SHBA dërgon destrojerin në Detin e Zi/ A është 2014-a njësoj si 1914-a?

Kur ishte menduar se situata në Krime do të qetësohej, lajmet që vijnë nga ky rajon janë shqetësuese. BBC raporton se një tjetër bazë ushtar...


Kur ishte menduar se situata në Krime do të qetësohej, lajmet që vijnë nga ky rajon janë shqetësuese.
BBC raporton se një tjetër bazë ushtarake e Ukrainës është pushtuar nga forcat ruse.
Edhe pse trupat ushtarake nuk kanë simbole të Rusisë, kuptohet që i përkasin këtij shteti.
Baza është pushtuar pa asnjë krismë arme, edhe pse ka pasur raportime se trupat ruse e kanë shkatërruar derën kryesore me një kamion.
Ndërkohë, një shekull pas fillimit të Luftës së Parë Botërore, mediat në Gjermani kanë nisur që të pyesin a është i ngjashëm ky vit me vitin 1914.
Sipas ARD, 31 përqind e gjermanëve besojnë se do ketë një konflikt të armatosur mes Ukrainës dhe Rusisë.
Botuesi i gazetës së njohur Frankfurter Allgemeine Zeitung pyet nëse Europa mund të rrëshqasë sërish në luftë si një shekull më parë.
Spekulimet online janë të shumta, të nxitura edhe nga parashikime astrologësh e fallxhoresh, që flasin për një luftë të re botërore.
Në një tjetër zhvillim, një anije luftarake amerikane ka mbërritur në Detin e Zi, në jug të Krimesë.
Destrojeri USS Truxton nisi udhëtimin përmes Stambollit të Turqisë drejt zonës ku Rusia ka flotën e saj me 24 anijë luftarake, dy nëndetëse dhe 16 mijë marinarë e marinsa.
Lajmi vjen një ditë pasi Pentagoni bëri të ditur se do të stacionojë më shumë avionë luftarakë në Baltik.

Related

Botë 7619563491684785844

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item