Pse India duhet të jetë në qendër të boshtit mes ShBA-së dhe Azisë

Nga Foreign policy Suksesi i Indisë nuk është i domosdoshëm vetëm për rajonin; është një shtyllë e vërtetë në suksesin e Amerikës në shekull...

Nga Foreign policy
Suksesi i Indisë nuk është i domosdoshëm vetëm për rajonin; është një shtyllë e vërtetë në suksesin e Amerikës në shekullin e 21-të.

Vëmendja e mbarë botës sot është e përqendruar te armët bërthamore në Iran, tek e ardhmja e Afganistanit dhe te problemet mes Kinës dhe Japonisë që po ngërthejnë edhe ishujt në Kinën Lindore. Ndërkohë, zyrtarët e Uashingtonit diskutojnë për ndikimin amerikan në pikat potenciale të destabilizuara, madje konkretisht po shohin një vend si kontribuesin më të qëndrueshëm sot për sot: Indinë. India nuk është pjesë e problemeve të tilla, por ama potencialisht mund të ofrojë zgjidhje globale, stabilitet në Afganistan dhe mund t’i japë një zë ekuilibrues aspiratave për territorin e Kinës.
Interesat e sigurisë kombëtare amerikane në gjithë botën janë të lidhura ngushtë me suksesin e Indisë. Investimi i kohës, burimeve dhe kapitalit në të ardhmen e Indisë do të ndihmojë ekonominë amerikane. Kurrë ndonjëherë në histori India nuk ka pasur kaq shumë rëndësi. Le të marrim për shembull kërcënimin bërthamor. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bashkëpunuar me diplomaci së bashku dhe kanë diskutuar për zonat në interes të përbashkët lidhur me programin e Teheranit.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë drejtuar kah përpjekjeve ndërkombëtare të sanksioneve për të ndëshkuar regjimin iranian. Por India ka zbatuar politika që parandalojnë Iranin të kërkojë armët bërthamore dhe si rrjedhim ka bërë që të ulet varësia ndaj burimeve të naftës në Iran, duke qenë se eksporti ka shkuar nga 16 deri në 10%. Niveli i bashkëpunimit ka ndihmuar në rritjen e efektshmërisë. Presidenti afgan Hamid Karzai po kundërshton të nënshkruajë një ujdi dypalëshe për sigurinë mes Afganistanit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që do të mund të lejojë një numër të vogël trupash për të mbetur në vend pas vitit 2014. Sekretari i shtetit amerikan John Kerry dhe Këshilltari për sigurinë kombëtare Susan Rice kanë angazhuar Karzain për këtë problem politik. Teksa Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përcaktojnë aktivitetin e tij në Afganistan, India ka investuar mbi 2 bilionë dollarë në ekonomi, energji dhe në programet për t’i dhënë mundësi grave të asistojnë në procesin e vështirë të tranzicionit në Afganistan. Projektet e investimit indian nisin nga rrugët deri në konstruksionin e ndërtesës së parlamentit. Kjo gjë e shkurajon Islamabadin. Marrëdhënia e Nju Delhit me Pakistanin është shpërthyes dhe i ndërlikuar njëkohësisht, duke qenë se ka të bëjë me 3 luftëra për kufirin në 50 vitet e kaluara.
Kryeministri pakistanez Nawaz Sharif së fundmi është kthyer në pushtet për herë të tretë dhe është kthyer kah India, ashtu siç bëri edhe më 1998 në përpjekje për të krijuar një ambient më të mirë për paqen dhe sigurinë. Ndikimi pozitiv i ekonomisë në Indi është për t’u vënë në dukje. Teksa India fiton siguri, rritje ekonomike dhe investitorë të huaj, kjo situatë dihet që do vazhdojë gjatë. Në të vërtetë, ndikuar nga politika e jashtme agresive e Kinës, disa anëtarë të Kombeve Aziatike kanë nisur gjithnjë e më shumë të hedhin sytë nga forumet shumëpalëshe indiane që kanë synim ekonominë dhe lidershipin rajonal.
Duhet të kemi parasysh që Bangladeshi mund të mësojë shumë nga diversiteti indian, nga respekti për ligjin dhe demokracinë, duke qenë se kërkojnë shtigje më të mira kundrejt rritjes.
