NATO, avionë zbulimi në kufi me Ukrainën

NATO do të vendosë avionë zbulues në Poloni dhe Rumani, me qëllim që të monitorojë krizën aktuale në Ukrainë.  Megjithatë, një zëdhënës i NA...

NATO do të vendosë avionë zbulues në Poloni dhe Rumani, me qëllim që të monitorojë krizën aktuale në Ukrainë. 

Megjithatë, një zëdhënës i NATO-s përcaktoi se avionët do të përdoren vetëm mbi territorin e aleancës.

Një lëvizje e tillë vjen ndërsa Rusia po çimenton kontrollin e saj në krahinën ukrainase të Krimesë, e cila të dielën do të zhvillojë një referendum të panjohur nga Perëndimi dhe Kievi, për bashkimin me Rusinë.

Në lëvizjen e fundit, ditën e Hënë, persona të armatosur që besohet të jenë trupa ruse ose paraushtarakë vendas morën kontrollin e një spitali në Krime.

Agresorët marshuan në spitalin e ndodhur në kryeqendrën rajonale të Simferopolit, duke kërcënuar stafin dhe mbi 30 pacientë.

Trupat pro-ruse, gjithashtu po bllokojnë forcat ukrainase në të gjithë Krimenë, e cila gëzon statusin e një rajoni autonom. / Top Channel

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item