Dhimbja e kokës: Kurat dhe metodat shëruese natyrale

Nëpërmjet këtij artikulli ju do të njiheni me disa mënyra kurimi natyrale për dhimbjen e kokës. Ja si duhet të veproni… Migrena është një s...


Nëpërmjet këtij artikulli ju do të njiheni me disa mënyra kurimi natyrale për dhimbjen e kokës. Ja si duhet të veproni…

Migrena është një sëmundje neurologjike me dhimbje pulsative të kokës e shoqëruar me të përziera, vjellje, ndjeshmëri ndaj dritës, zërave dhe ndaj aromave. Dhimbja e kokës vjen nga tkurrjet e papritura periodike dhe zgjerimi i arterieve në tru, e cila çon në ënjtje të indeve dhe në procese të caktuara kimike, të ndryshimeve në tru. Për fat të keq, kjo është një sëmundje mjaft e zakonshme e cila ndonjëherë ka origjinë të trashëguar. Ajo shpesh fillon gjatë adoleshencës dhe më e theksuar është te gratë. Motivet apo shkaqet kryesore mund të jenë nga më të ndryshmet: ushqimet e caktuara, ndryshimi i klimës, dritat verbuese, zhurmat, mbingarkesat emocionale, pagjumësia, erërat e pakëndshme etj. Migrena apo dhimbja e kokës mund të jetë një shenjë e një sëmundjeje të rëndë të trurit ndaj është e rëndësishme që të konsultoheni me mjekun tuaj. Sulmet e migrenës shpesh paraprihen nga një gjendje e veçantë, me paraqitjen e çrregullimeve vizuale, interferojnë me aftësinë për të folur në mënyrë koherente, por ndonjëherë shkaktojnë konfuzion. Pacientët me migrenë zakonisht janë në gjendje të perceptojnë shenjat e ardhjes së një sulmi të afërt dhe përpiqen të flenë. Gjatë gjumit, sulmet janë më të vështira për t’i përballuar. Dhimbja e kokës zakonisht rritet gradualisht, duke arritur një intensitet që bëhet i pamundur për t’u përballuar. Tipikisht, dhimbja verifikohet në të njëjtin vend, por pozicioni dhe natyra e dhimbjes mund të jetë e ndryshme. Qendra e dhimbjes është zakonisht balli, sytë dhe tëmthat. Shpesh, gjatë një ataku fillon pështirosja, përzierja dhe në qoftë se arrini që të villni situata përmirësohet.

Pavarësisht shumëllojshmërisë së manifestimit të migrenës, dy janë format më të njohura të saj: migrena e zakonshme dhe ajo klasike. Migrena e zakonshme shpesh manifestohet pa shqetësime të shikimit, por ndonjëherë sjell një ndryshim të oreksit dhe të humorit. Disa persona bëhen tepër aktivë, ndërsa të tjerët, të dobët dhe të përgjumur. Simptomat e dhimbjes zakonisht ndodhin në njërën anë të kokës. Gjatë atakut mund të agravohet ndjeshmëria e stimujve të ndryshëm: drita, tingujt, erërat…Një atak mund të zgjasë disa orë ose disa ditë, derisa pacienti ndihet si një limon i shtrydhur. Migrena klasike është më pak e përhapur. Ashtu si edhe në rastin e migrenës së zakonshme, dhimbja ndodh në njërën anë të kokës, por mund të përhapet edhe në gjysmën tjetër të kokës. Atakët janë më të rrallë dhe më të shkurtër në krahasim me migrenën e zakonshme, por janë më të rënda. Atakët e migrenës te gratë mund të përkojnë me fillimin e menstruacioneve.

Trajtimi dhe profilaksia 

Mjekësia konvencionale disponon një numër të shumëllojshëm ilaçesh. Konsultohuni gjithmonë me mjekun përpara se t’i konsumoni. Megjithatë, shumë persona mbështeten edhe në recetat e ashtuquajtura “recetat e gjyshes”, disa prej tyre do t’i zbuloni në këtë artikull. Evitoni situatat që provokojnë një atak migrene. Rritja e kohëzgjatjes së gjumit dhe e pushimit mund të ndihmojë në zvogëlimin e frekuencës dhe të ashpërsisë së migrenës. Mësohuni të çlodheni. Ndoshta kjo është arma kryesore për të luftuar migrenën.

Ja si të luftoni dhimbjen e kokës me përbërës natyralë dhe jo farmaceutikë 

Duhet të pini një përzierje të lëngut të karotës, luleradhiqes dhe të spinaqit tri herë në ditë përpara se të ushqeheni. Efikas për t’u pirë është edhe lëngu i karotës, kastravecit dhe spinaqit. Aplikoni kompresa me qepë të papërpunuara mbi ballë. Në kohët e vjetra për dhimbjet e migrenës këshillohej që në vesh të vendosej një tampon me lëng qepe. Qysh në simptomat e para të dhimbjes së kokës duhet të hani diçka të ëmbël ose diçka të kripur. Në mëngjes herët, kur ta keni stomakun bosh, pini dy lugë majdanoz të freskët. Një lehtësim të shpejtë mund të arrihet duke e vendosur këmbët në ujë të ngrohtë për 5-10 minuta. Për ata persona që vuajnë nga tensioni i ulët i gjakut kjo metodë nuk rekomandohet. Në tëmtha aplikoni feta limoni dhe qepë të freskët. Dhimbja e kokës reduktohet në masë të madhe duke e vendosur pjesën e përparme të kokës në qelq, te dritarja, e cila eliminon ngarkesën elektrostatike të akumuluar në lëkurë. Gjithashtu, në ballë aplikoni një leckë të lagur me uthull. Dhimbja e kokës mund të zhduket nëse çdo ditë konsumoni djathë, arra, rrush, boronicë, luleshtrydhe të freskëta dhe fruta pylli. Çdokush duhet të zbulojë faktorët e veçantë që provokojnë dhimbjen e kokës dhe të gjejnë mënyrat për ta luftuar atë.

Related

Shëndet & estetikë 2538220063626246248

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item