Moskë: Protesta për dhe kundër ndërhyrjes në Ukrainë
Policia e Moskës sot i ka arrestuar disa njerëz që protestonin kundër ndërhyrjes ushtarake në Ukrainë. Agjencia e lajmeve Interfax e ka citu...
https://flurudha-portal.blogspot.com/2014/03/moske-protesta-per-dhe-kunder.html
Policia e Moskës sot i ka arrestuar disa njerëz që protestonin kundër ndërhyrjes ushtarake në Ukrainë. Agjencia e lajmeve Interfax e ka cituar policinë që ka thënë se 40 vetë ishin arrestuar për “përpjekje për shkelje të rendit publik” në protestën afër Ministrisë së mbrojtjes së Rusisë, në pjesën qendrore të Moskës. Grupi për të drejtat e njeriut, Ovdinfo, që i gjurmon arrestimet në demonstrata, tha se numri i protestuesve të arrestuar ishte 100. Protestuesit kundër luftës janë mbledhur edhe në sheshin Manezhnaja afër Kremlinit dhe Sheshit të Kuq, ndërsa policia i kishte rrethuar dhe bllokuar me autobusë të parkuar. Protestuesit mbanin mbishkrime “Jo luftës”, ndërsa disa e mbanin edhe flamurin e Ukrainës. Nga ana tjetër, në pjesën qendrore të Moskës është organizuar një marshim në mbështetje të politikës së qeverisë ruse në Ukrainë, me ç’rast nuk është shënuar asnjë incident. Departamenti i policisë së qytetit të Moskës tha se në tubimin në favor të Kremlinit morën pjesë afro 27 mijë vetë./rel