New York Times: Krimea s’është si Kosova

Përplasja në Krime nuk mund të quhet një paralele e saktë e ngjarjeve në Kosovë, posaçërisht pasi që ushtarët rusë e kanë okupuar gadishulli...


Përplasja në Krime nuk mund të quhet një paralele e saktë e ngjarjeve në Kosovë, posaçërisht pasi që ushtarët rusë e kanë okupuar gadishullin, duke organizuar një referendum më 16 mars për të prishur lidhjet me Ukrainën dhe për t’iu bashkuar Rusisë. Ndonëse SHBA-ja ndërhyri ushtarakisht në Kosovë, ajo nuk e bëri këtë gjë për ta marrë këtë territor për vete. Por, rasti aktual dëshmon sërish se pranimi i shkëputjes së rajoneve shpesh varet nga rrethanat, shkruan prestigjiozja New York Times. Ata donin të shkëputeshin nga shteti armik. Qeveria qendrore kundërshtoi, duke e quajtur këtë gjë shkelje të ligjit ndërkombëtar. Por, me ndihmën e një ushtrie të fuqishme të jashtme, ata ia dolën të shkëpusin lidhjet. Shkëputja e kosovarëve nga Serbia më 1999 krijoi një hendek të thellë midis SHBA-së dhe Rusisë, duke përkeqësuar raportet me vite të tëra. Washingtoni mbështeste përpjekjet e Kosovës për pavarësi, të cilat kulmuan më 2008, ndërsa Moska këtë gjë e shihte si shkelje e sovranitetit të Serbisë. Tani, 15 vjet më vonë, rivalët e dikurshëm të Luftës së Ftohtë e gjejnë veten sërish në pozitë të ngjashme, por këtë herë kanë ndërruar anë: Rusia e mbështet fuqimisht të drejtën e Krimesë për t’u shkëputur nga Ukraina, ndërsa SHBA-ja e quan jolegjitime këtë gjë. Përplasja në Ukrainë e ka ringjallur debatin njëqindvjeçar rreth së drejtës për vetëvendosje përballë integritetit territorial të shteteve. Përplasja në Krime vështirë se mund të quhet një paralele e saktë e ngjarjeve në Kosovë, për faktin se ushtarët rusë kanë okupuar gadishullin, duke organizuar një referendum më 16 mars, për të prishur lidhjet me Ukrainën dhe për t’iu bashkuar Rusisë. Ndonëse SHBA-ja ndërhyri ushtarakisht në Kosovë, ajo nuk e bëri këtë gjë për ta marrë këtë territor për vete. Por, rasti aktual dëshmon sërish se pranimi i shkëputjes së rajoneve shpesh varet nga rethanat. Të marrim këtu parasysh qëndrimet e ndryshme amerikane sa u përket kërkesave për pavarësi:
Çeçenia? Jo.
Timori Lindor? Po.
Abhkazia? Jo.
Sudani Jugor? Po.
Palestina? Është e komplikuar.
(KD/INA)

Related

Botë 4967644095257394967

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item