“Ringjallet” pas 30,000 vjetësh virusi gjigant (VIDEO)

Një virus është rikthyer në jetë pasi ka qendruar për më shumë se 30,000 vjet i ngrirë në shtresat e akullit në Siberi. Pas zbulimit të tij,...


Një virus është rikthyer në jetë pasi ka qendruar për më shumë se 30,000 vjet i ngrirë në shtresat e akullit në Siberi.
Pas zbulimit të tij, virusi është ringjallur dhe është bërë infektues përsëri.
Sipas studiuesve, ai nuk përbën rrezik për njerëzit apo kafshët, por sulmon amebat, të cilat janë gjallesa njëqelizore.
Virusi, i quajtur Pithovirus sibericum, u zbulua 30 metër nën akujt siberian. Ai i përket një klase të virusëve gjigantë, me madhësi 1.5 mikrometër, të cilët mund të shihen me mikroskop.
Pithovirus sibericum është virusi më i madh i gjetur ndonjëherë.
Mendohet se nën akujt e Siberisë ka shumë viruse të tjera të ngrira. Por, nuk është ende e qartë nëse të gjithë viruset e ngrira nën shtresat e akujve për kaq shumë vite, janë përsëri infektues.

Related

Video 6364145882496426288

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item