Mehmeti: Para se të votoni, rikujtoni tragjeditë pas konfliktit të 2001

“Me mijëra miq të kësaj faqeje me pyesin për kënd të votojnë? Mos pritni përgjigje, ngaqë votimi është çështje i bindjes dhe vetëdijes vetja...

“Me mijëra miq të kësaj faqeje me pyesin për kënd të votojnë? Mos pritni përgjigje, ngaqë votimi është çështje i bindjes dhe vetëdijes vetjake politike, e jo i rekomandimeve që u bëhen. Por, para se të votoni, nuk është keq të rikujtoni kalendarin e tragjedive dhe përbuzjeve që na u bënë pas konfliktit të 2001, duke filluar nga rasti i ‘Sopotit’, rrahja e studentëve të USHT-së nga trupërojet partiake, ‘Brodeci’, likuidimi i Harun Aliut me shokët, Enciklopedia maqedonase, ‘Monstra’, projekti “Shkupi 2014”... Dhe nëse kjo ndërmendje nuk u bënë të ndjeheni keq e i përbuzur, atëherë votoni për dy partitë tona më të mëdha, ngaqë ju jeni partiak i pamposhtur dhe mundë të jetoni në paqe me bindjen se deri te e mira kolektive, arrihet duke iu bërë shok të paaftit dhe të papërgjegjshmit. Por, nëse ndjeheni i poshtëruar, atëherë zgjidhni ndonjë alternativë tjetër, ndër të cilat vlen të mendoni edhe për vënien kryq mbi fletëvotimin për deputet!”, ka thene analisit dhe publicisti Kim MEHMETI

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item