?
Sipas të gjitha gjasave, proceset e konsolidimit të radhëve në të gjitha partitë kryesore nuk e paraqesin si çështje urgjente mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. Hiq LDK-në që ka nevojë për zgjedhje të menjëhershme.
Duhet llogaritur se koha më e përshtatshme për zgjedhjet e radhës do të ishte java e parë e qershorit, sepse me këtë do të fitohej mjaft kohë për bërjen e reformave në ligjin zgjedhor.

KOALICIONET E MUNDSHME
Do t’i analizojmë të gjitha këto mundësi veç e veç, së pari në aspektin matematikor të numrit të mandateve, dhe pastaj të përparësive dhe dobësive, si dhe oportuniteteve dhe pengesave.
LDK +PDK + partitë minoritare
Ky do të ishte një koalicion i fuqishëm sepse siguron shumicën prej minimum 75 mandateve. Do të ishte një përsëritje që përballë vetes do ta kishte një opozitë shumë të dobët dhe të përimtësuar. Kjo nuk vlerësohet si e shëndetshme për zhvillimin e demokracisë në Kosovë.
Pengesë për këtë koalicion paraqet zotimi i vendosur i Isa Mustafës, kryetarit të ri të LDK-së, kundër koalicionit me PDK-në. Ky koalicion do të ishte i mundshëm eventualisht pa Isa Mustafën.
Po kështu arsyetim do të mund të ishte edhe marrëveshja për një koalicion që garanton qeverisje tjetërfare, më të mirë, që respekton kërkesat dhe kriteret e LDK-së.
Një mundësi e tretë do të jetë që Isa Mustafa t’i fitojë zgjedhjet (ajo mund të ndodhë në qershor) dhe të ofrojë postin e kryetarit për PDK-në.

PDK + AAK & partitë minoritare
Ky koalicion do të ishte numerikisht shume i qëndrueshëm. Nuk është i pamundshëm dhe ka gjasa të negociohet, por është vështirë të jepet një vlerësim i qartë i stabilitetit real. Pa autoritetin e Haradinajt, si kryeministër, vështirë se do të mendohej një koalicion i tillë. Haradinaj kërkon në mënyre të vendosur të jetë kryeministër i vendit, por brenda PDK-së ka dy grupime të forta që e bëjnë të diskutueshëm koalicionin. Një grup brenda PDK-së është për një koalicion me LDK-në (grup që nuk është i vogël) sepse e shohin partinë e tillë si më të hapur dhe më fleksibile, kurse Haradinajn e shohin si personalitet të fortë dhe të pamenaxhueshëm dhe shumë pak fleksibil.
Grupi tjetër i PDK-së e do koalicionin me AAK-në (e do edhe Hashim Thaçi personalisht) sepse me AAK konsiderohet si parti me fuqi të kufizuar dhe me pak personalitete brenda. AAK-në e shohin si parti ku mund të ndërtohen ndërrime, premtime dhe mundësi pushteti për një kohë të gjatë.

Si analizë e këtyre dy të parave mund të konkludohet se një koalicion i tillë më i gjerë do të siguronte një qeveri mjaft të qëndrueshme për nga shumica që do të kontrollonte në Kuvend. Kohezioni i këtij koalicioni do të ishte me probleme të konsiderueshme për shkak se partnerët e PDK-së i kanë strukturat dhe ambiciet e përbëra, dhe PDK-ja do të duhej ta ngushtonte mjaft pushtetin e vet. Një ngushtim i tillë do të kishte ndikim në kohezionin e brendshëm të kësaj partie, e cila i ka të paktën tri grupime me fuqi të fraksionimit që kërkojnë pushtet (pos Hashim Thaçit, të dallueshme janë edhe grupimet rreth Fatmir Limajt dhe Jakup Krasniqit. Kuptohet, Fatmir Limaj (nëse lirohet nga akuza e MPT-së) do të formojë parti dhe mundësia e fitores së PDK-së në zgjedhjet e ardhshme do të ishte shumë e vogël. Në një situatë të tillë AAK duhet të kërkojë dhe ta lërë derën hapur edhe për një partner tjetër koalicioni – përveç me PDK-në.
Një tjetër moment delikat i këtij koalicioni është se do të ngushtohej mundësia e inkuadrimit të personaliteteve të pavarura dhe nga partitë e vogla jashtëparlamentare sepse kjo do të duhej si përfshirje edhe një partner të pestë në koalicion, në dëm të fituesit, PDK-së. Për Kadri Veselin por jo edhe për Hashim Thaçin ky do të ishe çmim tepër i madh.

