30 fakte interesante rreth kontinentit të Antarktidës

Jeta në kontinentin më jugor në planet është një aventurë sa e bukur, aq edhe e rrezikshme, mes shkencëtarëve që e vizitojnë gjatë vitit jan...

Jeta në kontinentin më jugor në planet është një aventurë sa e bukur, aq edhe e rrezikshme, mes shkencëtarëve që e vizitojnë gjatë vitit janë edhe shumë turistë
Kuriozitete

Temperatura më e ftohtë që është regjistruar ndonjëherë në tokë ka qenë -89.2 gradë Celsius dhe është regjistruar më 21 korrik të vitit 1983 në stacionin Vostok të Antarktidës.
2. Fusha e Thatë e Antarktidës është vendi më i thatë në Tokë, me shumë pak lagështi dhe pothuajse aspak borë apo akull.
3. Mesatarisht, Antarktida është kontinenti me më shumë erëra. Ato në disa vende arrijnë shpejtësi deri në 320 kilometra në orë.
4. Antarktida është kontinenti i pestë më i madh.
5. “Çarçafi” i akullt i Antarktidës është masa e vetme më e madhe e akullit në Tokë.
6. Nëntëdhjetë e nëntë për qind e Antarktidës është e mbuluar nga akulli.
7. Antarktida është shtëpi e rreth 70 për qind të ujit të freskët në planet dhe ka 90 për qind të ujit të freskët të planetit për sa i përket gjendjes së akullt.
8. Nëse “Çarçafi” perëndimor i Akullt i Antarktidës do të shkrinte plotësisht, do ta rriste nivelin global të deteve me 5 metra.
9. Trashësia mesatare e akullit të këtij kontinenti është afërsisht 1.6 kilometra.
10. Duke përfshirë edhe ishujt dhe copëzat pluskuese të akullit përreth, Antarktida ka një sipërfaqe prej 14 milionë kilometra katrorë.
11. Copëza më e madhe pluskuese e akullit të Antarktidës është Blloku i Akullt Ross, që mendohet të jetë 510.680 kilometra katrorë ose ndryshe 3.7 për qind e sipërfaqes së përgjithshme të Antarktidës.
12. Malet Gamburtsev të Antarktidës ngrihen deri në 3000 metra dhe shtrihen për 1200 kilometra rreth brendësisë së kontinentit dhe janë të zhytura nën 4800 metra akull.
13. I fshehur nën akullin e Antarktidës është edhe një liqen i tërë. Liqeni Vostok është një liqen i pacenuar me ujë të pastër i groposur nën 3.7 kilometra akull. Ky liqen është gjithashtu më i madhi prej 200 të tjerëve që gjenden të mbuluara po ashtu nga akulli.
14. Pika më e lartë e Antarktidës është Vinson Massif plot 4987 metra.
15. Vargmalet Transantarktike shtrihen në jug dhe në perëndim të kontinentit. Ato janë afërisht 3500 kilometra të gjatë, që futen në vargmalet më të gjata në Tokë.
16. Në vitin 2011, afërisht 20000 turistë vizituan gadishullin e Antarktidës, sipas të dhënave të tureve turistike në vend.
17. Në Antarktidë gjendet mali Erebus, vullkani më jugor aktiv në planet dhe i vetmi vend që ka liqenin me llavë.
18. Eksploruesi norvegjez, Roald Amundsen, është njeriu i parë që shkoi në Polin e Jugut. Ai mundi eksploruesin anglez, Rober Falcon Scott, duke arritur në 14 dhjetor të vitit 1911, kur vendosi edhe flamurin norvegjez.
19. Afërsisht 30 shtete operojnë në më shumë se 80 stacione kërkimore në kontinent, sipas shifrave të marra për vitin 2009.
20. Ekzistenca e Antarktidës ishte plotësisht e panjohur deri në vitet 1820 kur u vu re për herë të parë. Rreth 20 vite më pas u konfirmua fakti se nuk ishte një grup ishujsh, por një kontinent.
21. Një plasaritje e madhe toke u zbulua gjatë viteve 2009-2010 dhe mund të kishte konkurruar me Kanionin e Madh, nëse do të ishte tokë jo e ngrirë. Shtrihej në gjerësi 10 kilometra dhe zgjatej për 100 kilometra.
22. Prezenca e shkencëtarëve në Antarktidë varet nga stinët. Gjatë verës numri i tyre arrin deri në 4000, ndërsa në dimër ulet në 1000 shkencëtarë.
23. Perandori mashkull i pinguinëve është e vetmja kafshë trupnxehtë që qëndron në kontinent gjatë dimrit.
24. Në janar të vitit 1979, Emile Marco Palma u bë fëmija i parë i lindur në kontinentin më jugor. Argjentina e dërgoi nënën shtatzënë të fëmijës, në përpjekje për të kërkuar një pjesë të kontinentit.
25. Traktati i Antarktidës u firmos më 1 dhjetor 1959, pas më shumë se një vit negociatash të fshehta mes 12 shteteve. Ai ua dedikon kontinentin aktiviteteve kërkimore paqësore. Deri më tani, 48 shtete e kanë firmosur këtë traktat.
26. Eksploruesja dhe meteorologia britanike, Felicity Aston, ishte i pari person që bëri ski në Antarktidë vetëm përmes fuqisë muskulore. Ajo udhëtoi 1744 kilometra në 59 ditë midis vitit 2011 dhe 2012.
27. Pinguinët janë zogjtë më të zakonshëm në Antarktidë dhe jetojnë në koloni me shifra të tilla që ia kalojnë disa qyteteve të njohura.
28. Kafsha më e përhapur në Antarktidë nuk është pinguini sikurse mendohet, por një lloj krimbi parazit.
29. Nuk ekzistojnë pemë apo shkurre në Antarktidë dhe ka vetëm dy lloje bimësh të gjetura sa në ishujt përreth, sa në gadishullin e Antarktidës.
30. Deri në vitin 1994, asnjë specie jo vendase nuk lejohej të dërgohej në Antarktidë.

Related

Reportazhe 1850647468211343781

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item