A e zgjat jetën birra?

Sipas disa shkencëtarëve pirja e birrës ose e pijeve të tjera alkoolike në sasi të vogla, ofron përfitime interesante për shëndetin. Ndërkoh...

Sipas disa shkencëtarëve pirja e birrës ose e pijeve të tjera alkoolike në sasi të vogla, ofron përfitime interesante për shëndetin. Ndërkohë, pirja në mënyrë të vazhdueshme e kafesë mund të ulë jetëgjatësinë
Legjenda 

Nëse do të ekzistonte një ushqim që mund të na ofronte jetëgjatësinë dhe shëndetin, kush nga ne nuk do ta përdorte çdo ditë? Për fat të keq eliksirin e jetës së gjatë nuk e ka zbuluar ende askush, por studime të fundit kanë identifikuar disa pije të përdorimit të përditshëm që mund të influencojnë pozitivisht ose negativisht, në zgjatjen e ditëve tona. Një nga këta është hulumtimi i koordinuar nga profesor Martin Kupiec, i cili donte të nxirrte në pah rolin e kafesë dhe të birrës në shkurtimin apo zgjatjen e mundshme të telomerëve. Këto të fundit janë pikat fundore të ADN-së kromozomike: shkurtimi i tyre identifikon një proces të plakjes dhe në disa raste, mund të çojë në sëmundje të rënda, të tilla si kanceri. Grupi i kërkimit arriti të zbulonte edhe disa faktorë mjedisorë që modifikojnë jetëgjatësinë e telomerëve, duke shpjeguar se çfarë e bën të veçantë këtë mekanizëm. Telomerët në thelb janë përpunim i ADN-së dhe i proteinave, të cilat shënojnë skajet e filamenteve të ADN-së në kromozome. Roli i tyre është të sigurojnë që këto filamente të riparohen ose të kopjohen, nëse është e nevojshme. Në momentin në të cilin është e nevojshme që disa qeliza duhet të dyfishohen, kromozomet kopjohen në qelizat e telomerëve gjithmonë e më të shkurtra. Nëse bëhen shumë të shkurtra, qeliza vdes. Të vetmet qelizat që nuk i nënshtrohen këtij fati janë qelizat fetale ose qelizat kanceroze. Në to ka një lloj mekanizmi që bën të mundur riprodhimin e tyre. Studimet e mëparshme kanë qenë në gjendje të zbulojnë se si jetët tona janë të lidhura me një fije të “pathyeshme” me telomerët: sa më të gjata të jenë ato aq më shumë jetojmë. Kupiec iu referua studimit të kryer në vitin 2004 të çmimitNobel nga biologia molekulare, profesoresha Elizabet Blakbërn (Elizabeth Blackburn), në të cilin është sugjeruar se si stresi emocional mund të shkurtonte telomerët, ndoshta për shkak të radikalëve të lirë. Prandaj zgjodhi për të kultivuar qelizat maja që favorizojnë gjenerimin e radikaleve të lira, për të testuar efektin mbi telomerët. Megjithatë, pavarësisht nga sasia e radikaleve të lira gjatësia nuk është ndryshuar. Ndaj ata e përsëritën eksperimentin duke shtuar edhe dymbëdhjetë faktorë të stresit mjedisor. Por asgjë: nga ndryshimet e temperaturës, substancave kimike apo ilaçeve, nuk pati asnjë ndikim negativ në gjatësinë e telomerëve. E megjithatë, mjaftoi një përqendrim shumë i ulët i kafeinës, tipik për një filxhan ekspres, për të shkurtuar telomerët. Ndërsa, në mënyrë paradoksale, ekspozimi për një zgjidhje të etanolit 5-7%, i ngjashëm me atë të një birre normale, ka lejuar zgjatjen e telomerëve. Është e qartë se rezultatet mbi efektin e vërtetë të jetëgjatësisë së njeriut, sugjeruar nga studimi i publikuar në revistën “PLoS Genetics”, duhet të konfirmohen. Ajo që është e sigurt tani për tani është fakti se në kulturat laboratorike është evidentuar se një birrë ka efekt të ndryshëm nga një filxhan kafeje. Pra pirja e birrës mund të na sjellë jetëgjatësi më të madhe. Kështu, nëse doni të jetoni më gjatë eliminoni kafet e shumta dhe pini më shpesh birrë. Mbase shkenca do të zhvillohet më tej për të na dhënë opsione të tjera pozitive mbi jetëgjatësinë tonë, por deri atëherë mund të praktikojmë opsionin në fjalë.

Related

Shëndet & estetikë 3115696949719813490

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item