Kori i Virgjinave vajton trimin e ri - nga Abdullah Konushevci (1958 - 2013)

Dramë/Lojë dramatike (e papërfunduar). Në 545-vjetorin e vdekjes  Abdullah Konushevci Akti I Skena I ( Një shesh i improvizuar lufte. Kori i...

Dramë/Lojë dramatike (e papërfunduar). Në 545-vjetorin e vdekjes

 Abdullah Konushevci

Akti I
Skena I

(Një shesh i improvizuar lufte. Kori i Virgjinave vajton trimin e ri, që kishte rënë në shesh të betejës.)

Kori i Virgjinave

Re, o Pal’i motrës, re!
Re n’rrânzë t’kodrës, re!
Ti që ishe nji rrufe,
Re, o Pal’i motrës, re!

Virgjinat ty t’bâjnë dhâner,
Dhâner t’Motit t’Madh!
Vashat ty t’shohin âner,
Hipun nalt përmi kalë.

Re, o Pal’i motrës, re!
Re n’rrânzë t’kodrës, re!
Ti që ishe nji rrufe,
Re, o Pal’i motrës, re!

AKTI II
Skena I

(Hyn një kasnec në tendën e Gjergjit dhe i raporton, duke ndenjur gatitu.)
Kasneci I: Kryezoti im, ra Guri i Bardhë!
Gjergji: Ju lumtë, trima, ju lumtë! Paçi bekimin e Zotit dhe të Dheut t’Arbrit!
Kasneci II: Kryezoti im, ra dhe Petrela!
Gjergji: Ju çani edhe shkëmbin, po kini mendjen mos i therni si berrat popullsinë e saj. Shumica janë nji gjak e nji gjuhë e nji fe me ne. Të mos përsëritni gabimet e Gurit të Bardhë!
Kasneci III: Kryezoti im, ra edhe Stelushi!
Gjergji: E tash, tash mbeti vetëm dhe Sfetigradi! (Çohet më këmbë, lëviz poshtë e lart. Thërret rojën.)
Roja: Si urdhëroni, Kryezoti ynë?
Gjergji: Shko e thuaj Mosiut të rrethojë me trimat e tij Sfetigradën, se unë po shkoj në Krujë. (I thërret rojat t’i shtrëngojnë kalin dhe të bëhet gati shpura për në Krujë.). Nuk di si do t’i bëhet halli Janinës, Artës,Gjirokastrës, Beratit?

