Protestues pro-rusë okupojnë qeverinë në Donetsk
Demonstrues pro-rusë kanë pushtuar pjesë të ndërtesës së qeverisë rajonale në qytetin lindor të Ukrainës, Donetsk. Raportet thonë se protest...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/03/protestues-pro-ruse-okupojne-qeverine.html
Demonstrues pro-rusë kanë pushtuar pjesë të ndërtesës së qeverisë rajonale në qytetin lindor të Ukrainës, Donetsk. Raportet thonë se protestuesit kanë zënë katin e parë të ndërtesës, ndërsa brenda ndodhen edhe rreth 20 gazetarë dhe pjesëtarë të administratës rajonale. Raportohet se qindra aktivistë pro-rusë kanë bërë përpjekje, por kanë dështuar të okupojnë ndërtesën e administratës rajonale në qytetin jugor të Odesës./rel