Bota izolon Rusinë, bursa dhe rubla “dënojnë” Putinin

Shtatë vendet më të industrializuara të botës njoftuan përmes Uashingtonit se do të përjashtojnë Rusinë nga grupi G8 si reagim ndaj fillimit...


Shtatë vendet më të industrializuara të botës njoftuan përmes Uashingtonit se do të përjashtojnë Rusinë nga grupi G8 si reagim ndaj fillimit të pushtimit të Ukrainës nga Rusia. Shtetet e Bashkuara të Amerikës pranian ndërkohë se Moska tashmë ka “kontroll të plotë operacional të gadishullit të Krimesë”. Sekretari i Shtetit John Kerry do të shkojë në Kiev në përpjekje për të ndaluar përparimin e mëtejshëm të Rusisë në Ukrainë.
Ndërkohë, në Moskë, investitorët duket se e ndëshkuan Putinin duke shitur asetet që kanë në Rusi ndërsa monedha ruse Rubla pësoi nënçmim të shpejtë përballë dollarit, duke sugjeruar se ndryshe nga epoka Sovjetike, Rusia sot nuk është imune ndaj zemërimit të botës.
Indekset e vlerës së bursave të Moskës MICEX dhe RTS humbën përkatësisht 9.1 dhe 10.3 për qind të vlerës së kapitalit. Rubla ra me 2 për qind në 36.4 rubla për dollar amerikan.
Banka Qëndrore e Rusisë u detyrua të ndërhyjë duke rritur interesin e vet bazë nga 5.5 në 7 për qind me efekt të menjëhershëm.
SHBA-të nga ana tjetër bënë të ditur se partnerët ndërkombëtarë janë në gjendje dhe të gatshëm t’i japin Ukrainës aq ndihma sa ky vend ka nevojë. Në Moskë dhe në Shën Petersburg pati protesta kundër pushtimit të Ukrainës nga vendi i tyre. Në një rast, protestuesit pro dhe kundër pushtimit u përleshën me njëri-tjetrin ndërsa në Moskë policia arrestoi shumë protestues kundër Putinit.

Related

Botë 7586966918360505215

Follow Us

Hot in week

Recent

Comments

Blog Archive

Side Ads

Text Widget

Connect Us

item