Skena II
Në një sallë të madhe mermeri në Lezhë, hyjnë me radhë: Gjergj Kastrioti, Arianit Topia, Andrea Topia, Gjergj Stresi, Nikollë e Pal Dukagjini, Lekë Zakaria, Pjetër Spani, Lekë Dushmani, Pjetër Drishti, dhe, në fund, Stefan Cernojeviç. Të gjithë zënë vend rreth një tryeze rrumbullake.
Pal Engjëlli: Sipas dokeve tona, fjalën e merr më plaku, Arianit Topia, kurse mbajnë shënim Pal Engjëlli dhe Marin Bardheci.
Arianit Topia: Sot, më 2 mars të vitit të Krishtit 1444, në Lezhë, jemi mbledhur ne, princat e Arbërit, që të krijojmë Besëlidhjen tonë. Pra, të lidhemi me besa-besë se do ta luftojmë deri në frymën e fundit Osmanin. Komandant të përgjithshëm dhe kryetar të Besëlidhjes caktojmë të madhin GjergjKastriot, të njohur nga Osmani si Skënderbe a Leka i Madh për meritat e tij në çlirimin e Dibrave, të Petrelës, Gurit të Bardhë, Stelushit dhe Sfetigradit. Betohemi që me plang e me gjak do ta ndihmojmë kryetrimin tonë në luftën e shenjtë për liri, duke i siguruar përvjet nga 200.00 dukatë. (Ngrihen të gjithë më këmbë, zhveshin shpatat dhe i bëjnë bashkë.)
Të gjithë: Betohemi!
Robina armene: Kryezot dhe sundimtar i Arbrit, Lukë Notarasi thotë se e do më shumë festën e myftiut se mitrën e priftit në Konstantinopojë. Tash mund ta dish edhe vetë, si atlet i Krishtit, si Shpëtimtar yni, se ç’vuajtje e ç’gjëmë na kanë gjetur ne, armenët jo vetëm nga osmanët, por dhe nga grekërit.
Gergji: E di, bija ime, e di. E njëjta gjëmë do të na gjejë dhe ne një ditë. Pak, shumë pak po bëjnë Venediku, Roma, Raguza, Napoli për ta ruajturedhe këtë copë tokë të vogël, ku ende valon i lirë flamuri i Arbrit, ku ende dëgjohen thekshëm kumbimet e kambanave. Ndonjëherë dhe na ndihën me mushketierët e tyre, me pushkë e gryka zjarresh, si dhe me ndonjë qese florini, ,por lufta është gropë e madhe, shumë e madhe. Ajo përpin çdo gjë: njerëz, të lashta, kala, flori.
Një kasnec: Kryezoti ynë, po thonë se po vjen Moisiu në krye të një kalorie të panumërt. Larg, shumë larg çohen shtëllunga pluhuri. (Del.)
Gjergji (duku iu drejtuar Palit): E sheh, imzot, tash më duhet të luftojë kundër dorës sime të djathtë. Qysh tash ka zënë të më kapë frika. Nëse fillojmë luftën kundër vetvetes, nuk do ta kemi të gjatë. (Pushon pak dhe endet poshtë el art.) Kujtoj se do ta presë në Dibër të Madhe, ndaj ka zgjedhur një kalori aq të numërt. Po unë, imzot, do ta godasë mu në grykën e malit ku e shemba Mustafanë. Kuajt do ta kenë të vështirë të shpëtojnë nga gurët, me të cilët do ta mbushim rrugën, kurse ushtria nuk do të ketë nga t’ia mbajë prej shigjetarëve tanë në male. Kjo do të jetë një plojë, që do të mbahet mend gjatë kohë. (I drejtohet Marinit.) Shëno Marin: Të gjithë komanarët e çetave të marrin majat e maleve të Sharrit. Të gjithë të zënë prita ndanë rruginës që çon në Tetovë, kurse unë dhe Arianiti do të zëmë kryet dhe bishtin e rrugës. Barinjtë e maleve të lëshohen të gjithë me qentë e Sharrit, kur ushtria t’u japë ujë kuajve dhe të ulen edhe kalorët të pushojnë, të lëshohen si një ortek mbi ta. (Shikon Palin, që dëgjon me kujdes.) Dëgjo, imzot, kur kalori zbret nga kali ai nuk është më ushtar. Është vetëm një fëmijë i frikësuar, i cili, duke ngelur vetëm, nuk di se ç’rrugë të marrë. Derri, është shitur për njëqind mijë dukate dhe mendon se, me ta dërguar kokën time të prerë në Stamboll, do të bëhet zot e sundimtar i Arbërit, pa i paguar haraç Portës. Humbja e Beratit,kalimi i Sfetigradit nën sundimin osman, u ka ngjallur morrat shumë të gjithëve se fundi im është afër. E, imzot, ky është vetëm fillimi i fundit tim. Po, as më thua pse shkëlqimi i dukateve është më i madh se shkëlqimi i Arbrit a shkëlqimii kryqit?
Pali: Jo, kryetrimi im, fundi yt është në qiej, lart, shumë lart, ku nukmund të arrijë dora e njeriut. Edhe pas vdekjes tënde, fryma jote do ta mbajë gjallë dhe fitimtar popullin tonë, ani pse një pjesë e mirë do të derdhet në det. Shkëlqimi i dukateve është më i madh vetëm për të mallkuarit: ata kanë sy,po nuk shohin, kryezoti im.
(Nga jashtë dëgjohet kthimi triumfal i ushtrisë dhe brohoritjet e popullit: Urrra! Fitore! Urra! Fitore.)
