UKRAINË – Kryeministri Abe: Japonia mbështet SHBA-në

TOKIO, 7 mars /ATSH-AFP/ - Kryeministri japonez, Shinzo Abe, i shprehu sot presidentit amerikan Barack Obama mbështetjen e Tokios në krizën ...

TOKIO, 7 mars /ATSH-AFP/ - Kryeministri japonez, Shinzo Abe, i shprehu sot presidentit amerikan Barack Obama mbështetjen e Tokios në krizën ukrainase.
     Gjatë një bisede telefonike, presidenti amerikan shpjegoi qëndrimin e qeverisë amerikane, njoftoi sekretari i përgjithshëm i qeverisë japoneze Yoshihide Suga.
     ”Abe iu përgjigj se Japonia do të mbështeste përpjekjet e tij dhe shpresonte në përparime të shpejta për zgjidhjen e kësaj krize”, shtoi i njëjti burim.

     ”Të dy palët ranë dakord të vazhdojnë bashkëpunimin e ngushtë dhe përsëritën rëndësinë e respektimit të sovranitetit të Ukrainës dhe veçantisë së territorit të saj”.

Related

Botë 6218539764821134926

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item