Këshilli i Federatës miraton kërkesën për përdorimin e ushtrisë në Ukrainë

MOSKË, 1 mars /ATSH-AFP/ - Përdorimi i ushtrisë ruse në Ukrainë u miratua sot njëzëri nga Këshilli i Federatës në Moskë, pas një kërkese për...

MOSKË, 1 mars /ATSH-AFP/ - Përdorimi i ushtrisë ruse në Ukrainë u miratua sot njëzëri nga Këshilli i Federatës në Moskë, pas një kërkese për këtë qëllim të presidentit Vladimir Putin.
     I mbledhur në sesion të jashtëzakonshëm, Këshilli i Federatës (Dhoma e Lartë e parlamentit), mirtoi njëzëri kërkesën e paraqitur pak më parë nga Vladimir Putini për të autorizuar përdorimin e forcave të armatosura ruse në territorin e Ukrainës, deri në normalizimin e situatës politike në këtë vend.
“Për shkak të situatës së jashtëzakonshme në Ukrainë dhe kërcënimit që ekziston për jetën e qytetarëve rusë, të bashkëpatriotëve tanë, të forcave të armatosura ruse të dislokuara në Ukrainë, Putini i kërkoi Këshillit të Federatës të autorizojë përdorimin e forcave të armatosura ruse në territorin e Ukrainës, deri në normalizimin e situatës politike në këtë vend”, bëri të ditur zyra e shtypit të Kremlinit përmes një komunikate.
     Formula e përdorur lë të kuptohet se Rusia mund të përdorë si forcat e Flotës ruse të Detit të Zi, që ndodhen tashmë në Krime në bazë të një marrëveshjeje dypalëshe të nënshkruar mes Moskës dhe Kievit, që  se trouvent déjà en Crimée aux termes d’un accord bilatéral signé entre Moscou et Kiev, edhe të dërgojë trupa të tjera, që do të vijnë nga Rusia./

/irmapu/

Related

Botë 1601972406806238539

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item