Kasneci: Kryetrimi ynë, besëprerin Moisi e kemi lidhur në vargonj dhe e kemi sjellë këtu. Ta fusim brenda apo ta kallim në burg? Një plagë te mollëza efytyrës sikur i ka ndërruar pamjen. Si të them, kryetrimi ynë, ai u dorëzua sinjë pulë e lagur, thuajse hija e trimit të dikurshëm të ishte futur shtatëpashë nën dhé. Ai erdhi, pasi gati një viti, të dorëzohej dhe aq i bën në ishkojmë kokën në shpatë apo në e lëmë të gjallë.
Gjergji: Zgjidheni dhe çojeni në dhomën e pritjes. (Del kasneci.) E di, imzot, e di, pa më thënë hiç, se duhet të tregohem i mëshirshëm dhe ta falë dhe unë do ta fal, por, as më thua pse një pe kaq i hollë ndan krenarinë e turpin? As duhet të jetë ky pe pak më i trashë? E kjo është luftë, e lufta nuk di për mëshirë, e Mosiu është tradhtar, dalë bese e feje. Si të kënaqet ushtria e populli pas kësaj beteje shumë të gjatë dhe të lodhshme, si të prehen zemrat e atyre që humbën më të dashurit, si t’i jepet mësim secilit se tradhtia lahet vetëm me vrasje mizore?
Pali: Kryezoti im dhe i Arbrit, edhe peri që ndan jetën nga vdekja, ditën nga nata, është i hollë shumë, madje më i hollë se peri që ndan krenarinë nga turpi, Birin e Njeriut nga Biri i Hyut. Si tha kasneci, ai kishte qenë si një pulë e qullur në shi, nuk kishte kundërshtuar ta rrethonin dhe ta lidhnin në vargonj. Pra, kryezoti im, ai është penduar, ndaj, siç na mëson Hyu, të falur janë të gjithë ata që janë penduar dhe janë kthyer në udhë të drejtë.
Gjergji: Imzot, kjo është luftë! Po s’i mori jetën tjetrit, tjetri ta merr ty. Këtu nuk ka mëshirë, pendesë, falje. Lufta ka ligjet e saj!
Pali: E di, kryezoti im, e di se lufta ka ligjet e saj. Por, si të them, betejën e ke fituar, kurse ai tash vjen e dorëzohet gati vullnetarisht, sepse do të mund të vdiste në fushë të betejës, duke prerë shumë trima tanë. Dhe, nderi i tij e donte të vdiste në betejë, por ai ishte penduar. Po e deshe mendimin tim, fale! Le ta shohin osmanët se ne kemi mëshirë edhe për armiqtë më të egër.
Gjergji: Mirë, imzot, veç bari, ti je dhe gjykatës i këtij vendi në paqe. Dil e thuaja popullit vendimin tënd dhe pajtimin tim. Por, imzot, dije se po më dhemb, se tepër po më dhemb. Pa marrë mirë fund beteja, siç e pe dhe vetë, më lëshuan forcat dhe kam frikë se edhe një betejë si kjo e unë do të zë shtratine vdekjes. (Del Pali me nxitim, por kthehet përsëri dhe nis të shkruajë fjalimin që do të mbajë para popullit. Gjergji rri ndenjur në një shkëmb të lartë prej druri dhe shikon nga dritarja. Me të parë Palin se do të çohet dhe të dalë në ballkon, i drejtohet: Në Dibër! Në ballë të ushtrive! Atje filloi lavdia jonë dhe atje të vazhdojë deri me vdekjen tonë. I thirr rojat dhe u thuaj ta dërgojnë në banjë, t’i veshë përsëri teshat e luftës, t’i shtrëngohet kali dhe të shoqërohet bashkë me dymbëdhjetë kalorës!)
Pali: Siurdhëroni, kryezoti im dhe zoti të bekoftë! (Del në ballkon dhe i drejtohet popullit.) Grigja ime e dashur dhe ju trima e shërbëtorë të devotshëmtë Hyut dhe të Arbrit, kryezoti dhe sundimtari i Arbrit, atleti i Krishtit, falënderon të gjithë ata që ndihmuan të fitohej kjo betejë e lavdishme, si dhe nderon të gjithë ata që ranë në luftë dhe urdhëron që familjet e tyre të mbahen me shpenzimet e arkës së shtetit të Arbrit. Me t’u mbledhur sërish Këshilli i Lartë i Luftës, të gjithë ata që u dalluan në këtë luftë do të marrin shpërblimet dhe gradat e merituara, të fituara me zjarr e gjak. Duke qenë një atlet i Krishtit dhe duke parë se gjeneral Moisiu u dorëzua pa bërë as kundërshtimin më të vogël, duke shprehur shenja të pafshehura pendese, me Urdhrin e Lartë të Shtetit të Arbrit, e fali dhe e zgjodhi përsëri komandant të forcave të Dibrës. Arbri nuk i harron meritat e tij të mëdha dhe është në dijeni se këtë njollë të zezë ai do ta zbardhë shumë shpjet me flakërimin e mnershëm të shpatës së tij vezulluese.
Qoftë i bekura Shteti i Arbërit! Qoftë i bekuar kryetrimi dhe kryezoti ynë, i madhi Gjergj Kastrioti! Qoftë i bekuar polemi i Arbrit! (Dëgjohet njëzëri populli duke brohotirut)

