Putin: Ndryshimi i qeverisë në Ukrainë – jokushtetues

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka vlerësuar se ndryshimi i qeverisë në Ukrainë është “përmbysje jokushtetuese dhe një marrje e armatos...


Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka vlerësuar se ndryshimi i qeverisë në Ukrainë është “përmbysje jokushtetuese dhe një marrje e armatosur e pushtetit”. Putin tha se Viktor Yanukovich është ende president legjitim i Ukrainës, por se ai nuk ka të ardhme politike. Sipas tij, përdorimi i forcës i Rusisë në Ukrainë është zgjedhje e mjetit të fundit, por e rezervon të drejtën për shfrytëzim të të gjitha mjeteve për t’i mbrojtur rusët në Ukrainë. Mëtutje, në konferencën e sotme për shtyp afër Moskës, Putin theksoi se nuk ka interesim për ta aneksuar Krimenë dhe nuk ka synim për të nxitur ndjenja separatiste. Presidenti rus ka thënë se u takon banorëve të Krimesë ta përcaktojnë të ardhmen e tyre. Zoti Putin ka nënvizuar se raportet normale me Ukrainën nuk mund të vazhdojnë, deri pas zgjedhjeve të reja, por Rusia nuk do ta njohë asnjë rezultat të votimeve të mbajtura nën kushtet aktuale të “terrorit”.

Related

Botë 1539644413860675882

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item