Studimi: 30 milionë skllevër në botë

Rreth 30 milionë njerëz në mbarë botën jetojnë si skllevër, bën të ditur një studim i ri ku janë përfshirë të dhëna të mbledhura në 162 vend...

Rreth 30 milionë njerëz në mbarë botën jetojnë si skllevër, bën të ditur një studim i ri ku janë përfshirë të dhëna të mbledhura në 162 vende.

Raporti ka përdorur një përkufizim të skllavërisë moderne, që përfshin skllavërinë si pasojë e borxheve, martesat e detyruara dhe trafikun e qenieve njerëzore.
Indeksi Global i Skllavërisë 2013, i realizuar nga një grup australian për të drejtat e njeriut, thotë se më shumë se gjysma e skllevërve të sotëm vijnë nga India, por shifra shumë të larta ka edhe Mauritania, rreth 4 për qind të popullsisë së saj, më pas renditen Pakistani dhe Rusia.
Organizata Ndërkombëtare e Punës vlerëson se rreth 21 milionë persona janë viktima të punës së detyruar. Nga shtete europiane, Moldavia ka rreth 33 mijë skllevër, por është edhe burim i një numri tjetër skllevërish që dalin jashtë kufijve të shtetit moldavian.
Shifrat e skllevërve në botë:
India – 13,956,010
Kina – 2,949,243
Pakistani – 2,127,132
Nigeria – 701,032
Etiopia – 651,110
Rusia – 516,217
Tailanda – 472,811
RD Kongo – 462,327
Burma – 384,037
Bangladeshi – 343,192

Related

Botë 8112818302136945879

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item