Ati ynë

Ati ynë që je në qiell, shejtnue kjoftë emni yt.
ardhtë mbretnia jote; u baftë vullnesa jote,
si në qiell ashtu në dhé.
Bukën tonë të përditshme epna ne sot;
e ndiejna ne fajet e mëkatet tona,
si i ndiejmë na fajtorët tanë;
e mos na len me ra në keq, por largona prej gjith së keq;
sepse joteja âsht rregjinija e fuqia e lafti në jetët të jetëvet.

Ashtu kjoftë.

Marini: Imzot, po flitet se Hamzai ka marrë arratinë dhe tash ndodhet në Stamboll. Ka fjalë se do të vihet në krye të një ushtrie të madhe dhe se çmohet si një luftëtar i madh, madje më i madh se kryezoti ynë.
Gjergji: E kam ditur, i dashur Marin, e kam ditur këtë gjë moti. Lindja e Gjonit e bëri të tërbuar, të pabesë, dinak. Edhe mua më nuk më shikonte me dashurinë që shikon i nipi të ungjin, por kam frikë se do ta blejnë dhe atë si Mosiun dhe do ta nisin kundër nesh. E kam dashur si djalë të Reposhit, por si bir të turkeshës e kam parë gjithmonë si një bastardh, që hyn e del në kryq, si të ishte kryqi një furrëqi.
Pali: Kryezoti im, ai është i ri dhe i papërmbajtur. Besoj se, ani se jeni të nji barku, ai nuk do të mund të matet me asgjë me ju. Ai është i egër, siç u tregua edhe në rrethimin e Beratit, prandaj, pritja, me sa kemi vënë re, e egërson më shumë se çdo gjë.
Gjergji: Po, imzot, pos me krahun e djathtë, tash më duhet të luftojë edhe tim nip, të cilin e ka verbuar stoli i kryezotit dhe sundimtarit të Arbrit. Po, kam frikë, imzot, se osmanët i kanë rënë në erë punës se ne arbrit jemi të dobët në luftë kundër vetvetes, se tradhtinë, si në rastin e Moisiut, nuk e shohim si një vepër të ligë dhe nuk e ndëshkojmë siç e ndëshkon bota. Unë e di se pendesa duhet me u shpërblye me falje, por kjo nuk mund të lejohet më. E di, imzot, se Hamzai di përmendsh të gjitha lëvizjet, qoftë në sulm, qoftë në mbrojtje të ushtrisë sonë? Me një fjalë, lufta kundër tij mund të jetë një betejë e përgjakshme, ku s’do të merret vesh kurrë se kush qe fitues e kush humbës.
Pali: E di, imzot, e di. Por, unë mendoj se të luftosh me të si kundër sulltan Muratit II dhe sulltan Mehmetit II nuk kish me qenë nji turp. Nuk kemi arsye ta nënçmojmë dhe ta sulmojmë menjëherë në ballë.
Gjergji: Po, po. Unë do të tërhiqem me kalorinë time të zgjedhur në Tumenisht. Kjo tërheqje imja ka m’i trimërue osmanët, që kanë m’u lirue dhe kanë me fillue plaçkitjet, me gjithë kundërshtimin e Hamzasë se ky është vetëm nji mashtrim imi se kishe u kam frikën, kurse unë, me të parë se filloi çorganizimii ushtrisë së tyre, kam m’i sulmue si vetëtima ditën e natën, derisa kam m’u bâ varrin të gjithëve.
(Nga jashtë dëgjohet kthimi triumfal i ushtrisë dhe brohoritjet e popullit: Urrra! Fitore! Urra! Fitore. Poshtë tradhtarët! Vdekje tradhtisë. Një kasnec hyn në selinë e Gjergjit.)
Kasneci: Kryezoti ynë, kasneci Bardh Palabardhi ju njofton se Hamzai u zu.
Gjergji: Në pranga tradhtari dhe të dërgohet larg, në burgjet e Napolit kjo murtajë. Të hapen gropa të mëdha dhe të varrosen sa më shpjet osmanët e rënë në betejë bashkë me kuajt e ngordhur. Trimat tanë, pasi të qahen nga kori ivirgjinave, të varrosen me nderimet më të larta ushtarake dhe fetare. Të njoftohen po ashtu oborret e Romës, Spanjës, Galisë dhe të Burgundisë për këtë fitore të lavdishme. Dukatet që do të jepen për kokën e Mesidit dhe të të tjerëve, t’u jepen trimave më të dalluar në betejë, kurse ushtarëve të zakonshëm nga dy-tri dukate.