Qeverisja LDK- AAK – Minoritete
Një Qeveri solide do të ishte nëse kryeministri i ardhshëm të kryesohej, qoftë nga Isa Mustafa si mandatar ose Ramush Haradinaj (ky i fundit shumë vështirë do të ishte në këtë post pas humbjes së Isa Mustafës në Prishtine), do të arrinte që në përbërjen e kabinetit ministror dhe të drejtuesve të institucioneve kryesore të përzgjidhte personalitete të respektueshme që garantojnë realizimin e detyrave dhe objektivave kryesore të qeverisë së ardhshme.
Kryeministri do të duhej t’i kishte duart të lira në formimin e skuadrës së parë, duke mos u kufizuar me matematikën e përfaqësimit obligativ partiak. Përfaqësimi sipas fuqisë të partnerëve do të mund të korrigjohej në nivelin e dytë dhe të tretë të posteve. Qeveria ideale, varësisht se cili koalicion do të arrihet, do të duhej të kishte në të paktën 10 emra të dëshmuar dhe me përkrahje dhe ndikim më të gjerë:
Por para se të realizohet ky model në skenën politike të Kosovës do duhej të krijohej një ose dy parti të reja:
Partia më e mundshme do të ishte nëse Fatmir Limaj lirohet dhe ai së bashku me Jakup Krasniqin dhe një grup të pakënaqurish do të shkëpusnin një 5% nga elektorati i PDK-së. Kështu, lufta elektorale do të ishte gati e barabartë ndërmjet PDK-së dhe LDK-së. Kuptohet nëse PDK dhe LDK do të shkonin si të vetme në betejën elektorale. Në të kundërtën do të kishte probleme serioze në zgjedhjet parlamentare sikur LDK dhe AAK të vendosnin të bashkëpunonin me koalicionin parazgjedhor.
Problemi kryesor i LDK-së është përqendrimi i tërë forcës së saj në një personalitet – Isa Mustafën. Nuk mund të paramendohet një figure tjetër politike brenda LDK-së, i cili mund të jetë i qëndrueshëm në rrugën e fitores së LDK-së. Përveç Isa Mustafës, elektorati i LDK-së nuk parashikon, të mos themi vrazhdë, nuk njeh asnjë figure tjetër në LDK që mund ta udhëheqë këtë parti në zgjedhjet e ardhshme pa marrë parasysh që elektorati dënoi LDK-në në Prishtinë.

Faktori AAK-Vetëvendosje dhe AKR në raport me PDK-në dhe LDK-në
Pyetja se si do të reagojë AKR-ja me koalicionin e vet dhe personalisht Behgjet Pacolli ndaj kryeministrit Thaçi dhe PDK-së. AKR-ja duhet të ketë kujdes nga dështimi. Fuqia aktuale e AKR-së dhe partive satelite, nëse ato mbesin me Pacollin, nuk është gjithaq premtuese. Sidomos Partia e Drejtësisë do të mund të garonte vetë në zgjedhjet.
Por, në gjah për përkrahjen e AAK-së nuk do të jetë vetëm PDK-ja, që një pjesë e saj edhe nuk ka ndjenja aq të mira me Haradinajn, përkundrazi; kandidati kryesor për koalicion do të jetë LDK-ja, që edhe ka qenë partner i Qeverisjes në vitet 2004-2007.
Afria edhe personale mes disa udhëheqësve dhe grupimeve në LDK dhe AAK është e njohur, madje në të kaluarën kanë qarkulluar projektet për koalicione parazgjedhore e ndoshta edhe shkrirje të LDK-së me AAK-në në një subjekt, që kështu ta sfidojnë më bindshëm votën relativisht konstante të PDK-së.

