10 mijë protestues prorusë në Doneck kundër qeverisë së re

DONECK (Ukrainë), 1 mars /ATSH-AFP/ – Më shumë se 10 mijë persona manifestuan sot në Doneck, bastion i presidentit të shkarkuar Viktor Januk...


DONECK (Ukrainë), 1 mars /ATSH-AFP/ – Më shumë se 10 mijë persona manifestuan sot në Doneck, bastion i presidentit të shkarkuar Viktor Janukoviç në lindje të Ukrainës, kundër autoriteteve të reja të Kievit duke valëvitur flamuj rusë, njoftuan burime nga shtypi.
“Rusi, Rusi, thërrisnin demonstruesit me flamuj rusë në duar, ndërsa në një podium të improvizuar, folësit deklaruan se përkrahnin aspiratën e Krimesë për t’u bashkuar me Rusinë”.
Persona të armatosur  morën nën kontroll ditët e fundit disa aeroporte dhe ndërtesa të administratës në Krime, gadishulli prorus në jug të Ukrainës.
Parulla të ndryshme, që bënin thirrje për të mos iu bindur qeverisë së Kievit, u shpërndanë në fillim të tubimit.
“Jemi të indinjuar nga ajo që po ndodh në Kiev. Nuk do të lëmë nacionalistët të futen në qytetin tonë”, deklaroi Oleksandër, një manifestues 40 vjeç./

/v.b/

Related

Botë 3341594917630197258

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item