Skena III
Pali: U lodhe, kryezoti im?
Gjergji: Si kurrë më shumë, imzot. Hamzai ishte trim e shkuar trimit. Ishte nji betejë e përgjakshme, e gjatë dhe, herë-herë, më shkonte mendja se nuk do të merrte fund kurrë. Si të them, imzot, kam frikë mos bëj sakrilegj, po më dukej se Tumenishti më ndihte si kurrë më parë. Sikur gjethet e lisave të gjatë dhe të vjetër më thoshin përherë saktësisht kur të mësyja armiqtë e pashpirt. Nganjëherë mendoja mos populli e kishte bërë me qëllim ndërrimin e emrave të Tomorrit dhe të Tumenishtit, që të huajt të mos e dinin cili ishte mali ynë i shenjtë.
Pali: Kryezoti im, Tumenishtin e kemi bekuar jo njiherë dhe fryma e Hyut përhapet tejendanë atij mali të bekuar, burimet e të cilit pasqyrojnë qiellin dhe lisat e gjatë të të cilit sikur prekin retë.
Gjergji: Imzot, ke të drejtë, por, siç të thashë, më erdhi ashtu, si tëthem, t’i falesha, ta rrokja lis më lis, ta puthja brinjë më brinjë, kur më jepte shenja të qarta për sulm. Po, nuk do harruar dhe nuk do lënë pa lavde as puna shumë e vyer e farkëtarëve tanë, që, me mbathjet që u bëjnë kuajve, ata ngjitin edhe shtigje të pashkelura nga dhitë dhe, sa herë ta lypë nevoja, bëhen jo erë, po furtunë, duke u kallur datën edhe armiqve më sypatrembur.
Pali: Po, kryezoti im, lisi, ashtu si kryqi dhe njeriu lidhin tokën me qiellin. Sa më shumë qiell të ketë njeriu, aq më i pakapshëm është nga toka. Tumenishti, kryezoti im, fle në mjegulla dhe lartësitë e tij janë marramendëse për armiqtë dhe dehëse për bijtë e Njeriut.
(Troket dhe, metë dëgjuar fjalën “Hyr”, futet brenda një kasnec, që pasi përshëndet ushtarakisht, bën një hap para dhe duke u përkulur i drejtohet Kryetrimit):

Skena IV
(Një i dërguar i Papës dhe i Ferdinandit duket në oborrin e Krujës. Ai kërkon të takohet me kryezotin Gjergj dhe sekretarin e tij Pal. Kërkesën e tij e merr një zyrtar ioborrit.)
Zyratari i Oborrit: Kryezoti ynë, ka ardhur një i dërguar i Papa Piut II dhe i mbretit Ferdinand të Napolit dhe kërkon të takohet me ju dhe imzot Palin.
Gjergji: Le të hyj! (Hyn i dërguari i mbretit Ferdinand dhe i Papës.)
I dërguari: Kam nderin dhe kënaqësinë e madhe të pranohem nga lartmadhëria e tij, kryetrimi Gjergj Kastriot. Kam po ashtu kënaqësinë t’ju njoftoj se Papa Piu II ju shpall pris të shteti të Arbrit dhe të Epirit. E dimë se tash gëzoni frutat e paqes dhjetëvjeçare, por kryezotin e Napolit e kërcënojnë anzhuinët dhe krerët e mëdhenj rebelë, prandaj si mbreti, si Papa Piu II ju luten përunjësisht që të na ndihni në këto çaste të rrezikut të madh.
Gjergji: Falë respektit që kisha për mbretin Alfonso, e sidomos falë respektit dhe dashurisë së madhe që kam për Atin tonë të Shenjtë, ju njoftoj se kam me ndihë kryezotin e Napolit, duke u vënë vetë në krye të tetë mijë kalorësve të mi të zgjedhur. E tash, vafsh me shëndet dhe të falat e mia më të ngrohta për Atin e Shenjtë dhe për kryezotin e Napolit. (I dërguari largohet me shumëpolitesë, duke e falënderuar me një përulje të thellë deri në tokë.)
Pali: E pe, kryezoti im, vetë prania jote në fushëbetejën e Trojës puliane bëri që armiqtë të merrnin arratinë, kurse edhe mbreti Ferdinand u tregua i miradijshëm, duke na dhuruar qytetin e Tranit dhe dy fortifikata.
Gjergji: Po, imzot, emri fluturon para njeriut, apo jo?

