Jeta ndryshe në Iran (8 Foto)

Irani perceptohet si një vend me kufizime të mëdha që mundohen të bllokojnë influencën e huaj në vend, sidomos atë perëndimore. Por një set...


Irani perceptohet si një vend me kufizime të mëdha që mundohen të bllokojnë influencën e huaj në vend, sidomos atë perëndimore.

Por një set fotografish nga fotografi Amos Chapple tregon realitetin ndryshe…por edhe kontrastin e thellë mes kryeqytetit Teheran dhe fshatrave të thella të Republikës Islamike.

Fshati Palangan. I vendosur në një zonë malore në kufi me Irakun. Pjesa më e madhe e banorëve të këtij fshati mbijetojnë falë peshkimit dhe rrogës si anëtarë të Basij, forcës ushtarake që ka si kompetencë ruajtjen e vlerave të revolucionit islamik të 1979-ës.

Një grup të rinjsh pozojnë në kodrat me Teheranin në sfond. Shumë prej të rinjve iranianë ndjehen “të sikletosur” për imazhin e krijuar nga qeveria e tyre në perëndim. Ata kërkojnë më shumë liri dhe ndjehen disi të ndrydhur nga elita qeverisësë ultra-konservatore fetare.

Mauzoleumi i Ajatollahut Khomeini. Punimet për ndërtimin e tij kanë nisur para 23 viteve dhe janë ndërprerë disa herë për shkak të kaosit ekonomik në vend. Përfundimi ende nuk dihet.

Vepra antike të mbetura nga Persepolis, kryeqendra e Perandorisë Persiane. Pushtimi arab i Persisë solli islamizimin e vendit.Trashëgimia më e madhe që iranianët e sotëm kanë ruajtur nga madhështia e perëndorisë persiane, është gjuha farsi, edhe sot gjuhë zyrtare në vend. Kjo gjuhë, njëra ndër më të vjetrat në botë, u ruajt falë “Librit të Mbretërve”, ku përshkruhen të gjithë udhëheqësit e Perandorisë Persiane. Libri përfundon me pushtimin arab, që cilësohet si një “shkatërrim për Persinë”.

Femra me veshje islamike mbi kodrat e Teheranit. Veshjet e tilla janë të detyrueshme në Republikën Islamike dhe mungesa e një përkufizim të saktë për to, çon në “luftë” femrat e reja dhe autoritetet çdo pranverë. Në stacionet e autobusit, metrosë dhe trenit shihen policet femra që kontrollojnë veshjen e pasagjereve. Nëse veshja e një vajze konsiderohet “imorale”, atëherë ajo arrestohet dhe shoqërohet menjëherë në komisariat. Në 2010, një klerik i lartë në Teheran fajësoi “zhveshjen dhe imoralitetin e femrave” për serinë e tërmeteve që goditi vendin.

Xhamia Vakil në Shiraz. Ka humbur funksionin e saj parësor dhe është shndërruar në një vend për tërheqjen e turistëve. Turistët perëndimorë përbëjne vetëm 10 përqind të numrit të personave që vizitojnë cdo vit Iranin. Banorët vendas dhe disa agjentë udhëtimesh fajësojnë retorikën e ashpër të autoriteteve ndaj perëndimit, retorikë që sipas tyre nuk ka asnjë lidhje me qendrimet e pjesës më të madhe të iranianëve.

Mbishkrim mural në ish-ambasadën amerikane në Teheran. Mbishkrime të tilla, tregojnë se pavarësisht sanksioneve amerikane dhe grushtit të shtetit të mbështetur nga CIA në vitin 1953 për të rrëzuar kryeministrin Mohammad Mosaddegh pas vendimit të këtij të fundit për të shtetëzuar industrinë e naftës, iranianët janë më miqësore karshi Amerikës, madje më shumë se sa turqit dhe indianët.
Fotografi Amos Chapple thotë se shumica e iranianëve janë të pakënaqur nga udhëheqësit e tyre, por refuzojnë revoltën, duke sjellë si shembull trazirat në “Pranverën Arabe”. “Ne s’jemi naivë si arabët. Ne e bëmë njëherë revolucionin tonë dhe situata u përkeqësua. Tani të presim. Ndryshimet do vijnë.”, thotë një iranian i cituar nga Chapple./orainfo

Related

Reportazhe 4002718795094134601

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item