Zhdukjet dhe rëniet misterioze të aeroplanëve: Nga Trekëndëshi i Bermudës e deri në Ande (Video)

Zhdukjet misterioze dhe rëniet e aeroplanëve kanë zënë vend në histori, dhe për disa prej tyre nuk është ende e qartë se si kanë ndodhur. Te...


Zhdukjet misterioze dhe rëniet e aeroplanëve kanë zënë vend në histori, dhe për disa prej tyre nuk është ende e qartë se si kanë ndodhur. Telegrafi ju sjellë disa nga historitë e tilla më të veçanta. Rrethanat në të cilat u zhduk aeroplani i Malaysia Airlines, janë ende të paqarta, ndërsa çdo çast vijnë të dhëna të reja shqetësuese: që nga pasaportat e vjedhura e deri te celulari i një personi i cili cingëron sa herë që e kanë telefonuar.


Rastet e tilla janë të shumta në histori. Kështu, në pasditen e 5 dhjetorit 1945, Fluturimi 19 nga Fort Lauderdale u zhduk në hapësirën ajrore të Bermudës, të njohur si Trekëndëshi i Bermudës. Një orë e gjysmë pas fluturimit, pilotët tregojnë se kanë vështirësi, se janë çorientuar dhe nuk janë në gjendje të dinë se ku janë.
Piloti kryesor raportoi se ka probleme me busulle. Koha ishte e keqe dhe nga ekuipazhi disa herë përsëritën se nuk shohin gjë. Në aksident humbën jetën 14 persona. Pos kësaj, aeroplani të cilin e dërguan për ndihmë, po ashtu u zhduk në mënyrë misterioze.  

Aksidenti i ekipit uruguaian të ragbit në Ande është shfaqur në filmin “Alive”. Aeroplani i tyre u rrëzua për shkak të kushteve të këqija të motit në Ande, dhe nga 45 pasagjerët u vranë 12. Edhe gjashtë të tjerë vdiqën në ditët në vijim dhe tetë të tjerë në ortekun e shkaktuar nga një pjesë e aeroplanit të cilit të mbijetuarit e përdorën si strehë. Të 16 pasagjerët e mbijetuar u bënë kanibalë, meqë i kanë ngrënë trupat e miqve të vrarë. Ata u gjetën 72 ditë dhe atë pasi dy vetë nga grupi nisën rrugëtimin dhjetëditor derisa hasin një tregtar që ka alarmuar të gjitha institucionet. Fluturimi 990 i Egypt Air nga New Yorku në Kajro në vitin 1999, ishte një nga fatkeqësitë më të rënda ku u vranë 217 udhëtar. Gamil el-Batouty, kopilot, gjatë fluturimit u akuzua për sjellje të pahijshme seksuale, pikërisht në aeroplan, meqë këtë sjellje e kishte parë një drejtor i kompanisë që ishte pasagjer në ato momente. Drejtori i tha atij se ky do të jetë fluturimi i tij i fundit, ndërsa kopiloti iu përgjigj: “Edhe për ty do të jetë fluturimi i fundit”! Kur gjatë fluturimit piloti shkoi në WC, kopiloti e ndali autopilotin e tha: “Unë besoj në Zot” dhe nisi të shkatërrojë aeroplanin. Videoja e zbuluar tregoi se ai këtë fjalë e përsëriti disa herë. Ndërsa, kur u kthye piloti, ishte vonë për ta rregulluar diçka. Zhdukja e Amelia Earhartit në vitin 1937, edhe sot është mister i pazgjidhur. Ajo ishte duke fluturuar mbi oqean, që ishte përpjekja e parë e një gruaje për ta bërë këtë. Ndërsa, u zhduk në ishullin Howland. Ka disa teori se çfarë i ka ndodhur asaj. Më shpesh përmendet ajo se mbeti pa karburant dhe u rrëzua në det. Disa teoricienë të konspiracionit thonë se ishte spiune e presidentit amerikan Franklin Roosevelt, për çka është kapur nga japonezët. Më poshtë mund ta shihni edhe dokumentarin e plotë për tragjedinë e Fluturimit 990 të Egypt Air. /Telegrafi/

Related

Harta e pabesueshme! Si ka ndryshuar planeti ynë në 14.000 vjet!

Një program në internet ka zbuluar një hartë të veçantë që tregon botën si ajo do të dukej 14.000 vjet më parë. Disenjatorët duke bashkëpunuar me gjeologë realizuan një pamje reale të hartës së tokës ...

Enver Hoxha/ A ishte homoseksual?!

Intervistoi: Violeta Murati Intervista ekskluzive me Kadarenë ku shpjegon grindjen me Arshi Pipën pse tha: “Enveri homoseksual në “Kronikë në gur” Çfarë është thënë si paranojë e diktatorit ...

Ankaraja në Detin e Zi – Turqia dhe beteja e vjetër për supremacinë rajonale

Nga  “Foreign affairs” Humbja e Krimesë nga ana e Perandorisë osmane më 1783 ishte një pikë kyçe në historinë e civilizimit. Për osmanët, ishte humbja e parë e një territori mysliman nd...

Follow Us

Hot in weekRecentComments

Hot in week

Recent

Historia e vërtetë e zbulimit të Mesharit

Në këtë shkrim përvijohet historia e zbulimit të veprës së Buzukut së bashku me përpjekjet e kryera nga arbëreshët e Sicilisë për të nxjerrë në dritë një botim kritik të tekstit të Mesharit. Isht...

FOTOT/ Dhe mbretëresha është Alessandra Ambrosio

Ajo është një nga engjëjt e “Victoria’s Secret”.Por në mbrëmjen e të enjtes në Kanë, në galanë kundër AIDS, Alessandra Ambrosio nuk kishte asgjë engjëllore.Ajo ishte një nga femrat më të bukura, ndërs...

Bëhuni gati për një verë tepër të nxehtë!

Parashikimet tregojnë se prilli ishte muaji më i nxehtë i regjistruar, por “El Nino” do të ketë më pak uraganeMuaji prill ishte muaji i parë më i nxehtë, i regjistruar ndonjëherë, kanë treguar parashi...

Tragjedi në Kurbin, nëna vret të bijën me automatik, më pas veten

Një ngjarje tragjikë është shënuar në qytetin e Kurbinit, pasi nëna ka vrarë vajzën e saj dhe më pas veten. Ngjarja e rëndë është shënuar vetëm pak momente më parë në komunën Fushë–Kuqe, ku Mimoz...

TURQI – Dy të vdekur pas konfrontimeve në Stamboll mes policisë dhe protestuesve

 I dyti protestues vdiq sot pas plagëve të marra në konfrontimet e dhunshme të ditës së djeshme mes policisë dhe manifestuesve në një lagje të njohur të Stambollit, njoftoi për median guvernatori...

Comments

Ulio:

This comment has been hidden from the blog.

rudi:

This comment has been hidden from the blog.

Philip:

This comment has been hidden from the blog.

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item