Akti III
Skena I

Pali: Kryezoti im, humbja e Osmanit në Ohër dhe prishja e paqes e kazemëruar shumë sulltan Mehmetin II. Vdekja e Papa Piut II dhe mungesa ederdhjes së guldenëve të florinjët, ka bërë që besëlidhja të jetë vetëm nëfjalë. Druaj se tërbimi i Osmanit do të derdhet vetëm në tokë, pra, vetëm mbine. Siç e kishe vënë re që në fillim, sulltani i ka rënë në erë se Arbrirrëzohet vetëm nga një i arbëresh. Të gjithë po thonë se në krye të një ushtrietë zgjedhur do të vihet renegati dhe bastardhi Ballaban Badera. Ai ishte i birii njërit prej shërbëtorëve të Gjonit, që yt atë e kishte dashur pothuajse si takishte bir në shpirt. Po thuhet se është i pari që ngjiti muret eKonstantinopojës dhe se sulltani e ka shumë për shpirt.
Gjergji: E di, imzot, e di. Ai është një gjarpër: dinak, tinëzar, i ftohtë dheshumë i lidhur në trup. Por, imzot, mos harro se unë do të jem shqiponjë, që dot’i zhvesh jo një lëkurë, por tri lëkura në i pastë. (Endet poshtë e lart nëpër dhomë. Nuk mund ta përmbajë zemërimin.) Jo vetëm shqiponjë, po edhe rrufe do tëjem, që jo vetëm do ta rrjepë, por edhe do ta djegë me flakë. Sulltani, imzot,dëshiron me këta bastardë vetëm të na lodhë, të na ulë krenarinë, të naposhtërojë, për të ardhur vetë në krye të ushtrisë së tij i bindur se do të najapë goditjen vdekjeprurëse.

Skena II
(Gjergji, Pali, Marini, Arianiti rrinë në dhomën e luftës dhe sheshojnëpasojat e betejës. Jashtë dëgjohen brohorimat e popullit: Fitore. Poshtëtradhtarët. Vdekje tradhtisë. Rroftë kryezoti ynë Gjergj Kastrioti! Rroftë Dheui Arbërit dhe i Epirit!)
Arianiti: Ishte një betejë e rëndë, e përgjakshme. Ballabani kishte shumëçka ngagjaku ynë. Gjakftohtësia e tij ishte vrasëse, por dhe burracakëria. Ai nuk dolinë ballë të ushtrisë, por zuri rob disa nga komandantët më të shquar. Zuri robedhe Moisi Golemin.
Gjergji: Do t’i ofrojmë sulltanit sa dukate të dojë vetëm t’i nxjerrim ngakthetrat e tyre. Po deshi, mund t’i këmbejmë edhe me një numër shumëfish më të madh robësh të luftës.

Kori i Vigjinave

S’ish rënkim, po ishte gjâmë
Vdekja jote,trimi ynë!
Dheu i Arbrit ty s’të qan,
Të qan era me suferinë!

GJERGJI: Si më shembin përtokë dhe më plasin zemrën këto vargjet e virgjëreshave. Si nuk e diBallabani se gjithë këto beteja bëhen jo për t’u takuar nami dhe lavdia atyre,por që të lodhin ushtarët dhe sundimtarët e Arbrit, që ai, sulltani, pastajvetë të mësyjë në krye të ushtrisë më të madhe për të korrur fitoren dhe përt’i takuar atij nami dhe lavdia? Por, ai është tuhaf se forcat rezervë, që çdo ditë bëjnë prova dhe janë bërë të zonjat të përdorin të gjitha llojet e armëve,po i ruajmë si sytë e ballit për fitoren përfundimtare mbi të. Ata janë ajka e djemurisë, që nuk e bën fjalë vdekjen. Kjo do të ndodhë shumë shpejt, do të bindeni të gjithë, sepse atij tash, pasi Ballabani zuri robër disa nga komandantët tanë më të mirë, kujton se puna jonë mori fund dhe se lufta do të zhvillohet vetëm rreth Krujës, prandaj, më ka rënë në vesh, përgatitjet po i bën me repartet e shembjes dhe marrjes së kështjellave.

Related

Letërsi 5121141425840173624

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item