Filluan lojërat e luftës: Amerika dërgon anijet në Detin e Zi

Destrojeri) amerikan i pajisur me raketa, USS Truxtun, u drejtua në Detin e Zi, në atë që quhet “ushtrim rutinor i planifikuar para shpërthi...


Destrojeri) amerikan i pajisur me raketa, USS Truxtun, u drejtua në Detin e Zi, në atë që quhet “ushtrim rutinor i planifikuar para shpërthimit të krizës në Ukrainë”!

Njoftimi vjen një ditë pasi Pentagoni ka thënë se do të vendos më shumë aeroplanë amerikanë në bazën e NATO-s në Baltik, duke cekur se kështu dëshiron të ofrojë siguri për aleatët për pushtimin rus të gadishullit ukrainas të Krimesë.
Në Sevastopol të Krimesë gjendet baza Flotës ruse e Detit të Zi.
Marina amerikane ka thënë se Truxtun ka lënë Greqinë të enjten dhe se është nisur në Detin e Zi, ku do të kryejë ushtrime me forcat detare rumune e bullgare.
Anije që ka një ekip me rreth 300 detarë është pjesë e transportuesve të aeroplanëve George H.W. Bush.


Shkatërruesi do t’i bashkohet anijes USS Taylor dhe këto do të jenë dy anijet kryesore në Detin e Zi në këtë kohë të ngritjes të tensioneve në Ukrainë.
Presidenti amerikan, Barack Obama, ka thënë se referendumi i Krimesë është i paligjshëm. Ai po ashtu ka ftuar vëzhguesit e huaj të shkojnë në Ukrainë, ndërsa ka kërcënuar se sanksionet dhe regjimi i vizave do t’i kushtojë keq Rusisë.
Në anën tjetër, shtetet anëtare të NATO-s janë mbledhur në një samit të jashtëzakonshëm në Bruksel, për të arritur një marrëveshje të përbashkët si kundërpërgjigje ndaj rreshtimit të trupave ruse në Krime.

Në vazhdim mund ta ndiqni transmetimin direkt nga Shtëpia e Bardhë përkitazi me krizën në Ukrainë. /Telegrafi/

Related

Botë 2394603762079948052

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item