Davutoglu: Ndarja e Ukrainës do të destabilizonte Euroazinë

ANKARA, 7 mars /ATSH-MIA/ – Çdo rrezikim i integritetit territorial të Ukrainës mund të çonte drejt destabilizimit të rajonit të Euroazisë, ...


ANKARA, 7 mars /ATSH-MIA/ – Çdo rrezikim i integritetit territorial të Ukrainës mund të çonte drejt destabilizimit të rajonit të Euroazisë, deklaroi ministri turk i Punëve të Jashtme, Ahmet Davutoglu. Ai shprehu shqetësimin nga vendimi i djeshëm i Parlamentit të Krimesë për organizimin e referendumit më 16 mars për bashkimin e kësaj republike autonome ukrainase me Rusinë. “Përjashtimi i çdo grupi etnik ose politik mund të çojë drejt destabilizimit të vendit dhe të kërcënojë gjithë rajonin e Detit të Zi”, theksoi Davutoglu në një konferencë të përbashkët shtypi me homologun turkmen, Rashid Meredov./ a.jor.

Related

Botë 8324108436396682769

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item