Përfundon shkollën fillore në moshën 100-vjeçare

Kurrë nuk është vonë për të përfunduar shkollën dhe këtë e vërteton meksikanja, Manuela Hernandez, e cila në moshën 100-vjeçare e ka përfund...


Kurrë nuk është vonë për të përfunduar shkollën dhe këtë e vërteton meksikanja, Manuela Hernandez, e cila në moshën 100-vjeçare e ka përfunduar shkollën fillore. Ajo ka lindur në shtetin Oaxaca të Meksikës, në qershor të vitit 1913, një vit para shpërthimit të Luftës së Parë Botërore. Manuela Hernandez e kishte braktisur shkollën në klasën e parë, për të ndihmuar familjen e saj të varfër. Ajo e ka vazhduar shkollën në vitin 1999, pasi ishte nxitur nga nipi e saj, dhe ka marrë një diplomë në një ceremoni special. “Unë e dua shkollën, por për fat të keq nuk munda ta vazhdoj”, tha njëqindvjeçarja dhe premtoi se tashti do ta vazhdojë shkollimin e mesëm. Por, kjo nuk e ndryshon gjendjen në shtetin Oaxaca. Në fakt, më shumë se gjysma e popullsisë nën 15 vjeç nuk e ka të përfunduar shkollën fillore, thonë zyrtarë nga Ministria e Arsimit në Meksikë.

Related

Lifestyle 2347341845720052349

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item