Dihet se Haradinaj gjithnjë ka synuar postin e kryeministrit, kurse LDK-ja në kohën e Ibrahim Rugovës, por edhe Fatmir Sejdiut, prioritet e ka pas postin e presidentit. Tash sa kohë, prejse drejtimin e LDK-së e ka marrë Isa Mustafa, dhe sidomos pas humbjes së Prishtinës, në këtë parti mbizotëron bindja se LDK-ja do të duhej të merrte gjithsesi pushtetin ekzekutiv, pra postin e kryeministrit, për të cilin kandidat kryesor është Isa Mustafa. Në rast se lidhet koalicioni me AAK-në, për Ramush Haradinajn mendohet se nga LDK-ja do ta ketë ofertën që të mbajë postin e presidentit. Por për këtë ndarje të posteve duhet të ndodhë paraprakisht shkurtimi i mandatit të Atifete Jahjagës. Nëse ajo mbetet me mandat 5-vjeçar, do të bëhet një lloj ridistribuimi i fuqisë së posteve për të kënaqur ambiciet dhe ndarë proporcionalisht pushtetin dhe përgjegjësitë.
Përfaqësimi në qeveri i politikanëve të rinj dhe me perspektivë
Pragu i lartë zgjedhor prej 5% që është vendosur nga zgjedhjet e vitit 2007 ka pamundësuar që një shtresë më e emancipuar e shoqërisë kosovare të përfaqësohet në mënyrë adekuate në qeverisje. Dështimi i ORA-s më 2007 dhe i FER-it, nuk duhet të bëhet faktor ndëshkimi për rininë kreative dhe të edukuar, kryesisht urbane, që është përkrahëse e këtyre subjekteve. Politikanëve nga këto strukturat duhet t’u jepet shansi i afirmimit dhe ndikimit në proceset edhe për arsyen se kjo rini po ndihet e frustruar dhe ose redikalizohet duke u bashkuar me lëvizjen Vetëvendosje, ose nga dëshpërimi kërkojnë rrugët për t’u larguar nga Kosova.
Vetëvendosja është partia që nuk e do askush ta ketë brenda vetes për koalicion. Pushteti i fuqishëm i saj në opozitë, me gjasë do të mbetet edhe për një kohë i tillë. Por kjo fuqi opozitare do ta kishte forcën e vet sikur të ndërtohej një koalicion ndërmjet PDK-së dhe LDK-së. Atëherë do të kishim një betejë të hatashme politike në Kosovë. Me të gjitha të papriturat brenda.
AKR, me siguri, nëse nuk reformohet brenda, pa marrë parasysh fitoret në Gjakovë dhe Mitrovicë, vështirë se do të jetë më parti politike parlamentare. Ajo s’e ka fuqinë e rikthimit në Parlamentin e Kosovës. Ajo mund të bëjë diçka nëse mbledh të pakënaqurit, intelektualët dhe ata që ishin me ORA-n dhe FER-in dhe ndërtohet një koncept i ri politik. Të përdoret për herë të fundit fuqia financiare e Behgjet Pacollit, duke mos e keqpërdorur atë por duke e shikuar si përparësi për të ndërtuar një frymë elitare të humbur dhe shkatërruar nga ORA dhe FER-i.
Ky koncept duket pak idealist, por fakti se AKR ka një strukture të paqëndrueshme, influenca e Mimoza Kusarit në Behgjet Pacollin, mund ta shtyjë atë në një projekt të tillë. Së pari të nisë me Gjakovën dhe Mitrovicën në zgjedhje lokale dhe pastaj të vazhdojë tutje. Por rruga e vetme e shpëtimit është nëse Isa Mustafa i pranon në koalicion parazgjedhor.

Kandidatët për kryetar të Kosovës
Hashim Thaçi
Hashim Thaçi është kandidat që përfaqëson stabilitet në jetën politike të Kosovës pa marrë parasysh se kush bëhet kryeministër. Ramush Haradinaj apo Isa Mustafa. Nuk do të ketë problem për zgjedhjen e tij si kryetar nëse realizohet koalicioni i dy partive më të mëdha PDK-së dhe LDK-së. I njëjti kusht do të vlente edhe nëse ka një koalicion ndërmjet PDK-së dhe AAK-së. Por një kusht duhet përmbushur këtu. Kadri Veseli duhet ta thotë fjalën e fundit, sepse ai është personaliteti që shtyn më së shumti koalicionin e PDK-së me LDK-në, duke e flijuar edhe postin e kryeministrit.

Nëse Hashim Thaçi dëshiron të mbetet në pushtet partiak për faktin se brenda bindjes së tij mund të ketë pasiguri politike, sepse posti politik si i pari i partisë do t’i jepte më shumë fuqi atij. Ikja nga posti i të parit të partisë e bën atë të lëndueshëm dhe partinë e tij më të atakueshme. E bën më garuese dhe me mundësinë që një pjesë e elitës së kësaj partie mund të “dezertojë” në këtë fazë të ndryshimit. Nëse për këto arsye Hashim Thaçi mbetet në krye të Partisë, atëherë ky post, me siguri, do të kërkohet për Hajredin Kuçin ose Vlora Çitakun. Për të parin ka interes vetë Hashim Thaçi, për Vlora Çitakun do të ishin shumë të interesuar dy zyrat – ajo amerikane dhe e BE-së.
Mbetja e Atifete Jahjagës në postin e presidentes nuk do të shkaktonte asnjë dëm serioz për zhvillimet politike në Kosovë. Përkundrazi, si personalitet që është, padyshim mbi animet partiake dhe ndasitë politike, ajo mishëron një ideal të përfaqësimit përfshirës që kontribuon në stabilizimin e gjendjes, ndarjen e pushteteve, zhvillimin e demokracisë dhe sundimin e ligjit. Të gjitha rrugët politike thonë që Atifete Jahjaga vitin që vjen më 2014, do ta ketë vitin e fundit si presidente.