Zbuloni karakterin nëpërmjet syve

Sytë janë pasqyra e shpirtit, këtë e konfirmojnë edhe psikologët. Ata shprehen se shumë cilësi apo të meta të një personi mund të zbulohen n...


Sytë janë pasqyra e shpirtit, këtë e konfirmojnë edhe psikologët. Ata shprehen se shumë cilësi apo të meta të një personi mund të zbulohen nga forma e syve dhe nga mënyra sesi ne vështrojmë.

Sy të rrumbullakët

Sipas testeve, këta janë njerëz të thjeshtë, shpirtmirë, që u besojnë të tjerëve dhe meritojnë besim. Ata nuk janë në gjendje të thurin intriga.

Njerëzit që i rrudhin sytë

Këta janë zakonisht natyrë ironike, të prirur për të kritikuar gjithçka dhe këdo. Por, pas ironisë së fshehur qëndron zakonisht dyshimi për aftësitë e tyre personale dhe dëshira për t’u pëlqyer të tjerëve.

Të shikon drejt e në sy

Dijeni se ai mendon që ju ka në dorë, se ju jeni nën pushtetin e tij ose të paktën këtë dëshiron të arrijë.
Për hir të sigurisë suaj psikologjike dhe fizike, më mirë largohuni një minutë e më parë prej tij.

Sy në formë bajamesh

"I zoti" i tyre është njeri largpamës që e llogarit mirë çdo hap që hedh.
Ky njeri di ç’kërkon dhe di si t’i arrijë qëllimet e tij. Ai është mjaft racional dhe i mban nën kontroll emocionet.

Sy "të zgurdulluar"

Zakonisht, janë njerëz që u kushtojnë shumë rëndësi vogëlsirave.
Ata janë impulsivë, marrin flakë për gjëra të parëndësishme, por e përmbajnë veten dhe tregohen të vëmendshëm ndaj të tjerëve, sidomos ndaj atyre që i kanë vlerësuar një herë. /albeu.com/

Related

Lifestyle 146774866545306919

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item