Është e qartë se Kina është në interes të të gjithëve në këto kohëra. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë tregu më i madh i eksportit në Kinë. Këto 3 vende janë të lidhura ngushtë me ekonominë globale kanë disa interesa të përbashkëta.
Por ka ende edhe disa mospajtime: India do të kundërshtojë mbështetjen e Kinës në Pakistan; Kina nuk do bjerë dakord me vendimin e Indisë për të ndihmuar Dalai Lamën: dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të bien dakord me përafrimin e Kinës në interes të disa ishujve në Detin Lindor të Kinës. Zëvendës presidenti Joe Biden është përpjekur të ulë tensionet në rajon, duke rekomanduar krijimin e një protokolli për “menaxhimin e krizës” mes Japonisë dhe Kinës dhe ka sugjeruar përmirësimin e komunikimeve mes dy vendeve. Ajo që është më e rëndësishmja është se liderët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kina dhe India duhet të kërkojnë të identifikojnë zonat me perspektiva të përbashkëta dhe të hapin dialogje lidhur me sigurinë ujore dhe politikat kundër terrorizmit.
Shpesh Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe India i kanë parë te drejtat e njeriut dhe problemet e demokracisë me të njëjtat lente. Nëse dy demokracitë bien dakord dhe punojnë së bashku në çështje të tilla si armët bërthamore apo programe të tjera, ndikimi i tyre i kombinuar në këto 50 vite do të thellohet dhe më shumë, sidomos në hapat e brezave më të rinj.
Në marrëdhëniet dypalëshe ekonomike bashkëpunimi nuk duket aq i qetë. Sidoqoftë, tendenca e Indisë për të ngritur barriera për investimet e huaja dhe dështimi për të mbrojtur të drejtat e intelektualëve për pasuri po e rrisin zemërimin amerikan për të. Deklarata e fundit për një “taksë të re” mbi IBM në Indi do të rrisë urgjencën për t’iu drejtuar problemeve ekonomike.
Por nëse Uashingtoni apo Wall Street tërhiqen edhe më shumë nga India ose investojnë më pak kohë në këto sfida, ky është vetëm një hap drejt problemeve më të mëdha.
Si ekonomia amerikane dhe ajo indiane kërkojnë rritje të mëtejshme. Politikat patjetër që i ndërlikojnë këto çështje. India dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të kenë zgjedhje kritike më 2014. “Zgjedhjet më të rëndësishme në Tokë” do të përfshijnë një elektorat prej 800 milionë votuesish dhe 150 milionë votues që votojnë për herë të parë. Ndërkohë që dy partitë më të mëdha, Kongresi dhe Partia Janata Bharatiya konkurrojnë mes tyre, ndikimi i liderëve rajonalë dhe politikat e koalicionit ka të ngjarë të përcaktojnë pasojat. Por puna dhe ekonomia do të jenë çështjet kryesore si në zgjedhjet amerikane dhe në ato indiane; votuesit e dy vendeve janë të shqetësuar së tepërmi për pabarazinë dhe efektshmërinë qeveritare. Votuesit me aspirata në India dhe votuesit e zemëruar në Amerikë kanë shumë të përbashkëta me njëri-tjetrin.
Kryeministri Nehru është shprehur se mund të punojë “për të luftuar dhe për t’i dhënë fund varfërisë, injorancës dhe sëmundjeve; do të ndërtojë një komb të begatë, demokratik dhe me të ardhme; do të ndërtojë institucione ekonomike, politike dhe sociale që do të sigurojnë drejtësi dhe plotshmëri jetese për çdo grua dhe burrë”. Ka edhe shumë synime amerikane në këtë lëmë. Në mandatin e dytë të Obamës, vetë presidenti amerikan duhet të përqendrohet në arritjen e këtyre synimeve – dhe të investojë më shumë kohë dhe burime në boshtin e Azisë, gjë që mund të ndihmojë në krijimin e një trashëgimie jetësore dhe politike të jashtme të qëndrueshme. Suksesi i Indisë nuk është i domosdoshëm vetëm për rajonin; është një shtyllë e vërtetë në suksesin e Amerikës në shekullin e 21-të.
Përktheu Rudina Dahri

Related

Lajme 8862248135079193963

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item